Mbi 200 efektivë policie janë vendosur në zonën e Triportit, ndërsa qytetarët janë thirrur të protestojnë kundër projektit.
Policia ka shtuar praninë e saj në Vlorë, përpara protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport.
Më shumë se 200 efektivë janë angazhuar në pika të ndryshme të zonës, me pjesëmarrjen e strukturave të Policisë së Rendit, Njësisë "Shqiponja", Njësisë Delta dhe forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ardhura edhe nga Tirana dhe Shkodra.
Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke kundërshtuar vendosjen e TEC-eve lundruese dhe kufizimet e krijuara në zonën e Triportit. Ata kërkojnë pezullimin e projektit dhe më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij.
Aktualisht, situata në terren mbetet e qetë. Gjatë orëve në vijim pritet zhvillimi i protestës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë publike.
Lini një Përgjigje