TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-10-25 21:23:51

The complete file for the "Partizani" complex is revealed, all Berisha's maneuvers to favor his son-in-law; the evidence in SPAK's possession

Shkruar nga Pamfleti

The complete file for the "Partizani" complex is revealed, all

This evening, the show "Në Shënjestre" addressed SPAK's investigations into former Prime Minister Sali Berisha, suspected of passive corruption carried out in collaboration. Referring to the investigative file, the show breaks down for the public, step by step, the details of an investigative file much debated in recent days.

The former prime minister and former president of the country, Sali Berisha, is accused of favoring his son-in-law, Jamarbër Malltezi, to privatize the former Partizani sports club through legal changes or issuance of VKM.

Sali Berisha considers the accusations political, while he has refused to appear in person at the Special Court to familiarize himself with the security measures "compulsion to appear" and "ban to leave the country" taken in his absence.

But how did Sali Berisha favor his son-in-law, who allegedly benefited from 5.4 million euros? Did he blackmail through his structures the officials who opposed the procedure?

After the arrest of former Prime Minister Fatos Nano, in July 1993, on the charge of abuses of Italian aid, Albania had never seen an official in such high state ranks, who was brought to justice, and moreover to be accused of corruption.

30 years later, in a strange karma, another former prime minister since the beginning of the 90s, was one of the most important characters of political life, and of the democratic changes in the country, which were related to the overthrow of communism, it seems that he will have the same fate.

The fate that even Sali Berisha, the historical leader of the Democratic Party, would not have thought of, that of facing justice one day and accusations of corruption against him and his close family members.

The official charges that were preceded by the declaration of his 'Non Grata' by the US Department of State on May 19, 2021, in the motivation of the Secretary of State, 'Acts of corruption that undermine democracy', which Berisha asked to bring forward the evidence of implication his and relatives in corruption.

Even engaging a prestigious law firm in France, filing a defamation lawsuit against Secretary of State Antony Blinken. But while Berisha, one of the characters who has dominated the Albanian political scene for 33 years, is still looking for his right with the US State Department, SPAK seems to have moved a big stone from the country. Until yesterday untouchable, formulating official accusations against the first former President of post-communist Albania and the Prime Minister for two terms in the years 2005-2013, Sali Berisha and his close family members. Accusations of 'passive corruption of high state officials or local elected officials' carried out in collaboration.

While he has set security measures for the democratic deputy Sali Berisha, "obligation to appear" and "prohibition of leaving the country".

The essence of the accusation is related to the privatization of the former sports club "Partizani" in Tirana and the construction of 17 towers in the coveted area of ​​the capital, where one of the beneficiaries is the son-in-law of the former prime minister.

According to SPAK, Sali Berisha, in the capacity of the country's prime minister, changed laws or government decisions, as well as used government structures to blackmail officials who refused or resisted the demands of Jamarbë Malltezi, the husband of his daughter, Argita Malltezi. (Berisha).

Sali Berisha, according to the Special Prosecutor's Office, carried out active actions to place at the disposal of the son-in-law, various structures of the state administration for the realization of the process of privatization of the property, from which Jamarbër Malltezi is said to have benefited the amount of 5.4 million euros. Jamarbër Malltezi, who was detained on the evening of October 21, 2023, at Rinas Airport, while waiting for his wife to return from abroad. In the images that have made the rounds of the media, where he is seen being accompanied by police officers in civilian clothes, inside a white vehicle.

The handcuffing of Malltez forced Berisha to come out last Saturday evening in an extraordinary press conference, where he threw serious accusations at SPAK and his political opponent, Prime Minister Edi Rama.

Meanwhile, Berisha did not recognize the decision of the Special Court, which he considers unconstitutional and contrary to the law, thus avoiding face-to-face confrontation with the judge of the case, Jamarbër Malltezi, had no choice.

The police escorted him to the premises of the mosque building, where he was recognized with the security measure of arrest and imprisonment, for two criminal offences, that of 'Passive corruption of high state officials or local elected officials', carried out in cooperation. As well as for 'Cleaning of the products of the criminal offense or criminal activity' carried out in cooperation.

For the same accusations, the construction businessman, Fatmir Bekteshi, a partner of Jamarbër Malltez, is also under investigation by SPAK.

What are the findings of SPAK, in terms of corruption with the former 'Partizani' Complex, which led to the raising of charges against former Prime Minister Berisha and his family members?

Why is SPAK convinced that his family members took advantage of Berisha's power and became millionaires?

The investigation into the 'Partizani' complex was started by SPAK in 2020, after the report made at that time, by the socialist deputy and at the same time the head of the majority parliamentary group, Taulant Balla, today the minister of the interior.

Two days after setting SPAK in motion, specifically on July 25, 2022, Taulant Balla was summoned by special prosecutors to give his explanations.

During the year that we left behind the steps of SPAK, the institution that today Berisha accuses as a "structured criminal group" was joined by former ministers of his government, soldiers and other high officials.

Kjo dëshmonte çdo ditë e më shumë, se erërat po frynin kundër Sali Berishës, që deri dje ishte konsideruar si simboli i paprekshmërisë. Por sot në beteja të hapura që po zhvillon me SHBA-të, kundërshtarët politike e është në një luftë të ashpër edhe me Lulzim Bashën dhe të vetët për vulën e Partisë Demokratike, forcën politike që e themeloi vetë ai.

Por cila është historia e ish-‘Kompleksit Sportiv Partizani’, që dikur qëndronte në vendin ku sot ndodhen këto 17 pallate, në rrugën Frosina Plaku, në Tiranë?

Si mundën ish pronarët vitit 2005, me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha, ta privatizonin pronën, që deri atëherë ishte në inventarin e forcave të Armatosura?

Jamarbër Malltezi është një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, një prej 5 familjeve ish pronare e truallit. Familjet e tjera ishin, Alimehmeti, Vaqarri, Saliaga dhe Llagami.

Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve 90, trashëgimtarët e këtyre 5 familjeve ish pronare, përfshirë dhe familjen Begeja, nip i së cilës është Jamarbër Malltezi, u përballën me shumë pengesa ligjore të vendosura nga Ligji i Kthimit të Kompensimit të pronave.

Ligji parashikonte kthimin e pronave, kur ato ishin të lira, ndërsa kur ato ishin të zona, ish pronarët duhet të kompensoheshin. Në vitin 1996, Komisioni i Kompensimit dhe Kthimit të Pronave, iu kishte njohur ish pronarëve, pra 5 familjeve, 28 dynym pronë, në dy parcela dhe iu ktheu 1 900 m2. Komisioni vendosi ti kompensojë për truallin me sipërfaqe 26 100 m2.

Çështja kaloi edhe në dyert e drejtësisë dhe gjykata vendosi që trashëgimtarëve të ish-pronarëve, tu njihej e drejta e parablerjes së këtyre objekteve, në momentin që ato do të privatizoheshin. Prona ku ndodhej ish kompleksi sportiv Partizani, kishte dy problematika.

Së pari, ishte e zënë, përderisa mbi të ndodheshin disa godina, pjesë e kompleksit Partizani dhe se dyti bënte pjesë në planin e përhapjes dhe vendosjes, pra konsiderohej aset i Forcave të Armatosura.

Në këto kushte, trashëgimtarët e 5 familjeve ish pronare, edhe pse kishin në duart aktin e njohjes së pronësisë, nuk po arrinin ta merrnin atë. Po ndërsa trashëgimtarët e 5 familjeve, sorollateshin ne dyert e institucioneve me shpresën të merrnin pronën, ne atë kohë qeveria socialiste, bëri privatizime të ndërmarrjeve shtetërore. Ndërmarrjet, u shitën me çmime qesharake, e duket se më shumë se çdo gjë tjetër rëndësi për blerësit, kishte trualli, ku vit pas viti në to do të ndërtoheshin pallate shumëkatëshe.

Në mesin e këtyre aseteve, që po planifikohej se duhet të shitej, ishin edhe terrenet sportive të klubit “Partizani”. Por, deri në 2005, pavarësisht përpjekjeve të socialistëve, prona në fjalë mbeti aset i ushtrisë shqiptare.

Përpara se në Pushtet të vinte Sali Berisha, i cili u mandatua si kryeministër me 14 shtator 2005, socialistët përmes një tjetër ligji tentuan të jepnin me koncesion objektet sportive, por gjithçka mbeti pezull, pasi ata e humbën pushtetin.

Me ardhjen në kreu të qeverisë Berisha, i cili i fitoi zgjedhjet mes të tjerash edhe me premtimin e madh që lidhej me kthimin apo kompensimin e ish pronarëve, trashëgimtarët e 5 familjeve pronare të truallit ku ndodhej ish klubi sportive Partizani, kërkuan të drejtën e parablerjes.

Familjet rinisën edhe njëherë kërkesat për kthimin e tokës, gjë të cilën mund ta realizonin vetëm me ardhjen në pushtet të qeverisë së Berisha në 2005. E cila ishte e vetmja që mund të hapte mundësinë e kthimit të pronave, që ishin ende pjesë e inventarit të klubit Partizani. Gjë që nuk vonoi të ndodhte.

Pronat e klubit të shumëtitulluar në Shqipëri, që deri në këtë kohë, pra në vitin 2005, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes sipas planit të përhapjes dhe ishin në përdorim të Forcave të Armatosura.

‘Klubi i Futbollit Partizani’, i ndodhur në rrugën ‘Frosina Plaku’ me sip 28 000 m2, emërtohej prona me nr. 11 dhe ent përgjegjës ishte Komanda e Mbështetjes Logjistike. Një muaj pas marrjes së detyrës si ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Genc Ruli, ku i bën me dije se “sipas studimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në strategjinë e zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar që këto terrenet sportive të ish kompleksit sportive “Partizani” të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA.

“Për këtë arsye kërkojmë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone. Por ndërkohë që kishte nisur ky shkëmbim informacionesh midis dy dikastereve që kishin në dorë fatin e Kompleksit ‘Partizani’, njëkohësisht me këto lëvizje brenda dy ministrive, hyn në lojë Jamarbër Malltezi, dhëndrri I kryeministrit të kohës Sali Berisha”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ende pa u shprehur, Ministria e Mbrojtjes, se çfarë do të ndodhte këtë pronë, Jamarbër Malltezi zgjidhet përfaqësues i disa prej pronarëve të truallit. Përmes kontratave noteriale, ata i dhanë 3-5 % të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Ata firmosën kontrata noteriale, përmes të cilave i jepnin të drejtën Jamarbër Malltezit,  për t’u lidhur me firma ndërtuese apo të kryente veprime në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Ndër të tjera ata i vënë në dispozicion dhëndrit të kryeministrit të kohës, 3-5 % të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. Siç arsyeton SPAK, familjet e interesuara ishin në dijeni të plotë të asaj çfarë po ndodhte brenda ministrive për procedurën e privatizimit të pronës, e për këtë u vunë në lëvizje.

Më 6 janar 2006, pesë familje, të vetë quajtura si ‘Bashkësia Kroi i Shëngjinit’ iu drejtuan Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku i kërkuan zyrtarisht këtij të fundit që të njoftohen lidhur mbi çdo procedurë që do të sillte për pasojë ndryshimin e statusit të Sport Klub ‘Partizanit’.

Kjo përgjigje nuk duket se vonoi, pasi vetëm 10 ditë më vonë, me 16 janar 2006, kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, iu ktheu këtë përgjigje personave të interesuar.

Klubi Sportiv ‘Partizani’ nuk përfshihet në planin e përhapjes së FA dhe për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE miratimin e privatizimit të objekteve të këtij klubi’

Por siç evidentohet në vendim, Ministria e Mbrojtjes kishte mbajtur dy qëndrime të ndryshme për këtë pronë.

Shkresa përmes së cilës trashgimtarët e ish pronarëve viheshin në dijeni, që prona nuk ishte më aset i forcave të Armatosura, binte në kundështim me një tjetër, të nxjerrë po nga ky dikaster.

Me një tjetër shkresë të nxjerrë me datë 5 janar 2006 po nga Ministria e Mbrojtjes, rezulton se në listën e pronave që përfshihen në planin e përhapjes është edhe ish-klubi sportiv Partizani. Shkresa, bie po ashtu në kundërshtim edhe me Listën e Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura, miratuar nga zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Luan Hoxha.

Pak muaj, pasi Malltezi ishte caktuar përfaqësues nga pronarët, ai kishte nënshkruar një kontratë kontratë sipërmarrjeje me biznesmenin Fatmir Bektashi, me qëllim që kompania e tij të niste ndërtimin e pallateve në tokën, ku ende ishte ekzistues Kompleksi Partizani.

Dhe mbi të gjitha nuk kishte ende një shkresë që ky kompleks të privatizohej apo të dilte nga inventari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është Fatmir Bektashi. Familjet i japin të drejtë dhe kompetencë të plotë Jamarbër Malltezit që ndër të tjera edhe të lidhet me firma ndërtuese, të përcaktojë përqindjen e ndërtimit, të nënshkruajë kontratën e parë që vë në dispozicion të firmës ndërtuese truallin e tyre etj.

Këtu nis sipas SPAK, implikimi i ish kryeministrit Sali Berisha. Me 8 qershor 2006, Bashkia Tiranë, e cila drejtohej nga Edi Rama, sot kryeministër i vendit dhe rival politik me Sali Berishën, vendosi që zona sportive ku ndodhej klubi Partizani, të kthehej në truall për ndërtim. Sipas gjykatës, vendimi i Bashkisë për ndryshimin e destinacionit të pronës në fjalë, nuk lejohej nga ligji i Urbanistikës.

Gjykata nuk e përmend me emër Edi Ramën, por në cilësinë e kryetarit të KRRT-së, Bashkia Tiranë. Ky vendim, u miratua nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, të krye të të cilit ishte Sali Berisha.

Por pavarësisht parashikimit të mësipërm ligjor, me vendimin nr. 132 datë 8 Qershor 2006 të kryetarit të KRRT-së, Bashkia Tiranë u vendos ndër të tjera që, të miratohet kërkesa për ndryshim të destinacionit për zonën rruga ‘Frosina Plaku’ dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive në zonë banimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas miratimit nga KRRTRSH-ja. Vendimi i mësipërm u miratua nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, me kryetar Sali Berisha. Vendimi mban nr. 4 datë 21 Nëntor 2006.

Pavarësisht vendimit të mësipërm, ngërçet ligjore për kthimin e kësaj prone te ish-pronarët ishin akoma të pranishme. Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes, i kishte ndezur dritën jeshile privatizimit, kishte një paqartësi mbi qenien apo jo në plan përhapje të Klubit të Futbollit Partizani, deri në miratimin e planit të ri të përhapjes. Ministria e Mbrojtjes kishte bërë përpjekje që Klubi i Futbollit Partizani, të kalonte në administrim të Komandës Mbështetëse Logjistike dhe të regjistrohet si pronë.

Në shtator 2006 shefi i shtabit, Gjeneral Lejtnant Pëllumb Qazimi, kërkon me shkresë që Komanda e Mbështetjes Logjistike, të marrë në përgjegjësi administrimi dhe të regjistrojë pronën me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani, Tiranë.

Sipas SPAK, kjo kërkesë për marrjen në përgjegjësi administrimi nga Komanda Mbështetëse dhe për regjistrimin e pronës, mbetet e pazbatuar për një kohë të gjatë.

Po ndërsa ky ngërç ligjor pritej të kthehej kundër ish-pronarëve, SPAK thotë se në ndihmë të tyre, vjen Sali Berisha, i cili bëri ndryshime të nevojshme ligjore, që favorizonin dhëndrin e tij.

Në qershor të 2008, Këshilli i Ministrave propozoi në parlament ndryshime në ligjin Për Sportin. Në këtë ligj, parashikohej, që “terrenet sportive, mund të privatizoheshin nga pronarët e truallit”.

Në relacionin shoqërues të ligjit thuhej se: ndryshimi është në përputhje me politikën qeveritare, për zhvillimin e sportit, rritjen e shërbimit cilësor, për arritjen e niveleve të larta në sport”. Gjykata evidenton se qëllimi nuk ishte sporti, por ngritja e ndërtimeve shumëkatëshe.

Një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave, që sipas SPAK ishte në favor të dhëndrit të Berishës, është ai i dhjetorit 2008. Ku parashikohej që pronat shtetërore privatizoheshin duke u paguar 20% me lekë dhe 80% me bono privatizimi.

Në këtë mënyrë – pjesa shtetërore e ish klubit sportiv – u privatizua me çmim më të ulët.

Përfshirjen e letrave me vlerë në privatizim për ish-pronarët, e propozoi në Këshillin e MInistrave Genc RUli dhe u prit me entuziazëm nga Sali Berisha.

Sali Berisha: Po, e di, keni zgjidhur çështjen e ankandit.

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bëj avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Përmes ndryshimeve në ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i propozuar nga Këshilli i Ministrave në kohën që shtetasi Sali Berisha ka qenë Kryeministër, sipas SPAK ishte favorizues për dhëndrin e tij. U zgjat afati që familjet të depozitonin kërkesa të reja për kthimin e pronës, dhe po ashtu u bënë edhe ndryshime të tjera që përkonin me interesat e familjeve të mësipërme. Në këtë ligj parashikohej se: “Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës…..”.

SPAK thotë se “u ndryshuan edhe dispozitat në lidhje me organet shtetërore për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, duke u rritur pushteti i Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit”.

Pasi vendosi në varësinë e tij, Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe emëroi si drejtoreshë të kësaj agjencie Justina Boriçin. Ish vartësja e Berishës e cila u pyet nga SPAK iu rrëfeu prokurorëve, se fill pasi mori drejtim in e Agjencisë, asaj iu rekonanduan nga zyra e kryeministrit, emërimi i disa zyrtarëve, të cilët u angazhuar menjëherë në procedurën e privatizimit të pronës ku kishte interes Malltezi. Një prej tyre ishte edhe drejtoresha e  Zyrës Rajonale të AKKP, Dhurata Hoxha (Çela).

Justina Boriçi: Nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim. Nuk më kujtohet saktësisht se kush e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…

Sipas SPAK, një dyshim i arsyeshëm, që krijon bindjen se privatizimi i Kompleksit ‘Partizani’, po kërkohej me ngulm nga lart është edhe fakti që kërkesa për kthimin e kësaj prone ishte e para që u mor në shqyrtim nga Agjencia Rajonale e Kthimit të Pronave. Gjë që konstatohet edhe nga dëshmia që ka dhënë një nga specialistët e zyrës.

Tetis Lubonja: Me Jamarbër Malltezin kam njohje, pasi me këtë të fundit kemi pasur shoqëri dhe aktivitete të përbashkëta.  Unë kam pasur dijeni që Jamarbëri ishte një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, sepse nga e ëma ishte Begeja. Ne na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhërin e saj.

SPAK thotë se jo vetëm institucionet u vendosën në dispozicion të Jamarbër Malltezit, por pati edhe tentativa për të korruptuar drejtuesit e klubit, që bëheshin pengesë për privatizimin e pronës, ndërsa ushtarakët që refuzuan urdhrat nga lart u shkarkuan nga detyra, siç ishte rasti i GJeneral Vladimir Qirjazit, historinë e të cilit do ta rrëfejmë me poshtë.

Isa Tare, një nga figurat e njohura të Klubit Partizani, rrëfeu për hetuesit se iu afrua ryshfet që të jepte pëlqimin për privatizimin e pronës. Por që nuk pranoi, duke marrë përsipër edhe barrën e shkarkimit nga detyra.

Isa Tare: Kur erdhi në pushtet kryeministri Sali Berisha në vitin 2005, mua më hoqën nga puna, duke më shkarkuar, pa ndonjë motiv. Kujtoj që në atë kohë më ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri e cila më sugjeroi që të bëheshim shoqëri aksionere. Unë nuk pranova se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.Në dijeninë time, ish-pronarët të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në kohën që unë isha drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportësh Partizani tu dorëzohej ish pronarëve. Në këtë moment mua më është afruar njëri nga këta ish-pronarë, emri i cilit nuk më kujtohet, dhe më ka ofruar që të më jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kushtin që unë të shprehja dakordësinë që atë pronë ta merrnin ish-pronarët.

Por a u ndal ndikimi i z.Berisha mbi institucionet vetëm me këto që u shpjeguan më lart me qëllimin që dhëndri të privatizonte pronën e shumëlakmuar? SPAK thotë se presionet vazhduan derisa qëllimi u arrit.

Siç është shpjeguar më herët, ish-Klubi Sportiv, Partizani ishte nxjerrë nga plani i përhapjes dhe vendosjes, ku Komanda Mbështetëse kishte tentuar ta regjistronte si pronë, por nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme i përgjigjej se kishte mbivendosje. Ndërkohë që vitet kalonin, Kompleksit sportiv që u shemb përfundimisht në vitin 2008 po shkonte drejt një rrënimi, duke çuar edhe në degdisjen e Klubit Sportit të Futbollit Partizanit, që u gjend papritur pa terrene sportive stërvitore, por edhe shkatërrimin e Klubit Shumësportësh, që kishte bërë historinë kombëtare, në shumë disiplina sportive.

Në vitin 2000, Asambleja e Jashtëzakonshme e Klubit të Futbollit Partizani, e shndërroi atë në shoqëri aksionare. Albert Xhani, atë kohë president i Klubit të Futbollit Partizanit, synonte privatizimin dhe kishte vënë në kërkonte privatizimin e aseteve të klubit, por pa mundur tja dalë dot.

Në vitin 2008, pikërisht në kohën që nevojitej edhe shpallja e privatizimit, Ministër i Mbrojtjes, emërohet Gazmend Oketa. Ministri nuk i kishte nisur ende diskutimet për çështjen ‘Partizani’, ndërkohë që pas ndryshimeve që ishin bërë me vendim të kësillit të Ministrave, ne qershor të 2008 vendos të bëhej edhe një vlerësim për gjendjen e pronës. Në ldihje me këtë, për vlerësimin caktohen dy ekspertë, ku Elvira Aliaj ishte një prej tyre.

“Kur kemi shkuar në terren nuk kemi gjetur njeri, ambienti ishte bosh. Jamarbër Malltezin e njoh por nuk kam asnjë lloj marrëdhënie me të. Kur kam bërë raportin e vlerësimit nuk e kam ditur se ky ishte trashëgimtar i familjeve pronare. Më vonë, nga media kam mësuar se ky shtetas është trashëgimtar i familjes Begeja. Pasi u bë edhe vlerësimi i pronës me një çmim qesharak për truallin, në këtë zonë të Tiranës, pretenduesit paraqesin këtë herë të drejtën e parablerjes. Kërkesë që u protokollua në Ministrinë e Financave”, ka deklaruar Elvira Aliaj.

Në shtator me një shkresë, drejtuar Ministrit të Financave, Ridvan Bode, shtetasit Urim Muja drejtor i AKKP, trashëgimtarët e familjeve pronare Begeja, Saliaga, Vaqarri dhe Alimehmeti, paraqesin kërkesën për ushtrim të së drejtës së parablerjes.  Këto familje, sipas kërkesës, përfaqësojnë mbi 86.6 përqind të truallit nën objekt të Klubit të Futbollit Partizani.

Blerja e Klubit të Futbollit, rezulton se është marrë përsipër nga shoqëria “Kontakt” sh.p.k. Më 26 shtator 2008 nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitje së Pronës Publike, është ngritur Komisioni për Verifikimin e Dosjeve të Vlerësimit për objektet në privatizim me pronar. Por, ndërsa Këshilli i Ministrave i kishte kopsitur letrat e veta për sa i përket privatizimit të klubit Partizani, duket se problemi qëndronte te Forcat e Armatosura, aty ku po hasnin kundërshtime nga drejtuesit.

“Në periudhën 2008-2011 kam qenë shef i shtabit të përgjithshëm. Më kujtohet se ka ardhur një shkresë nga një drejtori e instalimeve të burimeve të mbrojtjes, një memo që thoshte se kjo prona do të dorëzohej si pasojë e privatizimit. Nuk e kam ditur se klubi Partizani kishte dalë nga plani i përhapjes.”, ka deklaruar ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i tha SPAK se kërkuan regjistrimin e pronës në hipotekë, por morën përgjigje negative.

“Nga ana e drejtorisë ju vu detyrë Komandës së Mbështetjes Logjistike të aplikonte për regjistrimin e pronës pranë ZVRPP-së, ku kjo e fun dit ktheu përgjigje me arsyetimin se nuk mund të jepte certifikatën e pronës, me arsyen se kishte mbivendosje dhe se është në proces gjyqësor. Në këto rrethana kjo pronë nuk u mor në administrim nga Komanda e Mbështetjes Logjistike, pra nuk ishte bërë e mundur që nga 2007 që të merrej në dorëzim.

Më pas në dijeninë time ka dalë një urdhër i Ministrit të Mbrojtjes, a VKM nuk e mbaj mend mirë, që për regjistrimin e pronave ngarkonte Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Dua të theksoj se përveç komunikimit me shkresa unë kam pasur edhe komunikime verbale me komandantin e forcës të quajtur Vladimir Qiriazi, i cili më ka parashtruar problematikat dhe unë i kam thënë të ndiqte procedural.”, ka deklaruar Makim Malaj.

Gjeneral Brigade, Vladimir Qiriazi, me 1 Gusht 2008 u emërua si komandant i komandës mbështetëse dhe me të marrë detyrën ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se kjo pronë nuk bën pjesë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të miratuar nga Presidenti i Republikës datë 29 Gusht 2007.

“Komandanti i Komandës Mbështetëse, Vladimir Qiriazi, ka urdhëruar që në repartin ushtarak 4001 të krijohet grupi i punës për marrjen në dorëzim të pronës nr. 11 ‘Klubi i Futbollit Partizant’ por prona nuk është marrë asnjëherë në dorëzim nga ana e Komandës Mbështetëse dhe si e tillë nuk është kontabilizuar në llogarinë e Komandës. Pas shumë burokracive të panumërta, Gjeneral Brigade, Vladimir Qiriazi, informon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, lidhur takimet që kishte zhvilluar me Ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ky i fundit i kërkonte me ngulm të firmoste dorëzimin e një prone që në fakt Komanda e Mbështetjes nuk e kishte në zotërim”, thuhet në dosjen hetimore.

Me shkresën Nr.1858 Regj. datë 2 Prill 2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z.Gazmend Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se, ka refuzuar të firmosi pa marrë më parë pronën në dorëzim. Në fund të kësaj shkrese ai ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes.  Në këtë shkresë Vladimir Qiriazi është shprehur se, Ministri i ka kërkuar atij që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij, por vetë Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, mohoi në dëshminë e tij në SPAK, që ti kishte bvrë presion Vladimir Qiriazit, në lidhje me firmën që ai duhet të hidhte.

“Takimi është bërë, por deklarata se unë i kam kërkuar të firmoste pasi më kërkohej edhe mua, është absolutisht e pavërtetë. Unë si ministër kam nxjerrë urdhër. Ndërsa Vladimir Qiriazi shkëmbente shkresa me institucionet, përfshirë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, SPAK thotë se duke shfrytëzuar një kërkesë-ankesë të familjeve të interesuara, Sali Berisha urdhëroi një auditim në komandën Mbështetëse”, ka deklaruar Gazment Oketa.

Ankesa për strukturën e forcave të armatosura, i ishte drejtuar Departamentit Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, që drejtohej nga Oerd Bylykbashi. Teksa SPAK kërkoi për origjinalin e kësaj kërkese, gjeti të protokolluar vetëm një fotokopje të saj. Për të audituar punën e Vladimir Qiriazit, u caktua Ilir Kadiu, i cili ishte i punësuar në Departamentin Antikorrupsion, në varësi të kryeministrit, por njëkohësisht, ishte edhe trashgimtar i familjeve ish-pronare që përfaqësohej po ashtu nga Jamarbër Malltez, çka flet për një konflikt të pastër interesi.

Sic del nga dosja, auditimi u urdhërua nga Sali Berisha vetëm një ditë pasi Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, dërgoi një shkresë drejtuar komandës mbështetëse për dijeni ministrit Gazmend Oketa, ku parashtrohej se urdhri për administrimin e pronës nuk ishte zbatuar.

|Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm nga Kryeministri Sali Berisha, i cili më datë 16 Prill 2009 nxjerr urdhërin Nr. 1289 Prot, “Mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Programi i kontrollit është përgatitur nga drejtor Oerd Bylykbashi dhe miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gjergj Lezhja, ndërsa Ilir Kadiu edhe pse në konflikt interesi e koncepton programin.

Sipas SPAK, Kryeministri Berisha ushtroi të gjithë pushtetin e tij më qëllim që Komanda Mbështetëse të bindej dhe të firmoste kontratën e shitjes dhe këtë e bëri duke ushtruar një kontroll të befasishëm në këtë Komandë.”, thuhet në dosjen hetimore.

Në rastin konkret, Sali Berisha, ka përdorur funksionin e tij si Kryeministër, për të ushtruar presion ndaj Komandës Mbështetëse, nëpërmjet një kontrolli, që nga kjo e fundit të merrej në administrim prona dhe të dorëzohej duke u nënshkruar edhe kontrata e shitjes. Ashtu siç pritej, kontrolli i befasishëm gjeti përgjegjës, shefin e komandës Mbështetëse, Vladimir Qiriazi, ushtaraku që po kthehej në pengesë për shitjen e pronës.

Në zbatim të detyrimeve që ka Ministria e Mbrojtjes në këtë proces, nga ana e Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, është përgatitur korrespondenca shkresore (memo dhe autorizimi përkatës), që datojnë më datë 1 Shkurt 2009, drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në vijim pasqyrohet se Komanda Mbështetëse, me inisiativën e saj ka ndërprerë procedurat për regjistrimin e pronës dhe ndërprerja e këtyre procedurave si dhe heqja nga administrimi i pronës është kompetencë e SHPFA. Përsa me sipër, gjejnë përgjegjës shtetasin Vladimir Qiriazi për veprime të kryera në kundërshtim me ligjin.

Shefi i Komandës Mbështetëse, Vladimir Qiriazi, i është drejtuar këtë kohë Këshillit të Ministrave të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, ku të gjithë kontrollin e ushtruar dhe gjetjet i cilëson si antiligjore.

Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, me shkresën Nr. 2867/2 Regj. datë 22 Maj 2009 i ka kthyer përgjigje Këshillit të Ministrave, Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion, në lidhje me Raport Kontrollin, ku ka konstatuar se, ky raport është tendencioz dhe i paargumentuar, pasi kërkon të përligjë zbatimin e një detyre dhe urdhri aspak ligjor dhe nuk janë marrë parasysh observacionet e argumentuara ligjërisht.

Vladimir Qiriazi, kërkoi takim edhe me Presidentin këtë kohë të Republikës, Bamir Topi, ku në takimin me këtë të fundit, i shpjegoi atë që po ndodhte. Qiriazi që tha për SPAK se në përfundim të këtij takimi, Presidenti Bamir Topi i dha të drejtë në argumentet e tij.

“Unë i kam bërë një shkresë Presidentit Bamir Topi lidhur me problematikat që më ishin shfaqur, ku në këtë shkresë e informoj për punën që ka bërë komanda logjistike deri në këtë periudhë dhe për problemin që më ka ndodhur me klubin ‘Partizani’. Shkresa më duket se është rreth datës 26 Maj 2009. Më kujtohet se takimi ka qenë ditë e premte, ora 10.30, më duket se ka qenë data 29 Maj 2009. Në këtë takim kam biseduar me Presidentin Bamir Topi rreth një orë, duke qenë vetëm e më pas edhe në prani të juristëve të Presidentit. Më kanë dhënë të drejtë në praktikën e punës dhe atë që unë nuk duhet të firmosja një dokument që nuk ishte ligjor”.

Por tashmë për Vladimir Qiriazin kishte nisur hakmarrja, pasi për të ishte firmosur një urdhër ndëshkimi.

“Mbaj mend që jam thirrur në një takim në Ministrinë e Mbrojtjes ku kam qenë unë, Ministri Gazmend Oketa dhe disa pjesëtarë te stafit të tij. E kam sqaruar ministrin dhe personelin e tij dhe ju kam thënë pse firmosja për dorëzimin e klubit sportiv Partizani ishte jashtë kompetencave të mia dhe përgjegjësisë sime. I kam thënë ministrit Gazmend Oketa që prona i përket Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumë mirë mund ta firmosë personeli juaj, një anëtar i kabinetit juaj, konkretisht drejtori i kabinetit. Ata, të gjithë personat që ju përmendët më sipër, u nervozuan kur unë e thashë këtë gjë dhe u krijua një situatë debati.  Ministri i nxorri jashtë të gjithë dhe ngela vetëm me të.  Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur”, por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Më tej ai më tha se kjo gjë mund te shkonte deri në masë se faktikisht në raportin e komisionit të auditit Ministrit Oketa i kërkohej që unë të ndëshkohesha me masë disiplinore”, ka deklaruar Vladimir Qiriazi.

Dhe shkarkimi nuk duket se vonoi. Vetëm disa muaj pas këtij debati, gjeneral brigade Vladimir Qiriazi, me dekretin nr. 6231 datë 2 Shtator 2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shtetasit Bamir Topi, gjeneral brigade Vladimir Qiriazi, shkarkohet nga detyra. Ai zëvendësohet në këtë detyrë, nga Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, emërohet Komandant i Komandës Mbështetëse, ky i fundit, ka qëndruar në këtë detyrë deri më datë 1 Mars 2010.

Detyrën tashmë për të mbyllur procedurën e kalimit të pronës nga Komanda Mbështetëse te ish-pronarët e merr pikërisht drejtuesi i ri i kësaj komande, i cili autorizohet nga ministri i ri i Mbrojtjes, Arben Imami, të nisë me urgjencë procedurat e zvarritura në kohë. Në tetor të vitit 2009, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami që pasoi në detyrë Gazmend Oketën autorizoi Komandantin e Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade z. Xhemal Gjunkshi të përfaqësojë Ministrinë e Mbrojtjes për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës ish-klubi ‘Partizani’.

Pas këtij urdhri, Gjunkshi nxjerr urdhër për marrjen e pronës në dorëzim dhe ngre grup pune.

“Në javën e parë të emërimit të komandantit bashkë me përgjegjësin e sektorit Naim Ramaj jemi thirrur nga gjenerali, Xhemal Gjunkshi për t’u paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes tek zyra e Këshilltares Ekonomike të Ministrisë së Mbrojtjes, për të sqaruar edhe njëherë një herë mosmarrjen në dorëzim të kësaj prone. Në atë kohë, ministër i Mbrojtjes ka qenë Arben Imami”, ka deklaruar Nikollë Tushi.

Më datë 16 Tetor 2009 është bërë dorëzimi i pronës, ku Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar nga Gjeneral Brigade Z. Xhemal Gjunkshi dhe marrësit janë trashëgimtarët Begeja, shtetasi Jamarbër Malltezi dhe Bashkim Bekteshi, si dhe trashgimtarët e tjerë.

Më datë 26 Tetor 2009 të nënshkruar nga Komandanti i Komandës Mbështetëse Xhemal Gjunkshi, i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, dhe për dijeni Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Drejtorisë Logjistike, duke informuar se për pronën 11 ka përfunduar procedura e privatizimit dhe firmosja e kontratës së shitjes.

Pas peripecish të shumta, Këshilli i Ministrave i drejtuar atë kohë nga kryeministri Sali Berisha, mundi ta kalojë pronën nga Ministria e Mbrojtjes te ata që quheshin familjet pretendente të truallit. SPAK në hetim të kësaj çështje gjeti edhe të tjera shkelje, siç ishte edhe përvetësimi i pishinës së Klubit Partizani nga familja Begeja, që nuk e posedonte këtë truall. Por edhe mbivendosje të metrave katrorë, duke favorizuar ndjeshëm këtë familje.

Sipas dokumenteve të siguruara nga SPAK, nis edhe interesimi i kompanisë së ndërtimit së ndërtimit ‘Kontakt’ për të ndërtuar në zonën ku ndodhej Kompleksi Shumësportësh ‘Partizani’. Kompani e cila kishte si administrator të saj, shtetasin Fatmir Bektashi, që njëkohësisht ishte edhe një nga trashgimtarët pretendues të truallit në fjalë.

Me vendimin e ortakut të vetëm datë 14 Tetor 2000, shtetasi Luan Leka, ka vendosur shitjen e kuotave të kapitalit themeltar në masën 100 % shtetasit Fatmir Bektashi, dhe është caktuar si administrator po shtetasi Fatmir Bektashi. Pasi Fatmir Bektashi, bleu kuotat e shoqërisë “Kontakt” sh.p.k., ka nisur edhe interesimi për kryerje ndërtimesh në territorin që u ishte kthyer tashmë familjeve Begeja dhe Vaqarri.

Më datë 19 Maj 2008 themelohet shoqëria ‘Homeplan’ sh.p.k. Kjo shoqëri krijohet nga ortaku i vetëm Fatmir Bektashi. Rreth pesë muaj më vonë nga krijimi i shoqërisë Homeplan sh.p.k., ai lidh aktmarrëveshje për pjesmarrjen në investim ndërtimi të kompleksit ‘Begeja”.

Rezulton se Jamarbër Malltezi ishte një aksioner në hije në kompaninë “Homeplan”. Deri në vitin 2018 kompania ishte nën pronësinë e Fatmir Bektashi dhe ai nënshkruante çdo vendim të aksionerit dhe për shpërndarjen e dividentit.

Sekuestrimi i kompjuterëve në zyrën noteriale Pustina, ju dha mundësinë prokurorëve të zbulonin se Jamarbër Malltezi, nisur nga një aset modest i trashëguar prej 113.7 metra katrorë tokë, të përfitonte 5.4 milionë euro brenda pak vitesh. Në dokumentet që studio noteriale nuk e kishte dorëzuar në institucionet shtetërore, ishin mbajtur shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin, në një kohë që ai nuk ka qenë ligjërisht, ortak i shoqërisë. Ndaj prokurorët ngejnë dyshime se aksionet dhe dividentët e përfituar nga Jamarbër Malltezi, janë në shkëmbim të vendimeve favorizuese të shtetasit Sali Berisha, kryeministër.

Nga dokumentet e sekuestruara, pranë studio Pustina, ka rezultuar se janë gjendur disa tabela dhe disa shkresa në të cilat përshkruhen rakordimet e kryera, për të konkluduara të dhëna që përmblidhen ndër të tjera me emërtimin ‘divident’. Më konkretisht rezulton se në tabelën ‘Jamarbër Malltezi’, total pagesa për Divident 2011-2022’ e cila është një tabelë me të dhëna të rakorduara. Në lidhje me këto pagesa, nuk konstatohet që të jenë pasqyruar në dokumentat e deklaruara rregullisht të shoqërisë, si shpërndarje dividenti, por evidentohen në këto tabela që mesa konstatohet mbahen për llogari të dokumentimit të veprimeve të fshehta që kryhen me këtë shoqëri.

SPAK hetoi edhe deklaratat e pasurisë së Argita Malltezit bashkëshortes së Jamarbër Malltezit, vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha.

“Në vitin 2011, nga verifikimi i deklaratave të dorëzuara nga shtetasja Argita Malltezi pranë ILDKPKI-së si person i lidhur, rezulton se nuk është deklaruar nga ana e saj ndonjë e ardhur si divident nga shoqëria ‘Homeplan’, kurse shtetasi Jamarbër Malltezi nuk ka deklaratë vjetore për këtë vit. Po kështu në vitin 2014 Argita Malltezi nuk ka deklaruar të ardhura nga dividentë, por siç shpjegon SPAK, Jamabër Malltezi për shkak të pozicionit si një prej anëtarëve të Grupit Strategjik për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës, familja Begeja dhe Vaqarri kanë vazhduar ti japin para në mënyrë të fshehtë.

Aktet e shoqërisë vijojnë të nënshkruhen nga ortaku i vetëm Fatmir Bektashi, dhe dhënia e parave shtetasve Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, kryhet në forma të fshehta, por duke u pasqyruar si dividentë, për efekt mbajtje llogarish, në dokumenta që nuk dorëzohen në organet përkatëse”, thuhet në dosje.

Fatmir Bektashi i pyetur nga SPAK pranoi se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e kompanisë, pavarësisht se kur janë pasqyruar të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Unë i qëndroj deklarimeve të mia se shoqëria Homeplan sh.p.k. është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta do të ishin investitorë, por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht. Lidhur mbi gjetjet e mësipërme, SPAK mendon se Jamarbër Malltezi, duke shfrytëzuar lidhjet e tij me kryeministrin e kohës Sali Berisha, ka shfrytëzuar pushtetin e këtij të fundit, për tu paraqitur si investitor në një kompani, e cila u krijua pikërisht për të ndërtuar në truallin ku dikur ishte vendosur Klubi Shumësporttësh Partizani”, ka deklaruar Fatmir Bektashi.

Godina të cilat në vitin 2010 u rrafshuan dhe trualli u kaloi pronarëve pretendentë,

“Fatmir Bektashi dyshohet se për ‘Korrupsioni”, pasi është pikërisht ky shtetas, në bashkëpunim Jamarbër Malltezin, për arritjen e qëllimit, që ka qenë shfrytëzimi i territoreve sportive për realizimin e ndërtimeve, nëpërmjet shoqërisë Homeplan sh.p.k. i ka siguruar këtij të fundit, dhënien e përfitimeve të paligjshme.

Jamarbër Malltezi është paraqitur si investitor në kryerjen e punimeve, ndërkohë që në të vërtetë nuk ka kryer asnjë investim, por ka kryer vetëm veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar të paligjshëm”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas SPAK, nga ana e shtetasit nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, nëpërmjet miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në funksion të realizimit të interesave të pesë familjeve ish-pronare, ku përfitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi. Po kështu, nga ana e këtij shtetasi nën hetim janë kryer kontrolle administrative, që kanë rritur presionin ndaj organeve respektive, për të vijuar me procedurat e privatizimit të pronave objekt hetimi.

The above criminal offense is suspected to have been committed in collaboration between the citizens under investigation Jamarbër Malltezi and Sali Berisha, precisely because of the special relationship between them (son-in-law). The investigated Sali Berisha has carried out actions for the realization of illegal monetary benefits of the investigated Jamarbër Malltezi, through the functions he exercised due to his duty as Prime Minister of the time. But former Prime Minister Berisha, today head of the Democratic Party's Re-establishment, has opposed these accusations. He described these accusations as a political attack by the duo Rama-Taulant Balla.

"As I have been informed, accusations of passive corruption and money laundering have been brought against me... no, I'm sorry... Regarding these accusations, I declare at the beginning that they are absolutely baseless and genuine political attacks on Edi Rama and not only him. Edi Rama thinks that by committing his prosecution against me and detaining my family members as political opponents, at the moment when the opposition has started more determined than ever, the battle without return for the restoration of true political pluralism, the restoration of free voting and the salvation of Albania from the regime of the narco state, the first and only in Europe, will be able to curb, will be able to hit the opposition action", stated Sali Berisha at the press conference held on October 21 of this year.

Former Prime Minister Berisha also spoke about the accusations raised by SPAK against his son-in-law, Jamarbër Malltezi, where he targeted the prosecutor of the case, Enkelejda Millonai.

"Jamarbër Malltezi has never been called in his life by any prosecutor or judge for any case. For 3 years, with a false lawsuit filed by Taulant Balla, the SKAPI of the Party has investigated the privatization of the Partizani club, and precisely because they could not find a single violation, they never dared to call it to the Prosecutor's Office, but preferred to spread news of fake with misused journalists of the government yard allegedly for abuses. Months ago, the Prosecutor of SKAP, the biological sister Taulant Begojaris, Mellonai or whatever she is called, seized the computers of the company that kept the accounting of Jamarbë Malltez's activity and went to court to defend this act by deceiving the judge and the court. Berisha stated at the press conference.

As the details from the investigations continue to come to light, the process against Sali Berisha is expected to be one of the most interesting of the 30 years of democracy, where once again a former prime minister will face justice, who will have to clear the image of him from a serious charge. But also for one fact, because it was the prime minister who came with the hope that in Albania, democratic developments would also fight corruption at the highest levels. /Balkanweb

Lini një Përgjigje