TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-02 11:05:00

Protestuesit lënë Kuvendin, me bikerina vezësh në duar nisen drejt komisariatit nr.1 dhe 4

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit lënë Kuvendin, me bikerina vezësh në duar
Protestuesit lënë Kuvendin

Një pjesë e protestuesve kanë lënë tubimin para Kuvendit dhe janë nisur drejt komisariat nr.1 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia mëngjesin e sotëm të disa prej tyre.

Ata shihen teksa mbajnë në duar bikerina vezësh e duke marshuar drejt komisariatit.

Pas përplasjes së dhunshme mes tyre dhe policisë janë regjistruar disa herë gjatë protestës. Policia ka përdorur spraj djegës, ndërsa janë shoqëruar 5 protestues.

Protestuesit lënë Kuvendin, me bikerina vezësh në duar

Ndërkohë një pjesë tjetër e tubuesve vijojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Protestuesit lënë Kuvendin, me bikerina vezësh në duar

Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Edhe të martën e 30 qershorit, policia u përplas me protestuesit përpara Parlamentit, duke i shoqëruar me dhunë në Drejtorinë e Tiranës dhe Komisariatit Nr.1.  

 

protestuesit lënë kuvendin

Lini një Përgjigje