
Exactly 108 years ago, on March 16, 1916, one of the most outstanding personalities of Albanian culture, Jusuf Vrioni, was born. The Albanian tradition of translation preserves in its memory the names and work of many passionate and self-sacrificing zealots, who with their grace built bridges of communication, making the spirit and the Albanian aesthetic world universal.
Jusuf Vrioni is one of those stars that shone in the sky of this miracle. Today, on this occasion, we humbly owe a memory to the modest man, the world-class intellectual, the translator who learned to speak French, the masterpiece of the great writer, Ismail Kadare.
Translation time
...Translations of official texts were not always done without causing problems, which were reflected in me, according to their importance, sometimes with transitory boredom, sometimes with real concerns. I remember a French journalist and publisher, named Patrik Kessel, who came to Tirana to prepare in France, the XIX volume of the complete works of Enver Hoxha, which bore the title; "The Great Divergence" and dealing with the break with the revisionists.
To have translated all kinds of documents: minutes of the meetings of members of the Political Bureau, three speeches of Hoxha (the one in Bucharest in June 1960, the one at the Conference of 81 Communist parties in Moscow, in November of the same year, as and another, which he kept when he returned from the Soviet capital).
To these texts, quite alive with colors, was added the exchange of correspondence between Mehmet Shehu and number one, between the latter and Hysni Kapo and, finally, between Enver Hoxha and Ramiz Ali. Keseli had Misto Treska as his collaborator, the chairman of the Committee for Cultural and Friendly Relations with the Foreign and Francophone World. After sifting through our texts, they returned them to us full of remarks, pointing out, in one place a so-called false meaning, in another a counter-meaning.
All the changes they made were taken to the higher realms, and so began the wait. In the meantime, I, driven by scruples, but also trying to calm the fear that had gripped me, gave the full text to a Frenchman, who at that time worked at Radio-Tirana, to read. His reaction was quick: "They are crazy! There are no false meanings, no counter-meanings. Many, we can talk about shades of meaning"!
Pritja u zgjat. Nëndrejtoresha e Shtëpisë Botuese të Librit Politik (“8-Nëntori), më njoftoi se ky problem do të shqyrtohej në Komitetin Qendror. Sigurisht, kjo çështje, në realitetin e atëhershëm, bënte pjesë në të pathënat dhe do të shihej, mesa dukej, nga Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e Enverit, e cila do t’ia parashtronte këtij të fundit. Ndjeva se ekzistenca ime po ndodhej përsëri në udhëkryq.
E dija se disa prisnin shkasin më të vogël, për të më dhënë goditjen përfundimtare. Me prejardhje dhe me formim “të kundërt”, ata më quanin mua; “uzurpator”. Pas dy ditë e gjysmë pritjeje, nëndrejtoresha thirri ekipin tonë të vogël. Nëndrejtoresha, e cila në fund të fundit ishte komuniste, ishte një nga njerëzit më të drejtë dhe më të ngrohtë që kam njohur. Ajo më qetësoi menjëherë. Kisha pasur fat, më tha ajo, sepse kisha shpëtuar për qime. Komiteti Qendror, ia linte gjykimit tonë, (d.m.th., timit), versionin përfundimtar të tekstit…!
Gjatë kësaj periudhe, pati disa episode të tjera, që vërtetonin rëndesën e kontrollit të ushtruar ndaj meje, sidomos lidhur me një libër, të cilin Enver Hoxha e kishte titulluar “Eurokomunizmi është anti-komunizëm”. Ishim në vitin 1980. Në këtë vepër, Sekretari i Parë i Partisë, sulmonte me tërbim rrymën euro-komuniste, që ishte shfaqur në Evropën Perëndimore, sidomos në Francë, në Itali dhe në Spanjë. Ai e quante Santiagi Karilon “Renegati Karilo”.
Hoxha nuk kursente as udhëheqësit komunistë dhe shkrimtarët francezë; të gjithë e kishin nga një damkë, që nga; “Zorzh Marsheja, i cili përqafoi teorizimet e Rozhe Garodisë, dhe na del këtu si një pasardhës i Titos”, e deri tek shkrimtarët dhe “ish-mbrojtësit e realizmit socialist, si; Aragoni, Andre Stili, Andre Vyrmser, të cilët, jo vetëm e drodhën, por ia shitën gjithashtu shpirtin dhe lëkurën revizionizmit”…!
Libri ishte përkthyer dhe ishte bërë gati për shtyp. I vetmi problem që kisha, ishte titulli. T’i vija, apo të mos i vija presje (L’Eurocommunisme, c’est de l’anticommunisme)? Në shqip nuk kishte presje, por unë kisha parasysh, veprën e Prudonit, “La proprieté c’est le vol) (Prona është vjedhje). Në disa botime, ky titull ka presje, në disa të tjera jo…!
E vura titullin frëngjisht…! Pas disa ditësh, më telefonuan në zyrë nga Komiteti Qendror, ku kishin çuar kapakun e librit. “Ç’është kjo presje”?! më pyeti një zë autoritar. Unë u përpoqa ta argumentoja zgjedhjen që kisha bërë, jo në rrafshin gramatikor, por duke folur për ritmin, kadencën.
Reagimi i zyrtarit ishte i prerë: “Jo, jo! Presja duhet hequr”! Komiteti Qendror dha urdhër të ktheheshin në karton, 50 mijë kapakët e shtypur, sepse ishte e pamundur ta fshije atë dreq presjeje, nga letra e lustruar. U porosit një kapak tjetër, pa shenjë pikësimi dhe libri u botua. Nga ana personale, nuk pata ndonjë pasojë të veçantë. Për fat të mirë, nuk ishin në ato kushte që dikton Siorani, kur shkruan: “Ëndërroj për një botë, ku mund të vdesësh për një presje”…!
…Një ditë tetori të 1980-ës më thirri drejtori në zyrë, ku ndodhej një përfaqësues i Komitetit Qendror, i cili donte të më takonte. “Pa shihni!,- më tha ai sapo hyra, dhe më dha një kopje të përkthimit frëngjisht të “Hrushovianëve” të Enver Hoxhës. “Lexoni çka brenda”! – vazhdoi ai. Pasi ktheva faqen e parë, vura re, me habi të madhe, një kushtim nga vetë autori. Njëshi i partisë dhe i shtetit, udhëheqësi historik i Shqipërisë socialiste, më përgëzonte për përkthimet e mia.
E kishte fjalën, vetëm për përkthimet politike? Jam i prirë të mendoj se, kur ia kishte lexuar “Dimrin e madh” dhe kapitullin që flet për të, diçka kishte shkrepur në mendjen e tij. Me siguri e kishte lexuar. Pikërisht në atë çast, mendova unë, ai ishte nisur të bënte këtë gjest…! Natyrisht ata që u mërzitën nga ky lloj suksesi, u munduan të më zhysnin në hije, duke nxjerrë në pah meritat e përkthyesve të tjerë, për bashkëpunëtorët e Sigurimit, fakti që unë kisha përkthyer Enver Hoxhën, nuk e ndryshonte fare shkallën time, të “rrezikshmërisë shoqërore”.
Fshehurazi, ata përpiqeshin të më paraqisnin sa më keq, duke lënë të nënkuptohej se, duke punuar me përkujdesje për përkthimet e mia, mundohesha të bëja, nuk e di se çfarë mashtrimi…! Fakti që përktheja Kadarenë në frëngjisht, më vinte gjithashtu, në një pozitë delikate, sepse në atë kohë ai nuk shihej me sy të mirë, nga disa struktura të pushtetit. Atë e kritikonin për trajtimin subjektivist që i bënte historisë, si dhe për përdorimin, krejtësisht personal, sipas tyre, të fondit mitik të Shqipërisë.
Shefi i redaksisë, i kishte zët lidhjet e mia, madje mjaft të rralla me Kadarenë. “Po e kalon kohën, duke përkthyer Ismailin, – më thoshte ai. – Ka libra shumë më të rëndësishëm, që presin të përkthehen!” Kështu, pra ndodhesha në një gjendje paradoksale: nga njëra anë përktheja një mjeshtër të imagjinares dhe poezisë dhe, nga ana tjetër, mishëruesin e ashpërsisë dhe të fundin përfaqësues të “vijës së pastër”.
Jepja në frëngjisht dy botë antagoniste, të cilat u drejtoheshin dy lloj lexuesish, shumë larg njëri-tjetrit. Për Kadarenë, punoja hapur në shtëpinë time, ndërsa për Enver Hoxhën, përkthimi rrethohej nga një atmosferë paranoje dhe sekreti, tipik për regjimin.
Na porosisnin vazhdimisht se; nuk duhej të nxirrnim asgjë nga përmbajtja e teksteve. Drejtoria kishte vënë hekura te shkalla e katit, ku punonin përkthyesin e “Njëshit”; ne ishim të veçuar nga pjesa tjetër e Shtëpisë Botuese. Në mbrëmje, tekstet e Enver Hoxhës, futeshin nëpër kasaforta. Ndihej konkretisht mania e sekretit, frika e përhershme nga spiunazhi. Nuk e di se ç’mund të kishin bërë “revizionistët” e gjorë, me këto tekste, në rast se do të ishin përpjekur t’i shtinin në dorë; na thoshin që, në rast se ndodhte një gjë e tillë, do të ishte e tmerrshme. Sikur ato shkrime të ishin përçues të formulave të shenjta, vendimtare për të ardhmen e botës!
Jetëshkrimi i Jusuf Vrionit
Ai u lind në Korfuz, Greqi, më 16 mars 1916. Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në Berat. Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja u shpërngul në kryeqytetin francez, më 1925. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor, Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut “Janson de Sailly”, Paris dhe atë të lartë, në “Grande École des Hautes Études Commerciales” dhe në “Institut d’Études Politiques” të Parisit.
Më 1939 rikthehet në Shqipëri, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë, për të vazhduar studimet e tij të mëtejshme. Rikthehet në Tiranë më 1943, datë kjo që shënon dhe përmbysjen e fatit të tij. Më 13 shtator 1947, arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për “spiunazh dhe agjitacion e propaganda”. Prej shkurtit 1949 e, deri më prill 1950, torturohet barbarisht një njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të Koçi Xoxes.
Në korrik 1950, dënohet me 15 vite heqje lirie dhe punë të detyruar në Shtyllas të Fierit. Lirohet në fund të vitit 1958 dhe internohet në Fier për një periudhë disamujore. Më 1960, për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë, si përkthyes. Ndër përkthimet e tij të para, numërohet romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i Ismail Kadaresë, i cili më vonë u botua në Paris. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes, do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë, vetëm në vitet 1980.
Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke përthyer dhe redaktuar tekstet propagandistike të Enver Hoxhës, Jusuf Vrioni, gjente kohë për të përkthyer romanet e tjera të Ismail Kadaresë. Falë elegancës së frëngjishtes së tij, romanet e Ismail Kadaresë nisën të tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme në publikun frankofon. Rreth fundit të viteve ’80-të, Jusuf Vrioni nisi të gëzojë famë si përkthyes i pashoq, në qarqet intelektuale dhe artistike të kryeqytetit.
Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë kulturës së tij multidimensionale, si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqërisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit 1997, do ta detyronte tashmë të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur.
Më 1998-ën, emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze, me urdhrin; “Chevalier de la Légion d’Honneur”, ashtu si dikur i ati tij, Ilias Bej Vrioni, ish dekoruar në fund të viteve 1920-të, me urdhrin “Grand Officier de la Légion d’Honneur” nga Republika Franceze.
Jusuf Vrioni ndërroi jetë në Paris në maj 2001, ndërsa shërbente si Ambasador i Republikës së Shqipërisë, në UNESCO. Berati, vendlindja e Vrionasve, nëpërmjet bashkisë së qytetit, do ta nderonte Jusuf Vrionin pas vdekjes së tij, më 18 qershor 2001, me titullin “Qytetar Nderi”. Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë, më 2006, krijoi çmimin “Jusuf Vrioni”. Kishte patur shumë në jetë, por kishte marrë shumë pak. Dhe kishte qenë ‘Aristokrat i dijes’, njeriu i vullnetit të pathyeshëm, njeriu i papërkulur përpara punës, filozofi dhe mendimtari Jusuf Vrioni.
– “Më mirë bëji vetes keq, se sa tjetrit, ky ishte një nga parimet e Vrionit”, – kujton Edmond Tupja, përkthyesi, i cili ka punuar për vite me radhë me njeriun, i cili edhe pse shumë i nxënë në dije, i diplomuar në Drejtësi dhe Studime të larta Tregtare në Francë, me Doktoraturë në Jurisprudencë në Itali, vuajti 13 vjet burg, në kampet dhe burgjet famëkeqe të diktaturës. Akuzën “agjent i Francës”, nuk e pranoi kurrë, edhe pse mbi trupin e tij u ushtruan tortura nga më të rëndat.
Punoi në tharjen e kënetës së Maliqit, në ndërtimin e Aeroportit të Rinasit, dhe ndërroi disa herë kampet e përqendrimit dhe qelitë e burgut. “Kam kënaqësi kur gjej vështirësi në punë, se puna e mirë nuk del kollaj”, – u thoshte gjithnjë kolegëve të tij, Jusuf Vrioni, i cili pasi doli nga burgu, punoi si përkthyes në ish-Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Në këtë Shtëpi, ku përktheheshin veprat e Enver Hoxhës dhe vepra të Partisë së Punës së Shqipërisë, Jusuf Vrioni, punoi deri sa doli në pension, në vitin 1990.
Aty ai ndërtoi jetën, aty kishte miqtë e tij, aty do të mësonte me dashamirësinë e tij edukatën e punës tek kolegët, të cilën e kishte në çdo shqisë të tij.“Intelektual i një niveli të lartë, një nga mendjet e rralla enciklopedike në Shqipëri, Ai, ishte njeriu”, – thotë përkthyesi Edmond Tupja. – “Jusuf Vrioni ishte filozof dhe mendimtar, njeri me karakter të fortë, por ishte bujar dhe solidar dhe kurdoherë i papërtuar përpara punës”, – thotë Tupja. Të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, të botuara në Francë, mbajnë përkthimin e Jusuf Vrionit.
Dhe Vrioni ka padyshim peshë të rëndë, në suksesin që shkrimtari i njohur i Shqipërisë, ka patur në një nga vendet më sqimtare në kulturë. Siç është shprehur Kadare, kur ndërroi jetë Vrioni; “Ai është humbje kulturore, sa edhe personale, sepse ishte përkthyes i pazëvendësueshëm. Ai ishte miku im, bashkëpunëtori im në një aksion të madh që vazhdoi 40 vjet”. Si ambasador i Shqipërisë pranë UNESCO-s, Vrioni, ndonëse i thyer në moshë, nuk do të reshte asnjëherë të punonte.
His book, "Erase Worlds", written directly in French, was a great and indisputable success in Parisian intellectual circles. A special plane brought the body of the late Jusuf Vrioni to Tirana, on June 1, 2001. An intellectual of European proportions, honored with the "Great Medal of Francophonie", with the "Knight of Arts and Letters" Order, with the "Legion" Order of Honor", he also held the title "Honorary Citizen of the City of Arles".
Jusuf Vrioni, the man who was hit hard by life and who had the kindness and strength of character to face it, played an incomparable role in the recognition of Albanian literature in the world, thus bringing a great service to the Albanian nation. He did this service at a time when the nation needed more than ever to break its political and cultural isolation. For this, Albanian culture will always be grateful./Memorie.al
Lini një Përgjigje