TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-16 22:57:00

“Ka qenë akt i përsëritur”, Karamuço zbulon si u filmua Safet Gjici: Kamera ishte montuar në një çantë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka qenë akt i përsëritur”, Karamuço zbulon si

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e sotme videon e skandalit,  ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës  së tij.

Ai tha në  “Zonë e Lirë” se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin.  Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

Karamuço: Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Podseduesja e çantës ka qenë  në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar.

 

karmuco gjici

Lini një Përgjigje