TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-10-25 11:33:00

Zbardhet atentati me dy të plagosur në Don Bosko, policia shpall në kërkim njërin prej autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet atentati me dy të plagosur në Don Bosko, policia shpall

Policia e Tiranës zbardh plagosjen e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim me vendim gjykate "arrest në burg" njëri prej autorëve, i konfirmuar me prova.

Atentati në Don Bosko

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi ishin ulur në lokal duke pirë kafe, kur u qëlluan të paktën 7 herë me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 14:15 minuta të kësaj të marte, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga të shtënat të dy personat në fjalë mbetën të plagosur. 45-vjeçari Kastriot Elezaj,  ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai mësohet se është ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë e pasi ka përfunduar dënimin është rikthyer në Shqipëri.

Sa i përket 22-vjeçarit Metushi ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

I riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa 45-vjeçari është plagosur në kraharor. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

atentati ne don bosko

Lini një Përgjigje