TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-15 18:16:00

Rama zero mbështetje Kosovës, qytetarët paralajmërojnë protesta: Nesër në shesh para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama zero mbështetje Kosovës, qytetarët paralajmërojnë

Kaosi në Kosovë dhe qëndrimi i ftohtë i qeverisë shqiptare me sa duket ka ndezur gjakrat e qytetarëve për të mbrojtur “motrat dhe vëllezërit” tanë.

Një poster që paralajmëron një protestë para godinës së Kryeministrisë po qarkullon në rrjetet sociale ditën e sotme. Posteri me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, paralajmëron një tubim për ditën e nesërme në orën 19:00.

Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.

Rama zero mbështetje Kosovës, qytetarët paralajmërojnë

kosove proteste shqiperi

Lini një Përgjigje