TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-05 10:16:05

“Nuk doja ta vrisja

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk doja ta vrisja

Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin.

Ai deklaroi para hetuesve se nuk ka qenë qëllimi i tij që të vriste të atin, por se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë të familjes. ënga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shume mire.

Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për te cilën kishim rene dakord. Shkova te vendi për të marrë parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Ne momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla.

Lini një Përgjigje