Breshëria e akuzave ndaj figurës së re të protestës duket më shumë si një mesazh për SPAK-un dhe partnerët ndërkombëtarë sesa një betejë me vetë Goxhajn, i cili po fiton profil politik pikërisht nga sulmet e pushtetit.
Edi Rama ishte i përgatitur për daljen në skenë të Dritan Goxhajt si një nga figurat drejtuese të protestës që prej më shumë se tre javësh po kërkon largimin e tij nga pushteti.
Shiu i menjëhershëm i akuzave për “poliagjent”, i ndjekur më pas nga ministrat dhe deputetët socialistë që deri dje rrinin të strukur nën karriget e pushtetit, është pjesë e një breshërie propagande.
Por në realitet, kjo nuk i bën dëm Dritan Goxhajt.
Përkundrazi.
Si figurë politike që sapo ka hyrë zyrtarisht në arenë, ai forcohet edhe më shumë në sytë e atyre që janë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës.
Politikisht, e gjithë kjo ngjan me një bumerang të dëshpëruar të kryeministrit, i cili po kontribuon vetë në profilizimin e një figure të re rivale.
Por Edi Rama nuk e ka hallin te Dritan Goxhaj.
Madje as te protestuesit që ndodhen prej më shumë se tre javësh në shesh.
Mesazhi i tij i koduar duket se u drejtohet dy aktorëve që i frikësojnë shumë më tepër sesa një rival i ri politik.
Së pari, SPAK-ut, i cili ka në duar dosje të rëndësishme që lidhen me qeverinë dhe me mjedise shumë pranë kupolës së pushtetit.
Së dyti, partnerëve ndërkombëtarë.
Veçanërisht Gjermanisë, e cila sipas shumë analizave ka luajtur një rol aktiv në mbështetjen e faktorëve kundërshtarë të qeverisë.
Dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe qarqeve amerikane që kanë ndjekur nga afër zhvillimet politike në Shqipëri.
Në thelb, Rama po përpiqet të krijojë përshtypjen se mbështetja për protestën po e fut vendin në një axhendë antiperëndimore.
Dritan Goxhaj doli publikisht si një prej përfaqësuesve politikë të lëvizjes, kur lexoi listën me pesë kërkesat drejtuar qeverisë dhe mazhorancës.
Megjithatë, prania e tij në këtë rol nuk është një rrufe në qiell të pastër.
Ai është prej vitesh një figurë e njohur për publikun shqiptar.
Ka qenë aktiv në studio televizive, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, ku është ftuar rregullisht për të komentuar çështje politike dhe gjeopolitike.
Goxhaj, i cili sipas të gjitha gjasave mbështetet edhe nga një grup njerëzish të tjerë në lëvizje, duket se ishte i përgatitur për sulmet që do të merrte sapo të hynte në fushën e betejës politike.
Pikërisht për këtë arsye, disa kohë më parë, në një emision televiziv në Kosovë, ai artikuloi akuza të forta ndaj disa ish-eprorëve të UÇK-së për krime të rënda.
Një lëvizje që sot duket sikur ishte menduar për të krijuar një lloj kordoni sanitar ndaj sulmeve të mundshme politike kundër tij.
Megjithatë, është fakt se Dritan Goxhaj nuk e ka fshehur kurrë qëndrimin e tij kritik ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara, Perëndimit apo mbështetjen e tij për Iranin gjatë konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.
Kjo i ka sjellë mbështetje të konsiderueshme në rrjete sociale nga segmente antiperëndimore dhe grupe të ndryshme ideologjike.
Por po aq fakt është se kemi të bëjmë me daljen publike të një politikani që kërkon pushtetin dhe që shfaq hapur pozicionet e tij.
Një fenomen që nuk është i pazakontë as në vendet perëndimore, ku ekzistojnë forca të shumta politike me orientime të tilla.
Dhe pikërisht për këtë arsye ai ka krijuar një bazë ndjekësish, të cilët deri dje lëviznin mes Ramës dhe Berishës pa gjetur një përfaqësim të qartë politik.
Edi Rama këtë e di.
Ai i njeh sondazhet dhe lëvizjet e opinionit publik.
Prandaj qëllimi i këtij sulmi nuk duket të jetë Goxhaj.
Objektivi i vërtetë është që të krijojë kompleks te qarqet e rëndësishme politike europiane dhe amerikane.
T’u dërgojë një mesazh se mbështetja për protestën mund të prodhojë një alternativë politike që nuk përputhet me interesat e tyre.
Dhe në këtë mënyrë, të frenojë mbështetjen e tyre ndaj faktorëve që po ushtrojnë presion mbi qeverinë.
Përfshirë edhe SPAK-un.
Sepse në fund të fundit, beteja kryesore e Edi Ramës nuk po zhvillohet në shesh.
Por në dosje./Pamfleti
Faleminderit shumë 'Pamflet' për këtë analizë racionale dhe me argumente bindëse logjike ????❤️ ????????
Dosjet në SPAK, nuk fshihen, nuk mbyllen, nuk digjen dhe nuk anashkalohen. E keni dëgjuar mallkimin e popullit:"të hëngsha drekët". DEA të ha drekët. Politika kryesisht i ka implikuar disa nga djemtë e popullit në veprimtari kriminale.
Pa Dritan Goxhajn që i jepte me rrezik jete GPS e saktë të objekteve, aviacioni i NATO-s nuk do kishte as gjysmën e precizionit. Mesa duket propagandën më të mirë po ja bën Rama me bujkrobët e tij duke e shpallur armik të qytetërimit. Po mallkojnë një figurë ideale, duke nxjerrë më në pah shëmtimin e tyre moral Konfuci thoshte është keq kur të lëvdojnë të tërë, ështe keq kur të shajnë të tërë. Është mirë kur të lëvdojnë të mirët dhe të shajnë të liqt.
Nga sonte te gjithe ne shesh me pankartat: RAMA, F*CK YOU"
Pamfleti zoti ju rujt! jeni media me e fort ne shqipri
Dritan Goxhaj eshte nje nga njerezit me te pergatitur qe Shqiperia sot ka sidomos ne aspektin ushtarak. Nuk ka eshte pro Iranit por ka analizuar me korrektese unike luften Shba-Iran ku agresori ishte Shba dhe viktima Irani.Pastaj nese dikujt i pelqen ta quaj antiamerikan eshte pune e tyre, por vetem kunder Amerikes nuk eshte Dritan Goxhaj, HERO i luftes ne Kosove qe vuri koken ne rrezik per clirimin e saj, kurse ketu qelbesirat qe hanin sufllaqe e ferkonin barkun na e nxjerrin agjent te Iranit!!!!TURP