TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-11-06 07:22:00

Trump shkon në Palm Beach për të folur me mbështeësit! Harris nuk do mbajë fjalim sot

Shkruar nga Pamfleti

Trump shkon në Palm Beach për të folur me mbështeësit!

Ish-presidenti Donald Trump u largua nga Mar-a-Lago, ku ndodhet rezidenca e tij, për në qendrën e kongresit, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.

Mediat amerikane raportuan se "ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar”. Kampi demokrat pret një ‘mur blu’ në vijim, edhe pse duket se Trump ndodhet vetëm 22 vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.

Zv/presidentja Kamala Harris nuk do të flasë sot me mbështetësit gjë që tregon edhe zhgënjimin e saj. Burimet afër saj thanë se ajo do të dalë nesër me orën amerikane.

Këtë e tha edhe bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond, raportoi CNN.

zgjedhjet ne shba

Lini një Përgjigje