TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-07-11 11:38:55

Në kërkim për atentatin në

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për atentatin në

Policia e Durrësit dhe Shqiponjat kanë arrestuar 33-vjeçarin Andrea Bregasi, i cili lëvizte i armatosur nëpër qytetet. Bregasi ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Mësohet se i është sekuestruar arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje