TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-02 14:43:00

Tentoi të kalonte në rrugën e bllokuar, protestuesit sulmojnë me vezë autobusin me pasagjerë 

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të kalonte në rrugën e bllokuar, protestuesit
Protestuesit sulmojnë me vezë autobusin me pasagjerë 

Tensionet e protestës së kësaj të enjteje janë zhvendosur pranë Komisariatit nr. 4, ku një urban i transportit publik është sulmuar me vezë nga një grup protestuesish.

Ngjarja ndodhi në momentin kur autobusi, me pasagjerë në bord, po tentonte të kalonte në rrugën e bllokuar. Protestuesit hodhën vezë në drejtim të mjetit, duke e goditur ndërsa ai kalonte pranë zonës ku ishin grumbulluar pas përplasjeve me policinë.

Incidenti vjen pas një dite të shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas tubimit para Kuvendit, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Komisariatit nr. 4, ku kërkuan lirimin e të shoqëruarve gjatë protestës.

Më herët, policia përdori autobot me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit reaguan duke goditur me gurë, vezë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Gjatë incidenteve u sulmua edhe një automjet i Policisë së Shtetit, të cilit iu thyen xhamat me një gardh metalik.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, deri më tani janë shoqëruar 23 protestues, ndërsa 9 efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.  

protestuesit sulmojne autobusin me veze

Lini një Përgjigje