Prokuroria e Posaçme e SPAK ka shpallur pretencën për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. SPAK kërkon katër vite burgim për ish-gjyqtaren e Elbasanit, e cila me gjykim të shkurtuar përfiton 2 vite e tetë muaj.
Kujtojmë se arrestimi i gjyqtares ndodhi më 22 korrik të vitit 2022 pasi u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Lini një Përgjigje