TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-23 11:28:00

Segmenti Librazhd-Prrenjas shpallet

Shkruar nga Pamfleti

Segmenti Librazhd-Prrenjas shpallet

Pas katastrofës të regjistruar në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku segment rrugor ka mbetur i pakalueshëm prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjeve dhe fundosjes masive të tokës, autoritetet kanë ndërmarrë masa të posaçme sigurie.

Sipas burimeve zyrtare, në terren do të vendosen forca të Ushtrisë dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), me synim garantimin e perimetrit të sigurisë dhe shmangien e çdo rreziku për jetën e qytetarëve. Prania e tyre ka për qëllim kontrollin e zonës, parandalimin e hyrjeve të paautorizuara dhe mbështetjen e operacioneve teknike në zhvillim.

Segmenti i dëmtuar konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, ndërsa ekspertët vijojnë monitorimin e situatës në terren. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë kufizimet e vendosura dhe të mos afrohen pranë zonës së rrezikut.

Ndërkohë Bypass-i provizor në segmenti rrugor në zonën Arrat e Gurrës,  nuk u hap në mesditë siç ishte parashikuar.

Rruga dytësore e ndërtuar për të mundësuar kalim të përkohshëm pësoi fundosje dhe rrëshqitje toke. Masa e dheut që lëvizi dëmtoi ndërhyrjen e realizuar gjatë ditëve të fundit. Autoritetet e konsiderojnë të pakalueshëm për një periudhë të pacaktuar këtë segment, i cili lidh disa zona të rëndësishme. Për shkak të rrezikut nga shembje të tjera, u larguan mjetet e firmës që po punonte në terren.

Strukturat përgjegjëse ndaluan edhe lëvizjen e këmbësorëve në këtë pjesë të rrugës.

 

 

shembja e aksit librazhd-prrenjas

1 Komente

  1. M
    M

    Nje idiotizem inxhinjerik. Ai shpat nuk mund te mbante ngarkesen qe i eshte vendosur rruges se vjeter nga rruga e re. Riparim nuk ka. Kalimi i ri nuk mund te behet as me estakade beton arme pa hequr te gjithe masen e rruges se vjeter si dhe gjithe mbushjen e rruges se re. Keto jane pasojat e tenderizimit koruptiv. Gjeja ka ngelur ne doren e hajduteve dhe injoranteve.

    Lini një Përgjigje