TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-01-22 07:17:00

Operacion i madh antidrogë në të gjithë vendin, arrestohen rreth 150 persona

Shkruar nga Pamfleti

Operacion i madh antidrogë në të gjithë vendin, arrestohen

Disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në të gjithë vendin, në një operacion kombëtar antidrogë.

Qindra të arrestuar në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme dhe deri në mëngjesin e sotëm për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit.

Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 150 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni Tempull në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona.

Janë goditur kryesuesit e grupeve të shpërndarësve të cilët kanë operuar ndër vite në Tiranë e në rrethe.

Ajo që vihet re është fakti se të arrestuarit kanë një grupmoshë relativisht të re, ku dominon ajo nga 20- 35 vjeç.

Numri më i madh i të arrestuarve në Tiranë, aty ku ka qenë edhe epiqendra e operacionit.

Lini një Përgjigje