TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-14 08:44:00

Trump kërcënon Iranin: Do t’i sulmojmë sërish! S’na ndalojnë dot

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Iranin: Do t’i sulmojmë sërish!
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar sulme të reja amerikane ndaj objektivave në Iran, duke deklaruar se operacionet do të zhvillohen gjatë orëve në vijim.

Në një intervistë për komentatorin konservator Hugh Hewitt, Trump u shpreh se ushtria amerikane do ta godasë Iranin “shumë fort” dhe se Teherani “nuk mund të bëjë absolutisht asgjë për ta ndaluar”.

Presidenti amerikan la të kuptohet se mes objektivave të mundshëm ndodhet edhe një kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë centralit bërthamor të Natanzit, në Iranin qendror.

“Do ta shkatërrojmë. Thuaju iranianëve të përgatiten”, deklaroi Trump, duke shtuar se SHBA po monitoron vazhdimisht aktivitetin në atë zonë.

“Po e vëzhgojmë nga afër. Nuk shohim ndonjë aktivitet atje. Sa herë që dëgjojmë për këtë, e hedhim në erë. Kjo është arsyeja pse nuk u pëlqen të flasin për të. Ndoshta do ta testojmë Pickaxe shumë shpejt”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump komentoi gjithashtu memorandumin e nënshkruar më herët mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilin e cilësoi si një “provë”, duke pretenduar se Irani nuk e respektoi atë.

I pyetur për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se ato janë “shumë të mira”, megjithëse pranoi se në disa raste ka pasur mospajtime mes tyre.

donald trump ngushtica e hormuzit

Lini një Përgjigje