
Është ekstraduar nga Dubai Bruno Çobo, i cili akuzohet se nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë 4.7 milionë euro italianëve.
Sipas policisë, Çobo akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.
"Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë. Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.
Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Çobo. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit. Ekstradimet nga ky vend janë paralajmëruar edhe më heret nga ministri Balla për ti dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai", njofton policia.
Lini një Përgjigje