TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-12-16 17:52:00

Megaoperacioni me 23 të arrestuar në Greqi, kush është shqiptari

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni me 23 të arrestuar në Greqi, kush është

Zbardhen detaje nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, i cili kryente gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, si dhe ishte përfshirë në tentativë vrasje.

Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë. Përbashaj ishte transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut ishte zbuluar se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

Madje gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para. Mësohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

Detaje të reja priten në orët në vijim.

Lini një Përgjigje