Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.
Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore. Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.
Identifikimi u krye nga familjarët e 31-vjeçarit, pasi policia lokalizoi trupin me ndihmën e dronëve. Sipas autoriteteve, trupi ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi.
Eglant Koçi ishte shpallur i zhdukur prej rreth dy javësh. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakaj.
Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.
Dyshimet janë se përdorimi i karrotrecit kishte për qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe evitimin e dyshimeve gjatë transportimit të automjetit.
Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë treguar se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë. Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën gjurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Shakaj dhe Koçi njiheshin me njëri-tjetrin. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një konflikt të mundshëm për kriptovalutat, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.
Ndërkohë Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin. Para trupit gjykues ai deklaroi se Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat, sepse do të nxirrte një frigorifer.
Lini një Përgjigje