TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-10-18 11:24:00

Aksident i rëndë në Durrës, disa të plagosur; dyshohet edhe për viktima

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, disa të plagosur; dyshohet

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune.

Sipas raportimeve disa persona janë plagosur, teksa dyshohet edhe për viktima.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë aks, duke krijuar trafik.

 

Lini një Përgjigje