TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi2025-12-11 11:32:00

Fiscal peace, AmCham against Rama: Fair competition is violated, dubious capital is legalized

Shkruar nga Pamfleti

Fiscal peace, AmCham against Rama: Fair competition is violated, dubious capital

The American Chamber of Commerce has expressed its objections to the draft law "On the Fiscal Peace Agreement", which is expected to be voted on in the Assembly.

In a statement, AmCham emphasizes that the draft presents a series of issues with far-reaching legal, economic, and fiscal governance impacts.

Highlighting the 6 main problems that would arise if this draft is approved by the Assembly, the American Chamber of Commerce states that firstly, fair competition is violated, but also capital of dubious origin is legalized.

The US House recommends a full review of the text proposed for approval in parliament, noting that according to it, "fiscal reforms must be based on clear principles of transparency, equality, and the rule of law, standards that this bill, in its current form, does not fully meet."

Full statement

The American Chamber of Commerce in Albania (AmCham), as a constructive partner in public dialogue, has always reflected high sensitivity and responsibility towards reforms that affect the business climate, economic development and market integrity. As an organization representing the interests of the American and Albanian investor community, AmCham attaches fundamental importance to transparency, equal standards of competition and sustainable medium and long-term policies.

In this context, AmCham expresses its concern about the draft law "On the Fiscal Peace Agreement", which is currently under consideration in the Assembly and is expected to be approved in the session on December 11, 2025. Our professional assessment highlights a series of issues with far-reaching legal, economic, and fiscal governance impacts.

1. High risk of undermining fair competition

The draft law proposes a scheme in which businesses that have correctly declared profits over the years are placed in a disadvantageous position, while entities that have evaded tax obligations directly benefit.

The provision of a mandatory increase of 18% of the previous year's profit, regardless of the sector or the taxpayer's actual performance, replaces the self-declaration process with an arbitrary formula that does not reflect the entity's actual financial performance and creates an unfair burden on regular taxpayers.

Conversely, businesses with historically low profit declarations benefit from the low calculation base, causing significant distortion of competition. This situation harms serious businesses and conflicts with the constitutional principle of equality before the law.

2. Real possibility for legalization of capital of dubious origin

Projektligji lejon rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme. Në çdo rast, diferencat tatohen me një normë të reduktuar prej vetëm 5%. Ky ndryshim i pasqyrave financiare historike lejohet pa dokumentacion mbështetës ose justifikime të qarta, duke rrezikuar kështu edhe parimet themelore të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të informacionit financiar.

Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal.

Mospërfshirja e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe përjashtimi i audituesve nga përgjegjësitë për diferencat e krijuara e shtojnë rrezikun që kjo nismë të perceptohet si një formë e tërthortë e amnistisë fiskale.

Një zhvillim i tillë cënon besimin e tatimpaguesve në sistemin fiskal dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit, veçanërisht në kuadër të vlerësimeve nga BE dhe Moneyval.

Gjithashtu, projektligji mund të rrezikojë përpjekjet e vendit për të përmbushur rekomandimet e task-forcës BEPS (Base Erosion and Profit Shifting) të OECD-së, të cilat synojnë luftën kundër evazionit fiskal ndërkombëtar.

3. Ulje e cilësisë së administrimit tatimor

Projektligji kufizon ndjeshëm kontrollin tatimor mbi tatimin mbi të ardhurat gjatë periudhës së marrëveshjes, duke u bazuar vetëm në verifikime administrative “nga zyra”. Kjo qasje dobëson aftësinë e administratës tatimore për të identifikuar shmangiet dhe krijon një terren të favorshëm për abuzime.

Projektligji nuk ofron kritere të qarta dhe objektive për përzgjedhjen e tatimpaguesve që mund të përfitojnë nga marrëveshja e paqes fiskale (siç mund të ishin vlerësimi i riskut tatimor, performanca historike e deklarimeve etj., për të shmangur përfshirjen e tatimpaguesve, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shmangur taksat). Gjithashtu, projektligji nuk përmban afate të detyrueshme brenda të cilave administrata tatimore duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit dhe të hartojë e dërgojë propozimin e marrëveshjes.

Për më tepër, mundësia për rinovimin e marrëveshjes deri në dy vite të tjera krijon një varësi midis administratës dhe tatimpaguesve, duke e kthyer këtë instrument në një mekanizëm potencial presioni apo favorizimi me rrezik të lartë për korrupsion.

4. Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale

Një normë tatimore prej vetëm 5% do të aplikohet në rastin kur fitimi i realizuar rritet mbi 18%, si dhe në rastin e rideklarimit të zërave të tjerë financiarë. Kjo krijon një hendek të konsiderueshëm ndërmjet normave tatimore të rregullta (15% për të ardhurat e korporatave dhe 23% për kategori të caktuara biznesesh) dhe normës preferenciale të skemës.

Ky dallim i madh nuk ka justifikim ekonomik dhe krijon një nxitje të fortë për të gjitha bizneset të lëvizin drejt skemës së “paqes fiskale”, duke reduktuar ndjeshëm të ardhurat potenciale të buxhetit të shtetit. Në një periudhë ku kërkohet stabilitet fiskal dhe parashikueshmëri, kjo skemë nxit shmangien tatimore dhe tkurr bazën ekzistuese tatimore.

Për më tepër, duke pasur parasysh se mbi 90% e tatimpaguesve aktualisht përfitojnë përjashtime tatimore, baza tatimore ngushtohet edhe më tej, duke rritur pabarazinë dhe duke ulur efikasitetin fiskal.

5. Probleme ligjore dhe cënim i parimeve themelore të taksimit

Projektligji prek disa parime bazë të së drejtës tatimore dhe kushtetuese, duke përfshirë:

parimin e barazisë para ligjit;

parimin e sigurisë juridike;

parimin e proporcionalitetit;

parimin e trajtimit të barabartë të tatimpaguesve.

Projektligji nuk shoqërohet me aktet nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij, ndërkohë që parashikohet që këto akte të miratohen tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit – një afat që krijon pasiguri të lartë ligjore dhe operacionale.

Projektligji dërgon një mesazh të gabuar për komunitetin e biznesit, duke krijuar perceptimin se përputhshmëria vullnetare me ligjet tatimore nuk shpërblehet, ndërsa shmangiet tatimore mund të përfitojnë nga mekanizma të përkohshëm amnistie. Studimet ndërkombëtare kanë treguar qartë se skemat e tilla dëmtojnë rëndë kulturën e përputhshmërisë tatimore në periudhën afatgjatë.

6. Mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm

AmCham shpreh shqetësim për mungesën e transparencës dhe konsultimit të gjerë publik gjatë hartimit të këtij projektligji (dhe nismave të tjera të paketës fiskale 2026). Afati i kufizuar për shqyrtimin dhe dhënia e sugjerimeve të një nisme me ndikim kaq të rëndësishëm fiskal, ekonomik dhe juridik nuk përputhet me praktikat e mira të legjislacionit.

Procesi i përshpejtuar kufizon aftësinë e bizneseve dhe ekspertëve për të dhënë komente cilësore, duke minuar besimin në procesin ligjvënës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë dhe legjitimitetin e kësaj reforme.

Rekomandime

Në frymën e dialogut konstruktiv dhe mbështetjes së reformave të qëndrueshme, AmCham kërkon rishikimin e plotë të projektligjit. Shqipëria ka nevojë për politika fiskale që:

nxisin formalizimin dhe sjelljen e ndershme fiskale;

garantojnë konkurrencë të drejtë;

forcojnë integritetin e administratës tatimore;

ruajnë besimin e biznesit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Reformat fiskale duhet të mbështeten në parime të qarta të transparencës, barazisë dhe sundimit të ligjit, standarde që ky projektligj, në formën aktuale, nuk i përmbush plotësisht

1 Komente

  1. T
    Tony Arkivi

    Amerikanet e pame se kush jane tani. I thane Rocerfeler, i ke te pastra parate e pronat? Mos me pyesni per gratacialen e pare se te tjerat i kam cent me cent ne rregull. C'benin Ameriqenet kur shkaterroheshin industria e cdo gje ne Shqiperi!? C'benin kur krijoheshin firmat piramidale? C"bente Europa kur Dollare, Pound e Euro, futeshin neper Bankat e tyre. Po Britaniket kur e shoqja e Metes sillte florinjte me valixhe diplomatike ne Britani? Mallin tend ta lene ta shesesh per skrap lire e parane tende ta "depozitojne" pa te pyetyr nga e ka burimin. Parane ta rruajne e nuk ta kethejne kurre. Si vend "gjeo-strategjik" pse na lane ne dore te krimineleve tane vegla te Beogradit, Moskes, Athines e Stambollit. Paraja pjell para. Ne fillim populli injorant me biznesin kapitaliste merrte neper goje nje kjoske se, ku i gjeti parate e tani rri urte si dele se prape ka mbetur injorant. Biznesi i pare pjell tjetrin e tjetrin. Mire pallatin e pare e te dytin, po mbyllet nje sy e nje faqe liber, por jo rrjeshti me pallate e hotele? Kam pare me syte e mi se si Gramos Pashko, Spartak Ngjela u lepiheshin tregtareve te pare qe tani jane hici i hicit. I lejonin te fusnin cigare kondrabande e i rrasnin brenda duke iu vene "gjoba". Me parate e tyre ngriten biznesin e moralin Shqiptar. Shqiperia e "lulezuar" me ngjan me ate gjelin ne maje te plehut.

    Lini një Përgjigje