
Are we living in the beginnings of Nazism 2.0? In Europe, it's not even a question of hey. There are certainly AfD members who are Nazis, but the party itself is not Nazi, which is made clear in its program and stances. It is nationalist, Eurosceptic, inclined to get closer and cooperate with Putin, and against immigration, but nothing more than that.
In the 2000s, perhaps earlier, journalist Thomas Friedman stated that – I am paraphrasing – the American political system is unique, and for this the credit goes to the founding fathers who performed a miracle, as they built a system of government that does not prevent idiots and madmen from taking over the country, but does not allow them to do damage. The guarantee for this, according to him, is the logic of checks & balances, on the basis of which that system was built, on all three branches of government (executive, legislative and judicial) empowered as much as necessary with the aim of keeping each other under control, and more broadly a network of institutions and agencies that function on the basis of the law and that do not allow any powerful person, even the president, to become an absolute monarch. By trying to kill the idea of establishing an absolute monarchy in its infancy, the leaders of the American Revolution showed that they were messengers of times that were not long in coming. When James Madison and Co. gathered in Philadelphia to draft and adopt the Constitution, absolute monarchies were still in vogue. The French Revolution, which with the execution by hanging of Louis XVI would mark the beginning of the end of that system of government, had not yet begun.
It is now clear to everyone that Friedman was not kidding with this statement, which at that time was not only easy to make, but also unassailable. More than 200 years of US history seemed to have done nothing but prove the accuracy of what he said. Every now and then some rebellious slave appeared in this history, who upon entering the White House as a tenant, discovered that his constitutional power was not enough to do "great things for the good of the American people", or that bad rules became an obstacle to his good will, but the raised constitutional barriers had resisted and had subdued their whims and manias. And so, Friedman was right until he was found out to be wrong, or to put it another way, until Donald J. Trump appeared on the scene, a character with the individual power and disposition to collapse everything and to teach us an important lesson: A constitution, no matter how accomplished and well-thought-out, is not enough. Because the success of American democracy, like democracy in general, is based more on public ethos and morality than on clear and precise constitutional definitions, and in particular on an unwritten (but tacitly supported) agreement on respecting the basic rules of the game. If one political party, or both, decide not to recognize this agreement, then the political competition can immediately turn into a terrible conflict.
The point is, we had taken the peaceful transfer of power for granted (pun intended) for a long time, but in fact it was not like that. There simply had not been anyone who, after the defeat, said: I and my voters do not recognize the defeat. And we had to think for the first time that the peaceful transfer of power from the loser to the winner had been made possible, not thanks to any constitutional provision, but thanks to the scruples of political leaders and the civic spirit and moral intelligence of voters, who had never been seen to follow their leader who did not recognize the defeat.
Me Donald Trump-in punët janë ndryshe. Ai nuk i ka skrupujt e paraardhësve të vet, ndërsa shumë mbështetës të tij kanë si gjënë më të shenjtë admirimin për të. Ata mendojnë se Trump-i vetë vlen më tepër sesa partia e më tepër sesa republika vetë. Shumë syresh e shohin presidentin e tyre si dhuratë që Zoti ia ka bërë Amerikës, dhe kjo ndjesi u është përforcuar pasi ai i shpëtoi për një qime atentatit të korrikut 2024. Plumbi i ceku veshin, teksa po fliste në tribunë, me fytyrën e kthyer djathtas, andej nga i erdhi plumbi. Me kokën në çdo pozicion tjetër, Trump-i do të ishte sot i vdekur, dhe është ky fakt që i bën të vetët të besojnë se ishte një vullnet qiellor që e donte atë të mbeste i gjallë për të përmbushur një mision: të shpëtonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E meqë jemi këtu, inatin le t’ia kemi, por hakun të mos ia hamë: Reagimi i tij në të nxehtë, vetëm disa sekonda pasi plumbi i fshiku veshin, nuk mund të linte indiferent askënd, e jo më të vetët, të cilët u legjitimuan disi në sytë e publikut në dashurinë që ata e kishin shprehur e manifestuar me kohë për udhëheqësin e tyre.
Mund të thuhet pa frikë se Trump-i është një udhëheqës i rrethuar me dashuri (në të gjallë të vet) si asnjë tjetër në historinë e Amerikës. Do duhej t’i mjaftonte kjo dashuri, por ai jep shenja se do kishte dashur që ta donin e mbështesnin të gjithë amerikanët (gjysma e urrejnë, në fakt), do donte të ishte si diktatori koreano-verior, të cilit nuk i vihet në diskutim autoriteti e të cilin nuk del askush ta sfidojë në publik. E ka kot këtë xhelozi (nëse vërtet e ka). Në rastin e Kim Jong Un-it gjithçka është e ngritur mbi frikën. Ndërsa Trump-in e duan me gjithë zemër, i falin besim e mbështetje të sinqertë, i shkojnë nga pas pa pritur gjë në këmbim, i njohin të drejtën për të gabuar sa herë të dojë, dhe tregojnë se janë të gatshëm të mbyllnin një sy, shpeshherë të dy, përballë huqeve, veseve e paudhësive të tij.
Asnjë efekt nuk do të kishte te mbështetësit e Trump-it, nëse ky i fundit “do dilte me kobure në avenjunë e pestë e do të shtinte mbi kalimtarët”, apo nëse një gjykatë do ta shpallte fajtor për një krim federal, siç edhe e shpalli. Dhe kjo ndodh ngaqë Trump-i i përfaqëson ata si askush tjetër në shqetësimet e tyre, sidomos ato lidhur me emigrantët që u rrëmbejnë atyre vendet e punës, ndërlikojnë bashkëjetesën në diversitet, komprometojnë sigurinë e jetës urbane, bartin e imponojnë vlera që bien ndesh me qytetërimin perëndimor, e me dukuritë apo lëvizjet e njohura tanimë: wokeism, cancel culture, culture war, identity politics, etj, etj.
Ndërsa demokratët nuk dhanë pothuajse asnjë shenjë se i mirëkuptonin këto shqetësime, Trump-i i bëri të vetat që të gjitha, duke themeluar e farkëtuar kështu një nga aleancat më të forta në histori mes një udhëheqësi politik e votuesve të tij, që e shpëtoi atë pas sulmit që iu bë Capitol-it. Ajo që ndodhi më 6 janar 2021 mund t’i ketë tronditur shumicën e mbështetësve të Trump-it, por ata e morën si një gjë jo fort të rëndësishme përballë kauzës së madhe. (Trump-i ndërseu njerëzit drejt ndërtesës së Kongresit? Kujt i bëhet vonë, thanë ca e ca. Mirë bëri, thanë ca të tjerë.) Trump-i ishte shpresa e tyre e vetme dhe e fundit në mbrojtje të çfarë ata e kanë më të shtrenjtë: familjes, atdheut, moralit, kufijve, qytetërimit, dhe nuk mund t’i jepnin duart për “pak gjë”,
Mirëpo, ajo që ndodhi më 6 janar 2021, tok me çfarë i parapriu asaj date (një aksion i tërë për të delegjitimuar zgjedhjet), u kalli frikën në zemër pjesës tjetër të amerikanëve dhe miliona njerëzve anembanë botës, Iu vu pikëpyetje, asëll-asëll iu vunë minat (punë tjetër që minat nuk plasën), gjësë më të bukur që ka prodhuar ndonjëherë njerëzimi në fushën e qeverisjes: kalimit paqësor të pushtetit nga duart e një grupi njerëzish në duart e një grupi tjetër njerëzish. Dhe sikur të mos ishte për zëvendësin e Trumpit, sistemi do të kishte rënë, e një djall e di se ç’do të kishte ndodhur. Pakkush besonte atë mot se Mike Pence do kishte zemër për të bërë atë që bëri. Republikanët e tjerë në Kongres, me fare pak përjashtime, ishin zbythur një e nga një. Ishte krijuar një klimë e konformimit me njeriun më të fortë të momentit që kishte në dorë fatin politik të secilit prej tyre, dhe situata ishte e pashpresë. Edhe armiqtë më të egër të Trump-it (Marco Rubio, Ted Cruz, J. D. Vance etj.) ishin konvertuar në trumpistë të thekur. Në anën tjetër, me miliona votues republikanë po tregonin se nuk e vinin hiç në dyshim pretendimin e Trump-it që zgjedhjet ishin manipuluar. Trump-i kishte nisur të fliste në publik kundër burracakut Mike Pence, që kishte shfaqur ca dyshime lidhur me rolin që po i kërkohej të luante.
Zëvendëspresidenti nuk është se mendonte që zgjedhjet ishin të rregullta (të paktën, asnjëherë nuk e tha këtë), por nuk ishte 100% i bindur se kishte në dorë të zhbënte atë që kishin njohur gjykatat njëra pas tjetrës. Në këto kushte, të besoje tek ai, që përveç të tjerash kishte demonstruar një besnikëri 360-gradëshe ndaj Trump-it gjatë katër viteve të përbashkëta në Shtëpinë e Bardhë, ishte si të ngopeshe me lugë të zbrazët. “Sistemi po bie,” mendonin shumë vetë. Por ai burrë në dukje qullac bëri të pabesueshmen në rolin e drejtuesit të sesionit të përbashkët të Kongresit ku do pranohej e njihej kolegji elektoral i sapo zgjedhur. Ai vendosi t’i thoshte “jo” Trump-it. Mbrojti sistemin. I vetëm. Dhe kjo nuk flet për forcën e sistemit. Përkundrazi, flet për brishtësinë e tij. Nuk mund të jetë ndryshe kur sistemi mbrohet prej një aksidenti fatlum. Në vend të Mike Pence-it mund të ishte Rudy Giuliani, dhe amerikanëve në këtë rast hipotetik do t’u thuhej: “Demokracia na la shëndenë. Të rroni vetë. Për të mira kështu e tutje.”
Por ideja se më të keqen e kemi rrugës gjallon mes nesh, megjithatë. Dhe jo pa arsye. Në fakt, sikur Trump-i të ketë mendje të ligë, sistemi nuk do të jetë në gjendje ta mbajë mbi shpinë edhe katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë, dhe kështu nuk vlen ngushëllimi se katër viteve të ardhshme, ndonëse do të jenë pazakonshmërisht të gjatë, do t’u vijë fundi shpejt, dhe Trump-i do ta lërë Shtëpinë e Bardhë për t’u kthyer një herë e mirë në Mar-a-Lago. Katër vjet janë shumë në rrethanat kur Trump-i ka marrë një mandat shumë të fortë, kur ka me vete Kongresin, dhe me shumë gjasë do ta ketë edhe pas zgjedhjeve në mes të këtij mandati presidencial. Disa arritje të pritshme të tijat të lidhura me emigracionin ilegal, me paqen në Ukrainë e në Lindjen e Mesme, me ekonominë, me atë që quhet culture war, etj, mund t’ia lehtësojnë punën në këto zgjedhje, duke ia rritur avantazhin në Kongres.
Më tej, Trump do udhëheqë në një si klimë kapitullimi që ka pllakosur në shoqërinë amerikane, të paktën në këtë moment të parë, për shkak të rikthimit të tij, që është më i bujshmi në historinë e botës moderne, Ai i ka mposhtur të gjithë. Antitrumpistët e botës së muzikës, filmit, sportit, etj, kanë marrë një shuplakë të paimagjinueshme, dhe kjo do t’i bëjë ta mbajnë gojën mbyllur një copë herë të mirë. Ca të tjerë nuk u menduan dy herë për të kërcyer në vagonin e fitimtarëve, ose në rastin më të mirë, për t’i dhënë një të kthyer timonit. Joe Scarborough e Mika Brzhezhinski, dy nga gazetarët më kritikë të Trump-it, kërkuan t’i bëjnë këtij të fundit një vizitë në shtëpinë e tij në Palm Beach të Floridës menjëherë pas zgjedhjeve. Dhe Trump-i “zemërgjerë” ua hapi derën me të dyja kanatat. Më herët i kishin puthur unazën Mark Zuckerberg e Jeff Bezos, miliarderë me formim liberal që nuk e kishin fshehur asnjëherë anti-trumpizmin e tyre. Shumë kritikë të tjerë të Trump-it janë zhdukur nga qarkullimi. Ish-presidentët Bush e Clinton duket se nuk e kanë në plan të krruajnë brirët me pasardhësin e tyre. Barack Obama po flet, por me gjysmë zëri. Intelektualët publikë janë kapur pas temave të tjera dhe e po e lënë Trump-in të qetë, nga frika se mos akuzohen si të kapur prej sindromës “Trump Derangement”. Komedianët që drejtojnë programet “Late Night Show” nuk kanë më zellin e parë anti Trump. Duket se jetojnë me idenë se kanë thënë gjithçka lidhur me këtë temë. Nuk e kanë keq.
Gjykatat hë për hë nuk po tregojnë se janë të ndikuara prej klimës përreth, por edhe ato do të bien pak e nga pak në duart e trumpistëve, gjë që do të ndodhë pa ndonjë zor të madh së pari për shkak të klimës së kapitullimit, e së dyti ngaqë është vetë sistemi juridik i politizuar që e lehtëson këtë gjë. Anëtarët e gjykatave federale, në të trija nivelet, emërohen nga Presidenti dhe konfirmohen nga Senati, e rrinë në detyrë për sa kohë do të marrin frymë mbi faqe të dhéut. Dhe kështu, Presidentët që rrinë tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, sidomos kur kanë Senatin nën kontroll, kanë në dorë të lënë gjurmë të forta në sistemin juridik federal. Fjala vjen, me t’u siguruar një epërsi në Gjykatën e Lartë, ajo është vështirësisht e zhbëshme. Republikanët hë për hë e kanë këtë epërsi, madje të thellë. Në këtë gjykatë janë gjashtë gjyqtarë të emëruar prej tyre, dhe vetëm tre të emëruar nga demokratët, gjë që u duk qartë tek vendimi, me anën e të cilit iu dha imunitet Trump-it si ish-President (me këtë rast edhe çdo ish-presidenti) për çdo krim të mundshëm të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit. Votat mbi këtë çështje u ndanë si me thikë: 6:3.
Mund të mbahej shpresë tek ata që e kanë për detyrë t’i qëndrojnë përballë Presidentit, tek demokratët pra, por këta nuk e kanë marrë ende veten prej goditjes, të cilën është pak të thuash që e patën hak. Është e pashpjegueshme ajo që ndodhi me ta. Biden-i ishte thjesht një zombie në më shumë se gjysmën e mandatit të vet, rrëzohej nga biçikleta, rrëzohej shkallëve të avionit presidencial, nuk e mbanin këmbët para mikrofonit, e merrte gjumi kudo që shkonte, humbiste mendjen teksa ishte mes udhëheqësve të tjerë të botës, dhe për çudi nuk u pa as bashkëshortja e tij, as ndonjë eksponent i partisë demokratike, as ndonjë miliarder donator, as ndonjë ish-president apo bashkëpunëtor i tij në Shtëpinë e Bardhë të shprehte shqetësimin për gjendjen e tij e për situatën e vendit. Përkundrazi, të gjithë betoheshin për mbështetje e besnikëri ndaj kandidaturës së tij.
Edhe debati me Trump-in që e nxori fare zbuluar (bota pa për herë të parë një kandidat presidencial amerikan që mezi mbërriti deri te foltorja e që nuk lidhte dot fjalët) nuk mjaftoi që t’i nxirrte nga kllapia ku ishin zhytur. Një parti e tërë nuk gjente mënyrën për t’u marrë me një kufomë që ecte. U desh një aktor, George Clooney, të shkruante një artikull, në të cilin i kërkoi Biden-it të bënte një hap pas, dhe vetëm pas kësaj çështja u shtrua për diskutim. Bosët e partisë u bënë më në fund të gjallë, veçse jo për të ngritur zërin publikisht kundër një situate të papranueshme, por për ta rrëzuar kandidaturën e Biden-it nëpërmjet kurthesh e komplotesh nëpër kthina e korridore pallatesh të politikës, E lanë sidoqoftë atë t’i bënte edhe dëmin e fundit partisë e vendit, të caktonte pasardhësin e vet. Dhe ai nuk zhgënjeu. Caktoi një si veten: Kamala Harris-in. Pas kësaj, të tjerët filluan garën kush e kush ta mbështeste më shumë kanakaren e tij. Ka diçka që s’shkon me këtë parti.
Partia republikane nuk është në një gjendje më të mirë, sidoqoftë, por për arsye të ndryshme. Në këtë moment, ajo është e gjallëruar prej fitores, dhe prej betejave e kauzave konservatore që kanë ngjitur në publik, por i është bërë rrogoz Donald Trump-it. Në partinë republikane nuk ka më hapësirë për mendime që nuk pëlqehen prej udhëheqësit. Kush nuk e kupton këtë, e sheh veten jashtë radhëve, për rrjedhojë nuk zgjidhet apo rizgjidhet në Kongres apo në çdo post tjetër në nivel shteti apo federate. Nuk numërohen ata që s’e kanë patur për gjë të bëjnë një kthesë 180-gradëshe në marrëdhëniet me Presidentin e tyre. Në momentin që Trump-i u shfaq në skenë si kandidat presidencial, J. D. Vance e quajti idiot e të neveritshëm. Madje, ka dëshmi, që thonë se e ka quajtur Hitler. Sot është krahu i djathtë i Trump-it, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marco Rubio e ka quajtur atë “kokrra e mashtruesit” (con artist), dhe sot është sekretari i shtetit në administratën e Trump-it. Ted Cruz nuk vonoi të kthehej nga kritik i fortë në një mbështetës i tij i pakompromis. Senatori Lindsey Graham u shpreh të nesërmen e 6 janarit 2021 se frymëzuesi i protestuesve duhet të japë llogari për atë që ndodhi, por katër vjet më vonë, kur Trump-i fali me qindra të dënuar lidhur me atë ngjarje, reagimi i Graham-it ishte i thatë: Mua nuk më pëlqen kjo gjë. Sot jemi në situatën, kur Trump e shpura e tij mund të bëjnë e thonë ç’të duan, duke qenë të sigurt se askush nuk do ngrihet t’u thotë: Hej, stop, po kaloni vijën e kuqe. Dhe ndodh rëndom në rrethana të tilla të unitetit rreth shefit, që mbështetësit të bëhen më katolikë sesa Papa. Disa janë duke e çuar më tej frymën konservatore të Trump-it.
Zëvendëspresidenti i sotëm shkoi deri në Mynih ku, me pretekstin e mbrojtjes së demokracisë e të fjalës së lirë (republikanët amerikanë në mbrojtje të demokracisë e të fjalës së lirë!!!), nuk e pati për gjë t’u bëhej krah partive ekstreme të kontinentit të vjetër. Përpara tij, të njëjtën gjë kishte bërë miliarderi Elon Musk, dhe ishte kjo mbështetje që bëri shumë vetë t’ia merrnin për sjellje naziste çalltisjen për të shtrirë krahun e djathtë 45 gradë përpara-lart, teksa po i fliste një turme. Me shumë gjasë, veprimi i tij ishte një trill lojcak i dorës së djathtë në momente përndezjeje skenike, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Steve Bannon-in, një prej fajkonjve të konservatorizmit amerikan, që më 21 shkurt përsëriti të njëjtin gjest, të cilin krahu i shkurtër e trupi i dhjamur ia zhveshi prej ndonjë ambiguiteti. Me t’u ballafaquar me reagimet e shumta (delegati i partisë së Le Pen-it që u ndodh në të njëjtin event hoqi dorë nga ideja për të mbajtur një fjalë), Bannoni u ngut të sqaronte. “Është mënyra se si unë përshëndes kur jam përpara turmës,” tha ai. Janë të shumtë, sidoqoftë, ata që besojnë se ai u tregua burracak duke mos i dalë për zot asaj që bëri. Por përtej këtij gjesti, konservatorët amerikanë duket se po shtyhen shumë në të djathtë.
Po jetojmë një nazizëm 2.0 në fillesat e veta? Në Europë, as që bëhet fjalë hë për hë. Ka me siguri AfD-istë, që janë nazistë, por vetë partia nuk është naziste, gjë që është bërë e qartë në program e në qëndrime. Është nacionaliste, euroskeptike, e prirur për t’u afruar e bashkëpunuar me Putinin, dhe kundër emigracionit, por asgjë më shumë sesa kaq. Sa për partitë e tjera, Frontin Nacional në Francë, Vëllezërit e Italisë, Partinë e Lirisë në Holandë e Austri, Fidesz-in në Hungari etj, frika duket e tepërt. Por edhe në Amerikë, më shumë vihet re një lloj dëshire konservatorësh për revansh teksa bota gjendet e tejmbytur prej vlerave liberale (po i përdor termat “konservator” e “liberal” në kuptimin amerikan) sesa ndonjë projekt autoritarist apo totalitar. Hë për hë.
Por Trump-i mbetet gjithsesi një rrezik, që nuk duhet nënvlerësuar. Ai është mujshar, narciz, ndysëkeq, idhnak. Ndonjëherë shfaqet si një fëmijë llastuar e i parritur. Më shumë se tetë vjet më parë, pas një debati televiziv mes republikanësh, në të cilin Trump-i s’e pati për gjë të merrej edhe me gruan e Ted Cruz-it, gazetari Anderson Cooper i vuri në dukje se kjo ishte e ulët e dashaligë. Përgjigja e tij ishte: Vetë e kruajti i pari. Vini re: E përmendi faktin që “Tedi e kruajti vetë i pari” si një justifikim që del e tepron, e jo si një rrethanë aksidentale që e shtyu atë në një lajthim. E do ishte mendjelehtë të mendohej se ky është një episod, të cilit nuk i duhet dhënë rëndësi. Jo, nuk është episod. Është një sjellje që ai e manifeston në çdo situatë, sado serioze të jetë. Ja, shihni shpërthimin e tij kundër Zelensky-t, të cilin krejt papritur e quajti komedian 20-qindarkësh, diktator, shkakun e vërtetë të luftës, të pavlerë etj, dhe e gozhdoi me kërkesën për t’i falur SHBA-ve të drejtën për të shfrytëzuar mineralet e rralla të Ukrainës, E gjitha kjo ndodhi, ngaqë Zelensky “e kruajti vetë i pari”, teksa u ngut të thoshte se “Trump-i ka rënë viktimë e informacioneve të rreme ruse”.
Së dyti, është mania e tij për pushtet, të cilën e ka treguar tanimë në rrethana nga më të ndryshmet (sidomos duke mos njohur humbjen në zgjedhje), por e ka shprehur edhe me admirimin ndaj despotëve të botës. Trump-i (si President i SHBA-ve) e ka fuqinë më të madhe se të tyren, por puna është që ata nuk e lënë figurën e autoritetin e tyre të dobësohet apo vihet në diskutim në “farsa” zgjedhjesh (Xi Jinping, Kim Jong Un), në mos fitoren në zgjedhje e kanë si bukë me djathë (Putin-i). Trump-i, jo vetëm i ka zili, por edhe i çmon. Putin-in e ka quajtur gjenial vetëm pak ditë pasi forcat ruse u futën në Ukrainë. Për Presidentin kinez ka thënë se “nuk mund të gjendet një tjetër më i mençur se ai”. Kim Jong Un-i i ka fituar zemrën me aftësinë e tij për të sunduar vendin e vet që kur ishte në të njëzetat e veta.
Sikur Enver Hoxha të ishte gjallë sot, e sikur regjimi i tij të ishte për një arsye a një tjetër një gajle për amerikanët, ai me siguri do t’i kishte fituar zemrën Trump-it me aftësinë për të sunduar brutalisht popullin e vet. Dhe do ta kishte marrë në mbrojtje, siç bën me diktatorët e sotëm. Vëzhgimit të Bill O’Reilly-t se Putin-i është vrasës, se ai zhduk kundërshtarët e tij politikë, Trump-i iu përgjigj: Pse, ne amerikanët jemi të pafajshëm? Politika e jashtme e SHBA-ve dhe e vendeve të tjera perëndimore ka qenë e ngritur deri më sot mbi bindjen se demokracia liberale (e drejta e popujve për të zgjedhur drejtuesit e vet, rule of law, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes etj.) duhet mbrojtur e promovuar, dhe kjo duhet bërë jo vetëm për të mirën e perëndimit, por të së gjithë botës. Ndërsa Trump-i nuk duket se ka gjë kundër regjimeve despotike e totalitare. Madje, as që jeton me idenë se Amerika ka për detyrë të eksportojë modelin e vet politik. Demokracia liberale nuk është për të “fundi i historisë”. Është thjesht një sistem qeverisës.
Së treti, është dëshira e tij për t’i vënë kazmën rendit botëror e për të shpikur një rend të ri darvinian, që në fakt s’është fare e ri, përkundrazi, është rendi i moçëm e parak i gjërave, ku ligjin e bën fuqia, e jo arsyeja. Atij i duket e pabesueshme, dhe e padrejtë, të mos përdorë fuqinë që e ka, apo t’u marrë dorën të tjerëve para se ta përdorë. OKB-në e organizma të tjerë që kanë patur për detyrë për dekada të tëra të qeverisin fatet e botës i sheh si gjyle të lidhura në këmbët e veta. Dhe kështu, ai po përuron një erë të re. Nuk kuptohet deri në fund kjo lëvizje e tij, ç’është e vërteta. Ndoshta po i hap rrugën një gjëje që rrugën e ka të hapur: botës shumëpolare. Me fjalë të tjera, ai po e kupton se koha për SHBA-të si superfuqi e vetme po mbaron, dhe se duhet menduar për kohën që po vjen, e cila u përket edhe fuqive të tjera, si Kina, India, Rusia etj., me të cilat mund të kërkojë përplasjen me synimin për t’i mposhtur (gjë me qeder për të gjithë), ose t’i ftojë të bëhen bashkë me synimin për të ndarë zonat e influencës e për të marrë vendime mbi fatin e të tjerëve. Ai ka ndërmarrë disa veprime, me anën e të cilave nxit apo i legjitimon fuqitë e tjera në qasjen mujshare të tyre. Kur i jep të drejtë vetes për të marrë Groenlandën (thjesht se i duhet), si do ta pengojë Kinën të marrë Taivanin? Shkurt, mjerë vendet e vogla, që do të jenë në mëshirë të fatit! Sepse të fuqishmit do t’u thonë: “Doni mbrojtjen time? Paguani. Nuk doni të paguani? Në qafë paçi veten.”
Së fundi, është frika se ai mund të mos e lërë Shtëpinë e Bardhë, gjë që ushqehet nga vetë Trump-i. Më datën 21 shkurt, në një veprimtari në kuadër të muajit që i dedikohet historisë së njerëzve me ngjyrë në SHBA, ai foli fare pa të keq për mundësinë e zgjedhjes për herë të tretë si President. Rri, rri, e i kthehet kësaj teme. Dhe republikanët ngjajnë se nuk kanë ndonjë gjë kundër kësaj dëshire të Trump-it. Ata që ishin në sallë i mbajtën iso aty për aty. Iu drejtuan Trump-it në kor: “Edhe katër vjet për ty.” Steve Bannon-i ka gjetur një arsye “speciale” për ta mbështetur këtë ide. “Një njeri si Trump-i shfaqet një herë, maksimumi dy, në historinë e një kombi,” tha ai. Me fjalë të tjera, nuk shkon që këtij personazhi unik në histori t’i bëhet pengesë kushtetuta!!!
Trump-i vetë i lëshon në formë shakaje hamendjet se mund të rrijë në Shtëpinë e Bardhë edhe një mandat të tretë. Por kujdes! Shaka u duk se bëri edhe kur tha se nuk do t’i njihte zgjedhjet në rast humbjeje, por në fund doli që rrallë kishte qenë më serioz sesa aq. Donald Trump nuk e pranon as sot e kësaj dite se ishte humbës në zgjedhjet e vitit 2020. Sa herë që e pyesin apo sa herë që përroi i ndërgjegjes e çon në atë temë, ai nuk harron të përsëritë se atij ia vodhën fitoren. Të njëjtën gjë e përsëriti edhe para zgjedhjeve të vitit 2024. “Nëse humb, atëherë zgjedhjet janë të vjedhura,” ia bëri. Dhe fitorja e tij këtë herë ishte “providenciale”, pasi në këtë mënyrë amerikanët iu kthyen sërish transferimit paqësor të pushtetit, dhe ceremonisë së bukur bipartizane. Nëse Trump-i nuk do të fitonte, nuk dihet se ç’do kishte ndodhur. Sistemi me siguri do kishte marrë një të krisur të madhe. Nëse nuk do kishte shpërthyer një luftë civile.
Ka gjasa praktike që Trump-i të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2032? Si rregull, jo. Në amendamentin e 22-të, që u miratua në përfundim të karrierës kilometrike të Franklin D. Roosevelt-it (qëndroi katër mandate në detyrë), thuhet: “Askush nuk mund të zgjidhet President më shumë se dy herë; edhe ai që ka qenë në detyrën e Presidentit për më shumë se dy vjet, duke vijuar mandatin e fituar nga dikush tjetër, nuk ka të drejtë të zgjidhet për më shumë se një mandt…”. Që Trump-i të rrijë edhe një mandat të tretë, apo të katërt, lipset një interpretim kokëposhtë i këtij amendamenti. Trump-i e të vetët nuk do ta kenë për turp ndoshta ta bëjnë këtë interpretim, dhe çështja kështu do të shkojë në gjykatat federale. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata e Lartë, dhe në këtë rast është e zorshme të besosh që rezultati i votimit do të jetë ai i zakonshmi, domethënë 6:3. Anëtarët e kësaj gjykate, sado të anshëm apo tuhafë të jenë, do ta ruajnë një gram integriteti profesional, aq sa duhet, në fakt, për t’ua prishur qejfin trumpistëve. Ky version bie.
Political action remains to be taken to repeal the 22nd Amendment, which is a very complicated process. It requires 2/3 votes from the Senate and the House of Representatives, which are difficult to get or do. And it doesn't end there. For the full ratification of the initiative, the approval of 3/4 of the parliaments of the individual states will be required. This version also fails. There remains a third. Since the 22nd Amendment does not allow for a third term as president, lawyers in Trump's court have thought of a trick. They have thought of asking him to accept becoming vice president after 2028, and at some point later, the president will resign, and the position will pass to Trump, without the need to be elected. There are two obstacles, however. One: They need to find someone who will only accept being elected president on the condition that they resign when Trump asks them to. Hmm, that's too Russian-Chinese for Americans to swallow. I don't think they can find such a palazzo who, let alone others, even needs to win the election. But the 12th Amendment is also an obstacle, which states that "if there is reason for someone not to be elected president, that someone cannot be elected vice president either." A fourth version does not exist, unless we count on Trump deciding not to leave the White House, in the hope that there will be no one to remove him from there (Trump has begun to implement a spoils-system in a broad style, and it is no wonder that after four years the security institutions are completely Trumpized). Did he think about this, did he?
Lini një Përgjigje