TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-08-06 11:45:00

Aksident me vdekje në Fier, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me vdekje në Fier, 1 viktimë dhe 4 të plagosur
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit. 1 person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit në rreth-rrotullimin e Levanit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku një prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.

Lini një Përgjigje