TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-07-08 13:59:00

Bashkëpunëtori i Beqajt në grabitjen e fondeve të BE, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunëtori i Beqajt në grabitjen e fondeve të BE,
Gazmend Haxhia

Ditën e sotme është arrestuar në Rinas Gazmend Haxhia, i cili i ishte në kërkim për abuzimin me fondet e BE. 

Haxhia është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni. Ndaj tij është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.

Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqajt për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash. 

Emri i biznesmenit Haxhia përmendet në dosjen e vjedhjes së fondeve të BE, pasi mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC.

Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

vijon...

gazmend haxhia

Lini një Përgjigje