TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-11 13:33:00

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtuesit e

Shkruar nga Pamfleti
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtuesit e
Lundronin pranë pushiesve, gjobiten dy drejtuesit e 'JetSki-ve"

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

Sipas njoftimit të policisë, një nga rastet është evidentuar në plazhin e Semanit, ku një mjet lundrues tip “Jet Ski” është konstatuar duke lëvizur në afërsi të bregut, duke krijuar rrezik për pushuesit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, si dhe i është bllokuar mjeti lundrues.

Një tjetër rast është konstatuar në zonën e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, ku shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar një mjet lundrues tip gomone që lëvizte në mënyrë të paligjshme pranë pushuesve. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J. H., nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Për këtë shkelje, ndaj tij është vendosur një gjobë prej 510 mijë lekësh të rinj dhe është kryer bllokimi administrativ i mjetit lundrues.

Policia e Shtetit u ka bërë apel përdoruesve të mjeteve ujore dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke paralajmëruar masa të menjëhershme ndaj çdo shkeljeje.

lundrimi prane pushuesve

Lini një Përgjigje