TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-05-26 13:17:00

Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykatën e Janinës lë në burg Laert Haxhiun

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykatën e Janinës lë

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në Greqi.

Gjykata e Janinës vendos te liroje pa asnjë mase sigurimi 35-vjeçarin Barjami te akuzuar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.

Ndërkohë Laert Haxhiu do të transferohet drejt Burgut Koridhalos deri në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnje në vitin 2017, pra rrjedhimisht refuzon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi.

Ndërkohë tani çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të Haxhiut në Shqipëri dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

learta haxhiu burg janinë

Lini një Përgjigje