TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-03-15 07:48:00

"I am a major officer, but I run an agricultural farm", writer Sokrat Shyti tells the conversation with a colonel in Burrel

Shkruar nga Pamfleti

"I am a major officer, but I run an agricultural farm", writer Sokrat

The writer Sokrat Shyti is the “great unknown” who for several years has shown the tip of the iceberg of his literary creativity. I say this based on the small number of his books published in recent years and mainly the voluminous novel “Ghost Night” (Tirana 2014). The novels: “BEYOND MYSTERY”, “BETWEEN TEMPTATION AND THE Whirlwind”, “THE CORROSION OF NIGHTMARE”, “THE SHADOW OF SHAME AND DEATH”, “THE CHIEF COLONEL”, “THE BROKEN HOPES”, “THE CONFUSIONS OF FATE” I, II, “SURVIVAL IN THE COW’S CABIN”, as well as other works, all novels, with 350-550 pages, are in manuscript form waiting to be published. The dreams and initial momentum of the young novelist, who returned from studying abroad full of energy and love for art and literature, were cut short early on by the cruel blade of the communist dictatorship.

Who is Socrates Shyti?

Returning from his studies at Moscow State University, immediately after the break in Albanian-Soviet relations in 1960, Sokrat Shyti works at Radio-difuzion (which was then located on Kavaja Street), in an editorial office with his journalist friends – Vangjel Lezho and Fadil Kokomani – both of whom were later arrested and later shot by the communist regime. In addition to radio, the 21-year-old Sokrat, if we imagine him, had passionate literary interests at the time. He wrote his first novel “Madam Doctor” and was on the verge of publishing it, but… alas! Immediately after the arrest of his friends, as if to top it off, his painter brother fled abroad.

Socrates was arrested in September 1963, and in November of that year, he and his family were interned (with his mother and younger sister) in a place between Ardenica and Kolonja e Lushnja. For 27 years, the family lived in a cowshed with reeds, without windows, while Socrates was subjected to forced labor. Throughout the 27 years, he was legally forced to appear three times a day, to the local governor. He had no right to move from the place of internment, he was deprived of any kind of document, etc. In these conditions, in the middle of a cowshed, he gave birth to and raised his children. It was precisely on this event, or rather a very long history of persecution, that he based his book “Survival in the Cowshed”!

 Agron Tufa

                                                           Continued from the previous issue

EXCERPT FROM THE BOOK, “SURVIVAL IN THE COW HUT”

– “The angel told me that you were a student in Moscow!” – the lieutenant suddenly spoke, casting a curious glance. – You, a man like you, have seen the world with your own eyes!…What branch did you study for?”

– “Chemistry-physics, a new subject, given to chemical engineering students in the fourth and fifth years,” I explained.

– “Atëherë ne Radio duhet të kesh punuar si gazetar për emisionet shkencore, si Enciklopedia e Radios”, – shtoi ai për të treguar që e ndiqte me shumë vëmendje gjithë programin e Radio Tiranës, por sidomos i pëlqenin emisionet letrare dhe shkencorë.

– “Kam bashkëpunuar me emisionet letrarë. Por kryesisht përgatitja emisionin e rinisë. Ndërkaq shkruaja tregime e përralla për pionierë”, – e sqarova unë.

– “Punë e larmishme dhe interesante”! – tha nëntogeri.

– “Letërsia vazhdimisht më ka tërhequr dhe më pëlqen”!

– theksoi ai.

– “Shkollën e Bashkuar Ushtarake e zgjodhët vetë, kur mbaruat të mesmen, apo në rrethin tuaj vetëm për këtë degë pati të drejta studimi”? – e pyeta unë.

– “Sipas planifikimit të ri, në çdo familje vetëm një fëmijë i jepej e drejta e studimit për në institute apo në universitet. Kjo e drejte studimi i takoi vëllait tim të madh. Kur unë ende isha nxënës i klasës së katërt fillore, në fshatin tonë erdhi një bursë për ne shkollën ushtarake ‘Skënderbej’, dhe kryetari i këshillit popullor i tha babait të më çonte mua që në klasën e pestë. Babait iu bë qejfi, dhe e quajti privilegj këtë mundësi të më shihte veshur me uniformën e bukur ushtarake fringo të re, me ato shiritat e gjerë të pantallonave, si gjeneral i vogël! Kështu që drejtimi im i jetës, u përcaktua që atëhere”, theksoi ai me njëfarë mëdyshje, për të vënë në dukje se s’kisha zgjedhje tjetër.

– “Po sikur të kishit vazhduar normalisht të gjitha hallkat e arsimit, dhe t’iu jepej mundësia e shkollës së lartë, për cilën degë do shfaqnit dëshirën”? – e pyeta unë.

– “Ose do vazhdoja me korrespondencë gjuhë – letërsi, ose histori – gjeografi, u përgjigj ai. – Më pëlqen profesioni i mësuesit”!

– Në Shkollën e Bashkuar ushtarake ka degë të veçantë për oficerët drejtues të NBU-ve? Apo ndarja e degëve bëhet sipas nevojave të ministrisë së Mbrojtjes”? – e pyeta unë për ta mbajtur temën e bashkëbisedimit në fushën e tij, që ai të mos bëhej kureshtar për mua, si ika nga Radio, pse më transferuan në Lushnje, dhe pse ngrihem ushtar në repartin e punës, pyetje që do më vinin në vështirësi shpjegimi.

– “NBU-të janë krijuar kohët e fundit si ekonomi ndihmëse për repartet ushtarake. Këtu prodhohen ushqimet bazë të ushtrisë: fasule, patate, qepë, të gjitha zarzavatet. Meqë shteti ka në pronësi shumë toka, që s’ndodhen pranë qendrave të banimit, dhe faktikisht mbeten djerrina të papunuara, u pa e arsyeshme të mos lihet e pashfrytëzuar kjo pasuri e mrekullueshme!

Zgjidhja u gjet nëpërmjet fermave ushtarake, shkurt NBU – ve. Një zgjidhje e mrekullueshme dhe e përsosur, duke patur parasysh se shumë rekrutë të rinj, janë bujq e barinj, njohës të proceseve bujqësore e blegtorale, dhe këta e kryejnë me qejf këtë lloj shërbimi. Do t’i shihni vetë. Ka prej tyre që kryejnë dy norma…”!

– “Çdo proces pune kryhet me krahë, nuk përdoren mekanizmat bujqësore”? – u interesova unë.

– “Nuk mund të përdoren për shkak të terreneve të papërshtatshme malore, me pjerrësi të pa lejuar për mjetet e motorizuara. Prandaj punimi qilizmë i tokës bëhet me bel, vetëm me krah. Po kështu dhe prashitja”.

– “Po ujitja, si realizohet”? – pyeta më tej.

– “Në këto vende, si Biza e Martaneshit, Stebleva, dy sektorët kryesore të NBU-së tonë, nuk ka nevojë fare për vaditje, pasi toka rri e mbuluar me borë disa muaj të vitit dhe mban vlage për periudhën e verës. E merr dot me mend që në këto lartësi temperaturat e natës në verë janë kaq të ulëta, sa ushtarët veshin dy kapota mbi njëra tjetrën, përndryshe nuk i zë gjumi”?!…tha ai.

– “Nëse me lejohet, dhe nuk përbën sekret ushtarak, si veprohet me prurjet e rekrutëve të rinj”? – e pyeta unë me njëfarë druajtje.

– “Dy deri në tre muaj, qëndrojnë në Kongrazhd të Burrelit, ku gjendet drejtoria e NBU – s, për të bërë karantinën dhe stërvitjet ushtarake, sipas programit mësimor. Përveç dy orëve punë politike, që bënë çdo ditë komisari i kompanisë, jepen njohuritë e domosdoshme për karabinën automatike, si zbërthehet e montohet, si përdoret për qitje në largësi dhe luftim trup me trup, si mbahet e hidhet granata, si vendoset kundër gazi për t’u mbrojtur nga lëndët kimike helmuese, si kryhen zvarritjet poshtë telave me gjemba, si bëhet kalimi i lumit me litar.

Krahas orëve mësimore, që fillojnë në orën tetë të mëngjesit, deri në orën dy të drekës, pasditeve kryhen stërvitjet trupore me kapter Nazifin: vrapimet në distanca të largëta, nga 1500 deri në 50000 metra, pa ndaluar fare, që kontrollohen me kronometër dhe ndiqen nga ndihmësit e kapterit. Vrapimet, bashkë me prishjet dhe ndreqjet e krevatit disa herë, derisa përmbushet normativa e kohës.

Përveç këtyre, zgjimet e befasishme natën në formë alarmi, kalitja e trupit nëpërmjet durimit të sforcuar në temperatura të ulëta, krejt i zhveshur, bredhjet e nxituara duke bartur thasë me rërë mbi shpinë, në largësi 100 e dyqind metra, kthimet mbrapsht të raportimeve, kur nuk kanë tonin e duhur dhe zhdërvjelltësinë ushtarake, dhe sidomos bartja e shokut të plagosur, përbën stërvitjen më të vështirë për rekrutët e rinj.

Prandaj shumicës, periudha dy tre mujore e karantinës, u duket më e gjatë se tërë shërbimi ushtarak. Menjëherë pas karantinës, fillon puna e rëndomtë. Ata që janë bujq dhe blegtorë fërkojnë

duart nga kënaqësia, pasi nuk e ndjejnë më peshën ndrydhëse të stërvitjes, u duket sikur ndodhen në vendbanimin e tyre, pasi merren me të njëjtat procese pune, vetëm se flenë të gjithë bashkë në dyshekë me kashtë, ditën veshin rroba pune ushtarake, ndërsa gjatë punës zhvishen sipas qejfit, bëjnë dhe banjë dielli. Këta ndjehen të kënaqur, sepse këtu hanë bukë gruri, pilaf e makarona, kurse në fshatrat e tyre, nuk u ndahet buka e misrit, rrallë e për mall i shohin makaronat e pilafin.

Kuptohet, ndryshon rrënjësisht gjendja për një pakicë fare të vogël rekrutësh, të cilët i zë rrota bishtin ta kryejnë shërbimin ushtarak në NBU, si puna juaj. Duke i patur duart të pa vrara nga puna fizike, dhe trupin të pa kalitur me vështirësitë e stërvitjes, juve u duket si periudha e karantinës dhe ajo pas saj, as më shumë e as me pak, si Ferri i Dantes. Por kam përshtypjen se ndoshta për ju, mund të bëhet përjashtim, sigurisht me miratimin e drejtorit: nëse ky ju pëlqen, mund t’ju mbajë pranë vetes, si sekretar, ose ju cakton përgjegjës të kulturës për gjithë NBU-në.

Kam parandjenjë se diçka do të bëhet, pasi nuk përsëritet një rast i dytë, që në repartin tonë ushtarak, të vijë për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak, një gazetar i Radios Qendrore. Unë sigurisht do t’ia vë në dukje sugjerimin tim, komisarit të kompanisë, që ky ta bisedojë drejtpërdrejt me drejtorin. Këta të dy janë të plotfuqishëm të marrin vendime, dhe sidomos kur u përputhen mendimet”.

– “Shoku komandant! Ju falënderoj për paraqitjen e tablosë së plotë të jetës dhe veprimtarisë në repartin tuaj ushtarak, gjatë periudhës dy tre mujore të karantinës dhe në vazhdimësi! Keni prirje realiste për ta përshkruar gjendjen me vërtetësi bindëse artistike! Po të kishit aftësi për t’i hedhur në letër këto mendime, duke patur parasysh këndvështrimin si i parashtruar, nuk e vë në mëdyshje që tregimet tuaja do dilnin interesant e tërheqës, dhe do lexoheshin me ëndje”!

– “Jeni i dyti që shprehni të njëjtin vlerësim për mua”!… – tha mjaft i kënaqur nëntogeri.

– “Po i pari cili ka qenë”? – e pyeta unë.

– “Profesori i letërsisë në shkollën ‘Skënderbej’- theksoi ai me mburrje. – I pëlqenin hartimet e mia, aq sa i lexonte para klasës. Një herë shprehu mendimin e habitshëm: Ti, Sulë, mund të bëhesh shkrimtar me petkun ushtarak, nëse ke vullnet e këmbëngulje t’i përkushtohesh me mish e shpirt letërsisë’! Pas këtij vlerësimi, shokët më thërrisnin; ‘Sulë shkrimtari’, dhe mua natyrshëm më vinte mirë”.

– “Besoj duhet të keni shkruar diçka gjatë kësaj kohe, pas mbarimit të shkollës dhe fillimit të karrierës ushtarake…”, – i thash unë për t’i bërë qejfin, duke e nuhatur që ndjehej i lumturuar, po t’i vije në dukje aftësinë e mrekullueshme për të shkruar. – “Me që na u dha rasti të jemi pranë njëri tjetrit për një kohë të gjatë, na jepet mundësia të shkëmbejmë mendime për letërsinë, si dhe të lexoj shkrimet e tua, që me siguri i ruan si thesar në fletore”.

– “Do jem shumë i nderuar dhe i vlerësuar të bashkëpunoj me një gazetar! – tha i emocionuar. – Edhe nëse s’përmbushet dëshira ime, që t’ju mbajnë këtu shkrues, apo drejtues të aktiviteteve kulturore të repartit, për ndonjë shkak, mjafton të caktoheni ushtar i thjeshtë në kompaninë time, për të ndenjur sa më shumë bashkë, pranë njeri tjetrit. Madje kështu do jemi më afër për shumë kohë, se sa po të ngarkojnë si shkrues apo drejtues artistik të repartit, duke e ditur që detyra e shkruesit të mban mbyllur në zyrë, kurse ajo e përgjegjësit të kulturës, të detyron të bredhësh me shërbime nëpër sektorë të tjerë”.

Pata ngurrim t’i shpjegoja në prani të shoferit, se me mundësinë e fundit, do ta vija në vështirësi me një pengesë shumë serioze, se si ushtar i thjeshtë në organikë, duhet të plotësoja normën e punimit qilizmë të tokës. E sado të përdoren forma të ndryshme nga nëntogeri, për ta mbuluar boshllëkun e normës time, një ditë spiunët e brendshëm të drejtorit, komisarit, përgjegjësit të sektorit, apo kapterit, me siguri kanë për t’i zbuluar privilegjet e komandantit të kompanisë, si ky e veçon nga ushtarët e tjerë ish-gazetarin e Radios, e cakton gjoja të punojë në parcela shumë larg tyre, por aty në të vërtetë ia shtrojnë vënçe muhabetit, për shtatë palë qejfe, pastaj merren me ca fletore.

Në pamundësi për ta vazhduar më tej bashkëbisedimin, ktheva vështrimin drejt tij, për t’i dhënë të kuptojë ta linte sot me kaq këtë diskutim, që në një rast të përshtatshëm, kur të jemi vetëm, e shtjellojmë më tej. Ai e nuhati shikimin tim dhe heshti. I erdhi mirë që frenova, dhe u kujdesa t’i vinte fre gojës, duke patur parasysh që njohja mes nesh, sapo ka nisur, për më tepër nuk dihej ç’ qëndrim do mbanin ndaj meje drejtuesit më të lartë të NBU-së, sidomos pas leximit të letrave anonime, që me siguri do mbërrinin tek drejtori dhe komisari i repartit ushtarak. Madje edhe kaq sa foli, komandanti i kompanisë e teproi me sjelljen e tij të butë ndaj meje, duke më trajtuar si ushtar të privilegjuar, kur ende nuk e njihte gjendjen time sociale e shoqërore, se isha i internuar dhe mbaja nofkën e tmerrshme të deklasuarit!

Me shumë të drejtë ngurroja dhe i frikësohesha shoferit të heshtur, nën shtysën e pandehmës se ky mund t’ia përcillte muhabetin e komandant Sulës, drejtorit e komisarit, pasi këta me siguri ishin spiunët e punësuar, dhe e kishin për detyrë të raportonin deri në hollësi.

– “E shikon atë kodrën përpara nesh? – pyeti pas pak nëntogeri, duke zgjatur dorën. – Mbi të ndodhen ndërtesat e drejtorisë, e përgjegjësit të sektorit dhe fjetorja e ushtarëve”.

– “Kudo këtu, dheu qenka i kuq”!… – më bëri mua përshtypje ngjyra e tokës.

– “Të tilla janë formacionet tokësore të këtushme, – plotësoi komandant Sula. – Përveç kësaj, këtu bien shpesh mjegulla”.

– “Qenka si Londra… – shtova unë. – Thonë se në kryeqytetin Britanik, ka apo s’ka dy orë në ditë diell! Sigurisht mot i bezdisshëm për një kryeqytet kaq të madh e të zhurmshëm. Por ja që janë mësuar, dhe nuk u bënë përshtypje”.

– “Ashtu si do përshtateni dhe ju gjatë këtyre dy viteve, me klimën e këtushme, – tha nëntogeri me buzëqeshje. – Ja ku mbërritëm… – shtoi ai kur kaluam traun e postbllokut. – Për mos të rënë në sy për keq, me flokët e pa qethur, sa pa ardhur drejtuesit e repartit, shko tek berberi me shoferin, dhe ktheu menjëherë. Kujdes mos ndeshni kapter Nazifin”! – porositi shoferin.

– “Kaq i tmerrshëm qenka ky kapter, sa druhen dhe oficerët prej tij”?!…- e pyeta me kureshtje shoferin pak më tej.

– “I tmerrshëm nga zgurdha dhe pamja e jashtme: sykuq e kokëkuq, sikur ka dalë nga ujët e detit të Kuq!…- u përgjigj ai.

– “Këmbën e kalit të rrahësh, nuk gjen një të dytë si soji i Nazifit!…Të gjithë ushtarët, që kryejnë këtu shërbimin, kur largohen prej këtu, mbajnë mend vetëm ato dy tre muaj karantinë me kapterin, që ua merr shpirtin! Po ta linin të vepronte lirshëm, namin do bënte, rrezik t’i linte pa frymë rekrutët! Merre vetë me mend: dënimi më i lehtë për të, është kur i lë ushtarët një vakt pa ngrënë bukë…”!

– “Kështu si e përshkruat ju, duhet të krahasohet me një qenie që të kall datën e tmerrin”! … – thashë unë, duke u rrëqethur.

– “Tamam, tamam, – përsëriti shoferi. – Urgjent jepi një makinë me marshin e pestë flokëve të këtij gazetarit, pasi po e pret komandant Sula”! – i tha berberit, porsa u futëm tek dera e kthinës.

– “Ka ardhur për të kryer gjashtëmujorin”? – pyeti berberi kur vërejti thinjat e flokut, dhe dëgjoi përcaktimin; “këtij gazetari”

– “Këtë nuk e di, prandaj jepu duarve”! – theksoi shoferi duke vështruar përtej kornizës së derës.

Më dukej vetja si ato delet, që i vënë nën këmbë për t’i qethur. Sepse pas këtij çasti, do isha një qenie e drejtuar nga një bari, në disa raste i llahtarshëm, si kapter Nazifi, e në raste të tjerë bari i sjellshëm, si komandant Sula. Pas qethjes zero té flokut, pamja ime e jashtme ndryshoi kaq rrënjësisht, sa i bëri përshtypje dhe nëntogerit, dhe ky më premtoi më pëshpëritje kur i shkova pranë, se në të ardhmen nuk do lejonte të ma qethnin kokën, si ushtarët e tjerë.

– “Këtu pak rëndësi ka, le të jem pa flokë. Por kur të më jepet mundësia të shkojë me leje, për të takuar të fejuarën…”!

– “Këto tre muaj të karantinës, hiqe nga mendja lejen! – tha komandant Sula. – Kujdes se po vijnë drejtori dhe komisari”!… – shtoi me nxitim, duke shtrirë kindat e uniformës së zhubrosur.

Dhe si bëri tre hapa të shtrirë, me qëndrim të ngrirë, paraqiti forcën:

– “Shoku kolonel! Rekrutët nga rrethi i Lushnjes, mbërritën në repartin tonë. Presim urdhrin tuaj, për veprime të mëtejshme”!

– “Pati ndonjë mosbindje gjatë udhëtimit”? – pyeti me zë të shtruar koloneli i veshur civil, burrë me shtat mesatar, pa bark, paksa i hequr ne fytyrë, me sy të mprehte.

– "Since the receipt of the list, with the relevant documentation, the examination of each recruit, the control of each one for the absence of cold weapons of harm, such as razors, knives and hard metal objects, before boarding the vehicles, were carried out according to the regulations. Reports the commander of the first company of the Kongrazhd sector, Lieutenant Sula".

– “Okay, calm down!” – said the plainclothes colonel.

– “Comrade commissar, you can continue according to your program…” – he added in a bored tone, as if he had said: “This damned duty has come to me! Formally I am a major officer, when in fact I run an agricultural and livestock farm. So my comrades in various arms, throw spikes every time they meet me: 'Well, comrade director, how are our crops and products this year? How many calves, foals and colts were added to your maternity'? And they leave with a sly smile, without uttering a single word about the state of military preparation…”!

The sector commissar, short, with a shaggy appearance, dressed in a winter military uniform, maintained a ready posture, turning to the colonel, when he left with very slow steps, to go to his office, where he spent most of his time, reading books and newspapers, since letters from the Ministry of Defense and Burrel's division were quite rare, with the exception of the Prapavija sector, which requested exact figures of agricultural and livestock production, according to the voices, and gave instructions for future planning. in support of each plenum of the Party Central Committee.

– “Then, comrade commander, can you tell me if there is anything new for me this time…”, – he addressed the lieutenant with a glance at Švejk.

– “This time, for your great fortune, I have brought you a treasure!” – the lieutenant surprised him. – But you must appreciate and value it…”!/ Memorie.al

Lini një Përgjigje