
The year 2025 started again with bullets. This time in Shkodër.
27 bullets fired one by one from a 10-gauge rifle, for the residents of the village of Dragoç, Postriba, resembled fireworks. Those days the celebrations continued and from time to time such krismas were heard. No one suspected at any moment that on a street near their homes, at around 9 pm, someone had been killed.
So much so that the dead body of the 33-year-old man, who was executed on the evening of January 5, was found the next day, after almost 10 hours, by a resident of the area. When he saw the broken windows of the car, the witness approached to see what had happened. There he realized that he was in front of a murder and notified the Shkodra Police.
The victim was quickly identified. It was 33-year-old Ramazan Mataj, a resident of the village, but his house was a few hundred meters away from the place where he was executed.
The experts who performed the first actions at the scene and the investigators who immediately started the verifications, were clear that the victim was ambushed. But hour after hour, they were convinced that in fact it was not one of those ambushes of organized crime. Be it because of the place where the murder took place, or even by the name of the victim.
Ramazan Mataj did not turn out to be a person with a criminal past, or to have conflicts that could lead to an assassination attempt on him. The investigative actions of the Shkodra Police were quick. The circle of suspects was narrowed down only there, within the village of Dragoç, which is actually not known for crimes of this nature.
But the strongest piece of evidence that was quickly unraveled by police officers was found in the victim's car. It was his cell phone, which didn't actually have a sim card in it, but was getting internet from another cell phone that was also found in the car.
Through this cell phone, the Police managed to track down the perpetrator of the crime. He was also a resident of the village and what turned out later was that he committed the crime for Arjon Hasaj, 29 years old, father of 4 children, initially denied the incident, but in the face of the evidence, he obeyed and accepted everything. He said he killed Ramazan Mataj because he had had an affair with his sister, causing her to divorce twice.
Even his attempts to convince her to stay away from her sister had failed, and that was why he had begun to hatch a plan to execute her. A plan that he started implementing since December 25, 2024, when he tried for the first time the rifle that his brother Klisman Hasaj had been hiding for several years.
The assassination plan
A 6-year extramarital relationship of one of the 4 daughters of the Hasaj family, with a boy from the village was the cause of the murder at the beginning of the year in Shkodër. At least that's how long her family had known about this relationship.
Në një fshat të vogël si Dragoçi, kur pothuajse të gjitha familjet njihen me njëra-tjetrën, fjalët qarkullojnë shpejt. E duket se nderi është thelbi i familjeve aty. Për më tepër kur një lidhje jashtëmartesore bëhet shkak për një divorc, madje edhe një të dytë.
Që pas divorcit të parë të motrës së tij, autori i dyshuar, Arjon Hasaj, i kishte kërkuar takim Ramazan Mataj dhe vëllait të tij. Në këtë takim Arjoni i kishte kërkuar Ramazanit që ta ndërpriste lidhjen që kishte me motrën e tij dhe kishte marrë premtimin se gjithçka do të mbyllej.
Por historia kishte vazhduar, madje edhe pas martesës së dytë të saj. Aq sa para 3 vitesh, pas divorcit të dytë të saj, familja e kishte nxjerrë jashtë vajzën, duke e bërë “lanet”, siç shprehen ata. E megjithatë marrëdhënia e saj me Ramazan Matajn kishin vazhduar. Madje në çdo vend në fshat diskutohej vetëm për këtë gjë.
Arjon Hasaj
Unë nuk jam kriminel, por nga ai ( Ramazan Mataj) nuk kishim më asnjë mundësi të jetonim këndej. I kemi shkuar 6 muaj me parë dhe i kemi thënë: Motrën tonë e ke ndarë nga dy burra, na lë rehat se kemi halle boll të shkaktuara prej teje. Ai jo vetëm që nuk ka ndaluar por ka vazhduar, madje edhe duke folur dhe treguar video të motrës tonë. Motrës i kemi rënë “lanet”, ajo jeton në Shkodër. Por nuk kishim më fytyrë me dalë nga shtëpia si shkak i tij dhe veprimeve që bënte dhe fjalëve. I ka dërguar video edhe ish-burrit të motrës. Nuk kishim më si të dilnim nga shtëpia nga turpi dhe nga rëndesa qe ai na shkaktonte çdo ditë.
Në këto kushte, Arjo Hasaj, ka nisur të thurë planin për të ekzekutuar Ramazan Matajn. Fillimisht ka hapur një profil fals në Instagram, me emër dhe fotografi të një vajze. Përmes këtij profili ka nisur të komunikojë me 33-vjeçarin, here me mesazhe me tekst, e herë zanorë, duke përdorur një familjaren e tyre për ta bërë sa më të besueshme bisedën.
Takimin e parë e kanë lënë në fshatin Drisht, që është pjesë e Postribës. Drishti ndodhet 12-13 kilometër në verilindje të Shkodrës, duke kaluar Urën e Mesit në luginën e lumit Kir, shumë pranë fshatit Dragoç, ku jetojnë familjet Mataj e Hasaj. Përmes mesazheve është lënë një vend takimi në një kodër, ku ka disa banesa të braktisura dhe Ramazani ka shkuar aty. Arjon Hasaj e ka vëzhguar nga larg dhe më pas i ka shkruar se duhej ta shtynin takimin për një ditë tjetër.
I pyetur në Polici për këtë veprim, Hasaj ka deklaruar se në atë moment nuk ishte i përgatitur për vrasjen, por thjeshtë po e testonte Ramazan Matajt se sa i disponueshëm ishte për t’u takuar me vajzën e supozuar.
Por pas këtij momenti, ai ka biseduar me të vëllain, Klisman Hasajn, i cili i ka thënë se para disa vitesh kishte fshehur një pushkë 10-she, por nuk e dinte nëse ishte funksionale apo jo. Të dy vëllezërit kanë marrë armën dhe e kanë pastruar. Provën e parë për kryer qitje me të e kanë bërë natën e ndërrimit të viteve, në mënyrë që edhe krisma të ngatërrohej me ato të fishekzjarrëve dhe të mos kuptohej nga banorët. Pasi kanë parë që arma ishte në rregull dhe mund të qëllohej me të, Arjon Hasaj ka nisur planin e vrasjes.
Arjon Hasaj
Para 4 ditësh kam hapur llogari në Instagram fals, në emër të një vajze dhe kam komunikuar me të ku kam lënë takimin. Pasi e kam qëlluar, jam larguar me biçikletë, kam fshehur armën dhe jam kthyer e kam marrë dhe e kam fshehur në oborrin e shtëpisë. As vëllai, as babai nuk kane pasur dijeni se unë do bëja vrasjen. Unë nuk kriminel por ai nuk na ka lënë rehat të jetojmë.
Siç rezulton edhe nga dëshmia e të arrestuarit, bisedat e fundit me Ramazan Matajn përmes profilit të rremë në Instagram, janë bërë pas natës së ndërrimit të viteve, deri mbrëmjen e 4 janarit, kur e ftoi në pritën që kishte organizuar. Arjon Hasaj, pasi kishte studiuar mirë zonën, i ka lënë takim 33-vjeçarit në një zonë ku nuk rrihet shumë nga kalimtarët dhe rruga është e paasfaltuar. I ka thënë se aty kishte shtëpinë e hallës dhe do të dilte ta takonte. Në krahun e majtë të rrugës, kishte lënë biçikletën, bashkë me armën dhe vetë ishte fshehur pas një bunkeri për të studiuar lëvizjet. Në momentin që viktima ka ardhur aty me makinën “Mercedez”, dhe e ka kthyer në urën e një kanali aty afër, Hasaj i ka shkruar sërish, duke i thënë që të fikte dritat e makinës. Kur ka fikur dritat e makinës, ma marrë armën dhe i është afruar gjysmë i ulur, duke u fshehur pas një muri në anën djathtë të makinës dhe e ka qëlluar 5 herë. Më pas është ngritur në këmbë duke e qëlluar edhe disa herë të tjera. Për t’u siguruar, ka dalë edhe nga krahu tjetër i makinës, në anën tjetër të rrugës dhe e ka qëlluar sërish, derisa e ka kuptuar që e ka vrarë. Saktësisht ka qëlluar 27 plumba drejt tij.
Të shtënat teke të armës, për banorët e fshatit kanë ngjasuar me fishekzjarret, duke qenë se ishte ende atmosfere feste.
Pas vrasjes, Arjon Hasaj ka fshehur pushkën fillimisht në disa shkurre. Ka marrë biçikletën dhe është larguar përmes një rruge tjetër të fshatit, jo andej nga kishte shkuar në vendngjarje. Por një kamera, mbi portën e një shtëpie në anë të rrugës, duket se i kishte shpëtuar planit të tij. Dhe pikërisht kjo kamera e ka fiksuar teksa ai lëvizte me biçikletë.
Nga frika se mos zbulohej arma që kishte fshehur atje, Hasaj është rikthyer edhe një herë në vendngjarje. Ka marrë pushkën dhe e ka groposur pranë shtëpisë së tij. Aty ku edhe u gjet më pas nga Policia.
Një ditë pas ngjarjes, familjarët e viktimës thanë se nuk kishin asnjë dijeni se kush mund ta kishte vrarë Ramazan Matajn. Sipas tyre ai s’kishte pasur konflikte me njeri. Kohët e fundit kishte punuar në Mal të Zi dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme me Policinë, apo persona të tjerë.
Naim Mataj, xhaxhai i viktimës
Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë nuk kam dëgjuar gjë, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Fatmiri ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë.
Zbardhja e vrasjes
Policia e Shkodrës veproi shumë shpejt dhe në një kohë rekord arriti të dokumentojë ngjarjen dhe të arrestoi autorin e dyshuar e vëllain e tij. Më 7 janar, drejtori i Policisë, Fatmir Lleshaj, i shoqëruar nga zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit, Ledio Ibrahimi dhe prokurori i rrethit Albert Murçaj, dolën në një konferencë për shtyp, ku bënë publike rezultatet e operacionit policor të koduar “Profili i Rremë”.
Fatmir Lleshaj
Jemi këtu sot për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes. Shërbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Fatmir Lleshaj
Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit. Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”; Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
E duket se zbardhja e vrasjes ka nisur pikërisht nga profili i rremë i hapur në Instagram. Tekstet e mesazheve dhe ato zanore, që u analizuan nga ekspertët kibernetikë, i çuan oficerët e Policisë tek familja Hasaj, aty ku edhe ishte thurur plani i vrasjes nga Arjon Hasaj.
Policia u shfaq aty disa orë pas vrasjes, me pretendimin e një kontrolli formal, por me bindjen se dikush aty dinte diçka dhe në një moment do përfitonin prova. Në fakt ashtu ndodhi.
Në momentin që oficerët e Policisë shkuan në shtëpinë e familjes Hasaj, që ndodhet përballë shtëpisë së viktimës, disa metra larg, në shtëpi ndodhej vetëm bashkëshortja e autorit të dyshuar, me nënën e saj dhe fëmijët. Ajo u tha efektivëve se i shoqi kishte shkuar në Mal të Zi, ndërsa vjehrri ndodhej për një vizitë në spital, në Tiranë.
Në fakt deklarimet e saj ishin të vërteta. Por ajo mendonte se i shoqi, Arjon Hasaj kishte arritur të kalonte kufirin. Nga ana tjetër, sapo morën këtë informacion nga bashkëshortja e të dyshuarit, Policia informoi pikat e kalimit kufitar, në Han të Hotit dhe Muriqan, që të bëhej ndalimi i 29-vjeçarit, sapo ai të konstatohej në kufi. Edhe pse ato ditë, për shkak të festës së fundvitit, qytetarët kalonin kufirin lirshëm dhe pa kontroll. Informacioni i përcjellë në kohë, arriti të jepte rezultat dhe Arjon Hasaj u ndalua, duke u shoqëruar për në Policinë e Shkodrës.
Nga ana tjetër, veprimet taktike në shtëpinë e të dyshuarit vijuan, pa u vënë rë nga familjarët që ndodheshin aty. Fillimisht aty u gjetën dy fishekë, që ishin të kalibrit të njëjtë me ata që ishin përdorur në vrasjen e Ramazan Matajt. Më pas, duke vënë një përgjues në një ambient të shtëpisë, hetuesit arritën të bindeshin se ndodheshin në vendin e duhur.
Pasi u larguan, biseda që bashkëshortja e Arjon Hasajt zhvilloi me nënën e saj, ishte kompromentuese. Pasi rezultoi se edhe gruaja e të dyshuarit, kishte qenë të paktën në dijeni të hapjes së profilit të rremë në Instagram, që kishte nxjerrë më pas në pritë viktimën. Kjo dhe shumë biseda të tjera, i rikthyen efektivët edhe një herë në shtëpinë e familjes Hasaj, ku nisën kërkimet për armën e krimit, tashmë të bindur që ishte e fshehur aty. Arma u gjet e groposur pranë shtëpisë dhe u sekuestrua.
Nga ana tjetër, pavarësisht se Arjon Hasaj mbajti qëndrim mohues në Polici, teksa ishte i shoqëruar, bashkë me të vëllain, Klismanin, biseda që ata zhvilluan me njëri-tjetrin, po dëgjohej nga hetuesit në një zyrë tjetër në Polici.
Përballë provave dhe të gjithë elementëve që Policia arriti të zbulonte gjatë hetimit, Arjon Hasaj u thye. Ai pranoi gjithçka dhe nisi të rrëfehej. Ndërsa tentoi të përjashtojë nga kjo histori të vëllain, duke mbajtur vetë të gjithë përgjegjësinë. Megjithatë, edhe Klisman Hasaj u arrestua për sigurim të kushteve për kryerjen e krimit, duke qenë se ishte personi që kishte gjetur armën. Ndërsa, ashtu sikurse deklaroi vetë i dyshuari, por edhe bashkëshortja e tij, babai i dy të arrestuarve, Rrustem Hasaj, nuk kishte pasur dijeni për planin e vrasjes. Ai në fakt kishte qenë vërtetë për një vizitë mjekësore në Tiranë, ku edhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje.
Gjatë deklarimeve që Rrustem Hasaj ka dhënë në Polici, ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen, apo ndonjë plan të djemve të tij. Por ka konfirmuar se kishin pasur një problem familjar me vajzën e tyre, e cila ishte divorcuar dy herë për shkak të një lidhjeje që kishte pasur me viktimën, Ramazan Matajn. Madje, njësoj si i biri, tashmë i akuzuar për vrasje, ai ka pohuar se kishin pasur disa takime me viktimën, në mënyrë që të ndërpriste lidhjen me të bijën, ose të bënin diçka zyrtare. Kjo edhe për arsyen sepse të dy familjet njiheshin me njëra-tjetrën dhe nuk kishin pasur asnjëherë probleme në fshat.
Por duket se problemi ishte bërë edhe më i madh sesa thjeshtë një lidhje intime, që cenonte nderin e familjes Hasaj. Kjo për arsye se, sipas të arrestuarit për vrasje, viktima kishte nisur të shpërndante video intime me vajzën, tek banorë të ndryshëm në fshat, madje edhe të ish-bashkëshorti i dytë i saj, i cili jeton në Mjedë. E duket se kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë 29-vjeçarin të planifikojë vrasjen e fqinjit.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës, të cilët ditën pas ngjarjes kërkuan nga Policia zbardhjen e krimit, duke mohuar që Ramazan Mataj të kishte pasur konflikte apo probleme me njeri, pas zbulimit të autorësisë dhe motiveve, thonë që tashmë gjithçka e kanë lënë në dorë të drejtësisë. Pa çka se nuk pranojnë faktin që janë takuar ndonjëherë me Arjon Hasajn, apo familjarë të tij, për problemin që ata pretendojnë.
Fatmir Mataj
Me djalin kam folur për herë të fundit nga ora 8 e 20 e darkës, kur më tha se po dilte se do të shkonte të takonte dikë. E kam marrë gjatë darkës disa herë dhe nuk më është përgjigjur më në telefon. Ai ndërkohë, në atë kohë paska qenë i vdekur. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, apo debat me njeri. I kërkova Policisë që të zbulojë vrasësit dhe tani dua ta falënderoj për punën që kam bërë, të paktën gjysma e zemrës me është qetësuar sot që e di se kush ishte vrasësi. Edhe pse nuk e di se si ata kanë ardhur atë ditë në varrimin e djalit tim edhe pse e kishin vrarë.
I shoqëruar nga djali tjetër i tij, Bajram Mataj, i cili ishte kthyer nga Belgjika menjëherë pasi u njoftua për vrasjen e të vëllait, Fatmir Mataj pretendon se nuk ka dijeni për ndonjë lidhje që i biri mund të ketë pasur me vajzën e familjes Hasaj. Takimet me vëllezërit e arrestuar tashmë për vrasjen, i mohon edhe djali i tij. Megjithatë në një moment, edhe pse e thotë nën zë, babai i viktimës bën po aq me faj edhe motrën e autorit.
Fatmir Mataj
Unë nuk di që djali im të këtë bërë diçka të keqe. Ata sot po flasin për një lidhje që ai ka pasur me vajzën, motrën e tyre. Por nëse është kështu, pse nuk e çuan nderin në vend me vajzën e tyre por me djalin tim? Si patën guxim që pas asaj që bënë të vinin edhe të na ngushëlluar pasi ma vranë djalin? Djali im nuk i kishte bërë asgjë të keqe askujt. Ishte në punën e vet, shihte punën e vet. E falënderoj edhe një herë Policinë për zbardhjen e vrasjes, se do kishim filluar të fajësonim njerëz kot dhe gjërat nuk e di si do të shkonin, por prapë djali im sot është në dhe. Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë.
Në një zonë si Shkodra, nuk kanë qenë të rralla hasmëritë e hapura nga vrasje, qoftë edhe të kësaj natyre. Megjithëse familjet bënin vetëgjyqësi atëherë kur nuk gjenin drejtësi. Sot tashmë vrasja konsiderohet e zbardhur dhe drejtësia me gjasë do vihen në vend. Por për familjen e autorit të dyshuar, frika e një hakmarrje të mundshme nuk fshihet lehtë.
Fatmir Lleshaj
We emphasize the fact that after the incident, many messages from citizens have come to the address of DVP Shkodër, for cooperation and support, as well as information, which, regardless of validity, was encouraging for the intensive work that the Police did to clarify this event with public impact . I thank the citizens for their support and trust, and I want to assure them that the Shkodër District Police is fully committed to intensifying the investigations in cooperation with the Prosecutor's Office, for clarifying the criminal events that happened before, identifying and arresting the perpetrators. I guarantee the citizens that the Shkodra Local Police Directorate, with the support of the General Directorate of the State Police and the Shkodra Prosecutor's Office, is fully committed to guaranteeing the safety and protection of life and property of the citizens. Congratulating the citizens of Shkodër district, for the best possible year, I invite them once again to trust and support more the District Police and the Border Police, so that together we can prevent criminal events and illegality, to create an image new for this county, which symbolizes citizenship and guarantees a safer environment for the future of our children.
Intimate relationships designed and developed with the final aim of blackmail or extortion have not been rare in Albania. Such situations can be created in the moment, but in the most serious cases it is a real scenario. Apart from the two main actors, the blackmailer and the blackmailed, those behind them are the core of the story. History that may have as its goal material gain or even worse, the damage to the destruction of the image and the family.
Stories of blackmail are old. Many of the victims have submitted and paid, taking everything, even a lot of money. Others who have not been convinced to hand over the money have risked losing their family, their job, and there have even been fatal cases that have led to suicide and murder.
But year after year, with the development of technology and information, blackmail cases become easier for the perpetrators and more serious for those who fall prey to them.
The murder that happened in Dragoç, Shkodra proved once again how social networks can be misused. Be it to blackmail through intimate videos, or simply to damage the family and their honor, even to ensnare and ultimately take the life of a person./Our Things
Lini një Përgjigje