TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-01-26 12:35:00

Kamera në çdo cep të shtëpisë, publikohet fotoja e 35-vjeçarit që mbante familjen peng në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kamera në çdo cep të shtëpisë, publikohet fotoja e
35-vjeçari Jetnor Zhaboli

35-vjeçari Jetnor Zhaboli, ka deklaruar se e “burgosi” gruan dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi për t’i mbrojtur.

Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

 

jetnor zhaboli tiranë

Lini një Përgjigje