TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-11-10 12:43:00

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu; plagoset rëndë 57-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu; plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Loreggia të Italisë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën në 28-vjeçar. I riu nuk mundi të shpëtonte, pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga mjekët.

Mësohet se drejtuesi i një prej makinave ishte një 57-vjeçar shqiptar, banues në Treviso, ndërsa shoferi tjetër një 41-vjeçar maroken.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e trupave të bllokuar.

Për të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë kryer teste për të verifikuar gjendjen e tyre psikofizike në momentin e përplasjes.

Lini një Përgjigje