Qytetarët e Vlorës ndërprenë sot një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, duke shpërthyer dyert e ambientit dhe përplasur me policinë.
Protesta erdhi si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm prej 3 ditësh, një problem që ka prekur qytetarët e Vlorës prej vitesh dhe që është përkeqësuar kohët e fundit.
Pamjet tregojnë momentet e tensionit mes banorëve dhe forcave të rendit. Një person u shoqërua nga policia, por më pas protestuesit u afruan te furgoni i FNSH-së dhe pas revoltës e liruan. Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente për krizën e furnizimit me ujë, ndërsa tensioni në qytet mbetet i lartë.
Shumë prej protestuesve kanë qenë edhe emigrantë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi kanë theksuar se janë kthyer për të festuar, por janë përballur me këto problematika.
Lini një Përgjigje