TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-01-26 20:17:00

Detaje nga plagosja në Vlorë: 29-vjeçari në gjendje të rëndë, autori ende në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në Vlorë: 29-vjeçari në gjendje

29-vjeçari Sildi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka është qëlluar në pjesën e kraharorit dhe legenit. I riu i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka pasur hemorragji.

Të shtënat u dëgjuan mbrëmjen e sotme pranë një karburanti në Orikum, teksa Qerim Bello plagosi me armë 29-vjeçarin për motive banale.

Konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.

"Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje