TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-06-12 09:54:00

Tentoi të vidhte

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vidhte

Një tentativë për grabitje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një filial i Union Bank.

Burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, ai ishte i pajisur me një pistoletë lodër, të cilën dyshohet se e përdori për të kanosur gjatë tentativës për grabitje.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e të arrestuarit.

Policia pritet të publikojë informacion zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit. 

tentative vjedhje

Lini një Përgjigje