TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-02-12 11:26:00

Grabitet me armë banka në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Grabitet me armë banka në Tiranë
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për një grabitje me armë në një bankë në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes apo nëse ka persona të lënduar. Policia pritet të japë detaje pas verifikimeve në terren.

 

Lini një Përgjigje