
Part one
The tragic accidents that occurred on Sunday evening, March 22, 2026, in the space of a few hours – the first near Drashovica along the Kotë-Vlorë axis with three victims and the second in Divjakë – as well as the successive road crashes in these first three months of the year in districts such as Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Lezha, Mirdita, Tirana, Librazhdi, Elbasan, Lushnja and even Tepelena, seem to have become a “chorus” or a frightening “routine” that is taking human lives on a scale comparable to a war. The year 2026 began with this bitter taste on its second day. On the morning of Friday, January 2, a violent collision between two vehicles on the Lezhë-Shkodër axis, near the village of Gocaj, claimed the lives of spouses Elona and Petrit Florini, 45 and 53 years old, a teacher and a police officer, respectively.
While we are familiar with this “black list” of accidents every day through real-time media reports, it should be noted that such events, often of equally tragic proportions, have accompanied the country even before the 1990s. During the communist regime of Enver Hoxha and his successor, Ramiz Alia, hundreds of people lost their lives on the roads of Albania, but as is known, those events were never made public. On the contrary, they were considered “State Secrets” and absolute silence reigned over them.
Based on this shocking analogy, in this article we are publishing some of the car accidents that occurred in different districts of the country during the 70s and 80s, where dozens of people died. Through these archival documents, we will get to know the names of dozens of Albanians who lost their lives on the curves of Gomsiqe in Puka, Krrabë in Elbasan, Potom in Skrapar, Batër in Dibrës, Shpal in Mirdita, Kudhë in Himara, or the ravines of Leshnica in the district of Saranda, etc., completing a painful and little-known chapter of daily life in Albania of the past half century.
We are informed about these past tragedies by secret archival documents extracted from the Archives of the Ministry of Interior (already declassified), which are published for the first time and with the relevant facsimiles by Memorie.al.
SECRET OPERATIONAL COMMUNICATION OF THE MINISTRY OF INTERIOR DATED 14 DECEMBER 1973, NOTIFYING THE CAR ACCIDENT THAT OCCURRED ON THE TIRANA – ELBASAN ROAD
PEOPLE'S SOCIALIST REPUBLIC OF ALBANIA SECRET
MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS Copy No. 1
DIRECTORATE OF ADMINISTRATION AND STUDIES Tirana, on 14.12.1973
OPERATIONAL COMMUNICATION NO. 294
Elbasan
Më 13.12.1973, ora 15.00, në rrugën automobilistike Tiranë –Elbasan, në afërsi të katundit Petresh – Elbasan, u rrëzua makina e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, me targa 39 – 79, “Gaz”, që drejtohej nga shoferi Mehmet Allmuçaj, lindur dhe banues në Tiranë, vjeç 27. Nga rrëzimi i makinës gjeti vdekjen Enver Palluqi, vjeç 52, lindur dhe banues në Elbasan, drejtor i shkollës së natës në gjimnazin “Qemal Stafa” në Elbasan dhe u plagosën Todi Pali Tola, vjeç 37, oficer në repartin ushtarak Nr. 9909 në Gramsh, Gani Sami Kamberi, vjeç 26, nga Shirgjani i Elbasanit, shofer në kooperativën bujqësore, Fatmir Et’hem Bedolli, vjeç 33, nga Elbasani, brigadier në fabrikën e çimentos si dhe shoferi Mehmet Allmuçaj. Të plagosurit ushtruan në spitalin e Elbasanit. Sipas verifikimeve që bëri grupi operativ, rezultoi se makina ka pasur shpejtësi dhe në afërsi të kthesës frenoi, por doli jashtë rruge dhe u rrëzua 50 m. në greminë.
DREJTORI
PILO SHANTO
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 25 PRILL 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN E RËNDË AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN PEZË E VOGËL – NDROQ, KU HUMBËN JETËN 5 USHTARË DHE U PLAGOSËN 2 TË TJERË
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE Tiranë, më 26.4.1974
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 97
TIRANA
Më 25.4.1974, ora 10.00, në rrugën automobilistike Pezë e Vogël – Ndroq, u përmbys makina “ZIL”, e parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me targë Tr 11–35, me rimorkio, që drejtohej nga shoferi Avdulla Dervishi, e cila ishte e ngarkuar me rërë dhe kishte mbi ngarkesë 6 ushtarë dhe dy civilë përpara.
Nga ky aksident gjetën vdekjen ushtarët: Bardhyl Mehmet Zhurti, nga Vendresha e Dytë e Skraparit; Hasan Rrapo Spaho, nga Samatica e Beratit; Sherif Islam Zorraj, nga katundi Lohje – Shkodër; Sami Nuredin Kurti, nga katundi Luz i Madh Durrës; dhe Berti Filip Toska, nga Fieri, ndërsa shoferi dhe ushtar Hetem Musa Laze, kanë pësuar goditje në pjesë të ndryshme të trupit, të cilët u shtruan në spital. Dy civilët nuk pësuan gjë. Aksidenti ndodhi për faj të shoferit, se ka shkelur rregullat e qarkullimit.
ZV.DREJTORI
SHKËLZEN BAJRAKTARI
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 8 GUSHT 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË FSHATIN POTOM TË SKRAPARIT, KU HUMBI JETËN 1 VAJZË DHE U PLAGOSËN RËNDË 22 TË TJERË
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DEGA E PËRGJITHSHME Tiranë, më 8.8.1974
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 185
SKRAPARI
Më 7.8.1974, ora 04.45, në afërsi të katundit Potom, në vendin e quajtur “Borovë”, u rrëzua dhe ra në një greminë 70 m. kamioni “ZIS’ me targë BR 69-75, që drejtohej nga shoferi Rapush Dauti, nga Berati, në të cilën udhëtonin për në Helmës 32 persona. Nga ky aksident humbi jetën Merushe Osman Dervishi, vjeç 19, nga katundi Sheqëz Berat, kooperativiste, dhe u plagosën 22 të tjerë, 7 nga të cilët rëndë. Ata u shtruan në spital.
Në gjendje më të rëndë ndodhej Nazike Hysen Çaushi, 19 vjeç, lindur dhe banuese në “Qytetin Stalin”, punëtore në Kombinatin “Mao Ce Dun”, Ndini Llazi Mata, vjeç 22, lindur në Berat dhe banues në katundin Çiflik-Berat, kooperativist dhe Hajrulla Rexhep Harusha, vjeç 21, nga Shkodra, ushtar në repartin 4832 Berat. Këta u transportuan me helikopter për në spitalin e Beratit. Në vend ka shkurra grupi operativ dhe deri në datën 8.8.1974, ora 07.00, nuk ka dhënë asnjë njoftim.
ZV. DREJTORI
SHKËLZEN BAJRAKTARI
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 20 GUSHT 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN E RËNDË AUTOMOBILISTIK NË LESHNICË TË SARANDËS, KU HUMBËN JETËN 9 PERSONA DHE U PLAGOSËN 19 TË TJERË
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE Tiranë, më 20.8.1974
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 195
SARANDA
Më 19.8.1974, në vendin e quajtur Kelsua të katundit Leshnicë, u rrëzua kamioni “ZIS” me targë VL 51-57 i ndërmarrjes së Bonifikimit Vlorë (sektori Sarandë), që drejtohej nga shoferi Koço Vangjel Pasho, vjeç 32, lindur dhe banues në fshatin Senicë – Sarandë. Nga ky aksident mbetën të vdekur; 1) Theodhor Qirjazi, vjeç 53; 2) Piro Lezo, vjeç 25; 3) Kosta Lezo, vjeç 47; 4) Thoma Papathopi, vjeç 51; 5) Filip Milo, vjeç 23; 6) Theodhor Baraj, vjeç 23; 7) Thimio Gravo, vjeç 39; 8) Qirjako Papa, vjeç 28; 9) Ziso Pasho, vjeç 40 dhe 19 të tjerë u plagosën, dy nga të cilët rëndë. Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur për faj të shoferit. Ai është plagosur dhe është në spital. Në vend ka shkuar grupi operativ.
ZV. DREJTORI
SHKËLZEN BAJRAKTARI
SHËNIMI I HYSNI KAPOS ANASH KOMUNIKATËS OPERATIVE, MBI AKSIDENTIN E RËNDË TË NDODHUR NË FSHATIN LESHNICË
Të shikojmë konkluzionin e shokëve që kanë shkuar në vend dhe të merren masa. Plus ta përgjithësojmë në shkallë republike
Hysni Kapo
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 15 TETOR 1975, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK ME 4 VIKTIMA NË VENDIN E QUAJTUR RAFAT – DUKAGJIN, NË RRUGËN E MALËSISË SË SHKODRËS
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DEGA E PËRGJITHSHME Tiranë, më 15.9.1975
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 217
SHKODËR
Më 12.9.1975, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur Rafat-Dukagjin, u rrëzua rreth 80 metra në humnerë, makina “Gaz – 69”, me targë SH 25-63, e ndërmarrjes Zunkth-Kashta- Shkodër, që drejtohej nga shoferi Zef Ded Mirashi, vjeç 30. Nga ky aksident mbetën të vdekur; 1) Suzana Hamdi Kastrati, vjeç 36, drejtoreshë e asaj ndërmarrje; 2) Zef Pal Kola, vjeç 43, anëtar partie, nëndrejtor i shkollës së mesme Ekonomike; 3) Ferdinand Nush Paci, vjeç 35, piktor dhe 4) shoferi, lindur dhe banues në Shkodër. Paraprakisht, grupi operativ mendon se aksidenti ka ndodhur se koka ka qenë e keqe, me shi dhe mjegull të dendur.
PËR KRYETARIN E DEGËS
PILO SHANTO
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 22 PRILL 1976, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN PUKË – FIERZË, KU HUMBËN JETËN 5 OFICERË DHE U PLAGOSËN DISA TË TJERË
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DEGA E PËRGJITHSHME Tiranë, më 22.4.1976
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 96
PUKA
Më 21.4.1976. në ora 17.00. në rrugën automobilistike Pukë-Fierzë, në kthesat e Pavalisë, u rrëzua gaz-vetura e Korpusit të Pukës, me targa UP-040464 që drejtohej nga shoferi Neim Osman Kadria nga Shkodra, e cili ra në një lartësi 150 metra. Nga ky aksident mbetën te vdekur oficerët Islam Kutbi Kapaj, vjeç 41, nga fshati Bënçë Tepelenë, shefi i Artilerisë së Korpusit të Pukës, Lefter Sotir Dhimo, vjeç 28, nga Saranda, shefi i Ndërlidhjes së repartit 9000 Tropojë dhe nënoficer Kujtim Haskaj, nga fshati Luz i Kavajës, efektiv i repartit 9718 Kavajë, vjeç 34.
Gjithashtu vdiqën në spital edhe oficerët Shefqet Melezin Derveni, vjeç 33, nga Fushë-Kruja, shefi Shëndetësisë së Korpusit të Pukës dhe Zef Ndue Kaza, vjeç 35, nga fshati Domgjon Mirditë, efektiv i Korpusit të Pukës. U plagosën lehtë, shoferi dhe oficeri Sami Veledin Zeka, mjek në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, të cilët u shtruan në spital. Në vend ka shkuar grupi operativ, një kuadër i Qarkullimit Rrugor dhe kuadro të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Shkaqet akoma nuk janë përcaktuar.
KRYETARI
PILO SHANTO
KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 30 NËNTOR 1977, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN ELBASAN – GJINAR, KU HUMBËN JETËN 12 VETA DHE U PLAGOSËN RËNDË 23 TË TJERË
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr.1
DEGA E PËRGJITHSHME Tiranë, më 30.11.1977
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 281
ELBASANI
Më 26.11.1977, rreth orës 15.30, në rrugën Elbasan-Gjinar, në fshatin Dërstillë, u rrëzua nga ura nga një lartësi rreth 6 metra, autobusi i linjës Elbasan-Gjinar, me targë EL 72-16, që drejtohej nga shoferi Mustafa Hasan Nurihana, vjeç 35, lindur dhe banues në Elbasan.
Nga ky aksident mbetën të vdekur:
1) Prena Liman Skënderi, vjeç 22, farmaciste në fshatin Zavalinë; 2) Naun Petrit Dedja, kooperativist; 3) Pren Veniam Toçi, vjeç 20, kooperativist, të tre lindur dhe banues në fshatin Zavalinë, 4) Liri Kostandin Muça, vjeç 22; 5) Dafina Lef Collodia, vjeç 23, të dy punëtorë në ndërmarrjen pyjore, lindur dhe banues në fshatin Petresh; 6) Agim Haxhi Lazareni, vjeç 30, lindur dhe banues në Elbasan, drejtor i shkollës së Zavalinës; 7) Petrit Refik Bishqemi, vjeç 28, veterinar në kooperativën bujqësore, Gjinar, 8) Polikseni Stefan Gegnosi, vjeç 24, arsimtare në Gjinar, 9) Shpresa Baftiar Memolla, vjeç 25, arsimtare në Zavalinë, lindur dhe banuese në Elbasan; 10) Petraq Zoi Pepa, vjeç 23, lindur në Vlorë dhe banues në Korçë, agronom në fshatin Poroçan-Gramsh; 11) Sotir Thanas Qirollari, vjeç 25, lindur dhe banues në Korçë, drejtor shkolle në atë fshat, dhe 12) Piro Manol Opari, vjeç vjeç 27, lindur dhe banues në Bilisht, arsimtar në fshatin Poroçan-Gramsh.
U plagosën rëndë, 1) Petrit Muharrem Boçi, vjeç 24, lindur në Tiranë, ekonomist në kooperativën bujqësore Gjinar, 2) Mark Stefan Kërçiku, vjeç 9, nxënës; 3) Vedli Ismail Subashi, vjeç 28m kryeagronom në kooperativën bujqësore Gjinar; të dy lindur dhe banues në Gjinar; 4) Donika Stefan Babi, vjeç 24; 5) Ferdie Xhevdet Qatipi, vjeç 24; 6) Zarife Anastas Skënderi, vjeç 20, dy të parat arsimtare në Gjinar, ndërsa e treta në Zavalinë, të tria lindur dhe banuese në Elbasan; 7) Kadri Sulejman Ceri, vjeç 35, lindur dhe banues në fshatin Shushicë, drejtor i shkollës së Gjinarit; 8) Kastriot Isa Hoxha, lindur dhe banues në Cërrik, arsimtar në Gjinar; 9) Raimonda Luan Skënderi, vjeç 50, lindur dhe banuese në Zavalinë; 10) Jeta Maksut Çomo, vjeç 21, lindur dhe banuese në Elbasan, farmaciste në Gjinar.
Gjithashtu u plagosën lehtë; 1) Pranvera Sotiraq Moisiu, vjeç 20, teknike ndërtimi në Gjinar; 2) Filianzi Dhimitër Zhurko, vjeç 22; 3) Fatmir Shefik Suparaku, vjeç 24; 4) Elba Thoma Gjeçka, vjeç 24, të tre lindur dhe banues në Elbasan, arsimtarë; 5) Petrit Musa Stambollxhiu, vjeç 30, lindur dhe banues në Elbasan, sekretar i byrosë së partisë në Gjinar; 6) Flora Abdyl Amati, vjeç 20, lindur dhe banues në Lleshan, zooteknike në Gjinar; 7) Aleks Jakov Balla, vjeç 15, lindur dhe banues në Gjinar, nxënës; 8) Shpresa Petro Muça, vjeç 12, lindur dhe banues në Petrash, nxënëse; 9) Vasil Kol Dedja, vjeç 57, lindur dhe banues në Zavalinë, kooperativist; 10) Behar Livan Rodhja, vjeç 20, lindur dhe banues në Shterman, agronom në Gjinar; 11) Shyqëri Selman Dakli, vjeç 19, lindur dhe banues në Shirgjan, arsimtar në Zavalinë; 12) Preng Lefter Shqau, vjeç 25, lindur dhe banues në Gjinar, arsimtar në Valas; dhe 13) shoferi.
The injured were hospitalized. Preliminary results show that the accident occurred after the car left the right lane and lost control. The driver was arrested./ Memorie.al
Degjoni o kokeleshe, degjoni. Para disa vitesh ne nje linje nga Waybridge vend posh per ne London, dite e djele e treni pothuajse bosh. Ne tryezen para meje shoh nje reviste dhe fillova te shfletoj. Nuk e njihja si reviste te zakoneshme si ato qe shiten kudo, pra ishte reviste serioze. Mes te tjerash me terhoqi nje artikull qe shkruante per Kadarene e me pas nje tjeter qe fliste per mbreterit e diktatoret qe kishin braktisur vendin e kishin rrembyer florinjte. Mes tyre ishte dhe Ahmet Zogu. Zogu nuk kishte shenjen e duarve te gjakosura por vetem qesen me florinj perkrah. I rashe gjate per tu kuptuar me mire. Pas disa faqesh me pak serioze, lexoj nje artikull qe bente fjale per aksidentet fatale ne linjat nentokesore te Londres. Ishte muaj gusht e ishin vrare deri na ate muaj 52 njerez, dmth. 1 njeri ne jave. U befasova (jo surprizova), Gjate udhetimit neper trena qellon qe eshte bllokuar linja e njftohet qe ka defekt sinjali e bajga si keto. Pra e verteta ka qene ndryshe. Paniku nuk i sherben te mires. Ne bote ka shume sisteme matjesh gjatesie, peshe, etj. E keqja jone eshte se ne sado i njohim sistemet kryesore te matjes boterore nuk heqim dore nga njesia e matjes Enveriste-injorante.