Një nga sfidat më interesante të fazës me eliminim direkt të Botërorit do të zhvillohet në orën 01:00, ku Portugalia do të përballet me Kroacinë në një duel që pritet të dhurojë spektakël.
Pavarësisht se portugezët, me Cristiano Ronaldon në krye, janë kritikuar për paraqitjet e tyre në fazën e grupeve, ata vazhdojnë të konsiderohen favoritë për të siguruar kualifikimin. Nga ana tjetër, Kroacia vjen në këtë takim me moral të lartë, pasi pas humbjes ndaj Anglisë reagoi duke marrë fitore ndaj Ganës dhe Panamasë.
Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe formacioni që do të hedhë në fushë trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili në konferencën për shtyp deklaroi se ekipi i tij e konsideron këtë fazë si fillimin e një turneu të ri.
“Do të luajmë në fazën me eliminim direkt si të niste një Botëror i ri për ne”, u shpreh Martinez.
Në kampin kroat, trajneri Zlatko Daliç theksoi se ndeshja do të vendoset nga beteja në mesfushë. Të njëjtin vlerësim ndau edhe mesfushori portugez Vitinha, i cili para sfidës foli me fjalë vlerësuese për Luka Modriçin.
“Modriç është idhulli im”, deklaroi Vitinha.
Në programin e ndeshjeve të natës është edhe sfida mes Zvicrës dhe Algjerisë, e cila do të nisë në orën 05:00. Helvetët, të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, hyjnë në këtë përballje si favoritë për të siguruar një vend në raundin tjetër të turneut.
Lini një Përgjigje