TAGS-AT E JAVËS

Kulture2024-11-11 11:48:00

Romani “Brirët”, marrshi triumfal i Marash Mirashit

Shkruar nga Alfons Zeneli

Romani “Brirët”, marrshi triumfal i Marash Mirashit

Nëse do më vinte ndonjë ditë për të shkruar roman (gjë që nuk ka për të ndodhur) do e titulloja “Të korra të mbara në Republikën e Delirlandit”. Po ta keni vënë re, ka vite që këtu ka shpërthyer një zulme apokaliptike, një inflacion astronomik poetësh e shkrimtarësh. Kam pare një dite lajmërim se diku në një fshat do zhvillohej një aktivitet me 40 poetët e zonës, zonë e cila përfshinte nja 4-5 fshtëara. Imagjinojeni vetë se sa poete e shkrimtarë dilnin gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Aq sa do të ishin mjaftueshëm edhe per Kinën motër për frymë popullsie. Kam parë autorë të cilët me një roman tek, nuk kanë lënë studio, qytet dhe shkolle pa shkuar në kuadër të rubrikës personale “Shkrimtari bashkëbisedon me lexuesit”. Në plan të parë kjo nuk përbën ndonjë gjë të keqe mbase. Se, do thotë dikush më mirë të shkruajnë se të merren me prapësi.

Unë mendoj se kjo lukuni e pafre përbën një rrezik serioz për strukturën estetike të shoqërise. E bëra këte parantezë (shpresoj jo bezdisëse) për të thënë se kur Marashi me propozoi të bëj këtë që jam duke bërë tani, thellë ne vetvete pata një ngërç të cilin e fsheha dhe i thashë Marashit një PO të plotë, të shpejtë e të gëzueshme. Hezitova sepse lukunia dhe ritmi i saj galopant në zbrazjen e antivlerave më ka krijuar një fobi të forte ndaj ideve për të shkruar romane e libra me poezi. Mirëpo para se ta rilexoja, romanin e kisha ndjekur që në dorëshkrim. Dhe jo vetëm unë por kushdo prej jush dhe kushdo qe është të paktën lexues profesionist mund të kuptojë që në faqet e para se përse behet fjale: për një krijim të vërtetë apo për një produkt ambicieje dhe deliriumi.

Që në faqet e para pra, mund të konstatohet lehtë se Marashi me bagazhin e tij të jashtëzakonshëm letrar, me fuqinë e vetë si poet, me eksperiencën unike si gazetar na ka vënë në duar një roman i cili qëndron dhe do qëndrojë denjësisht ne “raftin” e letërsisë serioze shqiptare.

Vendosja e subjektit ne një dimension sureal, është bërë me shumë guxim dhe ka rezultuar po aq e sukseshme dhe pa te metë. E theksoj se ky inkursion, ka bartur rreziqe shumë të mëdha gjatë gjithë kohës se shtjellimit te subjektit. Ështe dashur pra te krijohet një planet tjetër, një mikroklime tjetër dhe për më tepër me një pafundësi detajesh të cilat do mund të ngatërronin lehtë këdo. Pikërisht sepse behet fjalë për një terren të sajuar enkas qe nga fillimi. Paçka se siç mund të kuptohet fare lehtë, në thelb bëhet fjalë për realitetin 80-vjeçar shqiptar.

Kur pata kontaktet e para me pjese te romanit ne dorëshkrim, gjëja e pare që me ra ne sy ishte “gjeografia” e çuditshme e pagëzimit të personazheve. Emrat e personazheve kanë një rëndësi të jashtëzkonshme pasi emrat krijojnë një simbiozë dhe bëhen pasqyra të ndersjellta midis tyre dhe personazheve qe ata identifikojnë. Ric Varfi Emri anglosakson mund te përkthehet dhe i pasur. I shoqëruar me mbiemrin antonim Varfi krijon një gjendje të posaçme tek lexuesi. Nëpermjet këtij kombinimi ne mund të lexojmë më shume se sa thjesht një teke të “prindit”. Mbiemri është në fakt trashëgimia, e kaluara. Emri është e tashmja. Personazhi Ric Varfi ka patur një të kaluar të varfër dhe një të tashme të pasur falë tipit të avancuar të qeveritarit sekser, hajdut, imoral,delenxhi e servil deri ne shpërfytyrim. Emri i tij është thjesht një pasqyrë e pasurimit revolutiv të politikanevë shqiptarë. Përgjatë leximit, lexuesi bindet me se ploti për këtë karakter të skalitur mjeshtërisht. Aq sa të vjen të besosh se çdo karakter me atë ndotje aq te lartë ligësie, nuk mund të kishte asnjë emër tjetër përveç Ric Varfi. Po kështu dhe Samanta një tip Laje apo Nafije që shëtit nëper kohëra me emra të ndryshëm por me të njejtin tundës në dore e gatshme për t`ju shërbyer qorrazi eproreve që nga brigadieri e deri te ministri apo kryeministri. Kjo më kujtoi Uriahipin e mjeshtrit botëror të skalitjes së personazheve Çarls Dikens. Lista e emrave të personazheve është një pasqyrë e qarte e mjeshterise se Marashit ne spikatjen, profilizimin, dallueshmerine, larmine e karaktereve te secilit personazh duke na dhene qofte dhe vetem nepermjet tyre nje panorame te plote te shoqerise se Babzilandit.

Moderatori i njohur televiziv Blint Kuk, gazetarja rebele Kristine Pamshira, komandanti i gardes Ndrec Beshi, gazetaret Fill Bobi, Lad Taci etj. perfaqesojne secili njeri me mire se tjetri te gjithe konglomeratin tipologjik te nje shoqerie “ku therret qametistani”. Po keshtu, me kaq kujdes e mjeshteri ka vepruar edhe me emrat e vendeve. Tirrvud, Babziland, Kismetistan, Tallavaland apo toponimi spektakolar Ibretistan. Prezenca e ketij konglomerati emrash të personazheve, ndërthurja e mjeteve, sjelljeve, pijeve, teknologjisë së larmishme, skenave ekstreme, kaçureli si një kokteil arkaik në të njëjtën skenë me komunikimin nëpërmjet skype-it, prezenca e priftit dhe lehtësia e arrestimit të tij, një tip kooperativisteje ( mjelëse) e dalluar e cila i përket socializmit, burri me kollaro te shkurter ( adjutant gri) mjeshtër korrupsioni që asiston drejtorët e ministrive apo ministrat, apo vete ate te madhin, gjigandin i cili i përket pluralizmit, zetoriste qe duket se vijne nga nje kooperative e harruar e tufezimeve dhe plot skena ku aktorët, ngjarjet, vendet, profilet duket sikur përplasen në kohë nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrë e realitetit të dhimbshëm shqiptar si një vijë tragjike e pandërprerë për 80 vjet. Më kujtohet gjate kohes se komunizmit se shpesh nëpër mure, faqe malesh e vende të dukshme publike apo banderola bezeje të lidhura kryq bulevardeve për raste festash, vendoseshin portretet e anëtarëve të byrosë politike dhe KQ. Duke lexuar Brirët, na shfaqet e qartë e njëjta pamje. Duket sikur po kalon ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe shikon me radhë portretet e udhëheqësve politikë shqiptarë të dekadave të fundit. Ose sikur ke hapur dosjet në kompiurerat e MB dhe shikon se si të parakalojnë fotot dhe të dhënat e kontigjentit kriminal e personave në kërkim.

Përfshirja e elemetëve nga epoka të ndryshme, një farë udhëtimi a shkëputje e vogël në kohë, një lloj kontradikte rrethanash qe e verejme shpesh është thjesht nje lojë e fine e autorit për të na pikturuar groteskun, absurdin dhe lidhjen genetike mes diktaturave bizantine komuniste pavarsisht pamjeve që ato përftojnë varësisht prej kushteve historike, politike dhe ekonomike. Siç është rasti i vendosjes së gazatarit David gjatë kërkimit të Luginës së Kuajve. Gazetari i pajisur me aparat fotografik, celular, laptop, gazetari që vjen me avion fle në një hotel ku dyshekët janë me kashtë. Thjesht në kohën e laptop-it, satelitit e të celularit nuk ka askund dyshek me kashtë. Kjo është bërë qëllimisht për të sajuar një situatë sa absurde aq dhe kuptimplotë. Pikërisht për të evidentuar lidhjen midis diktaturave. Nëse në diktaturat moderne ka lap top, Skype dhe xhakuzi, pak rëndësi ka që dyshekët nuk janë me kashtë por me pupla.

Nje tjeter vlere lehtesisht e dukshme ne kete roman eshte gjuha, fjala, fraza.

Gjuhë dhe frazë ritmike që sjell gjithnjë imazhe të reja nga i njëjti vend. Padyshim autori ketu ka shfrytezuar edhe resurset qe ka si poet dhe gazetar njekohesisht. Ritme narrative te mbushura plot fantazi, ironi, batuta e humor behen lokomotiva qe na con neper viset e romanit. Në libër ne gjejmë të gjitha pistat e mundshme të zhvillimeve qe mund te ndodhin në një vend, në një shoqëri. Lëvizja, kalimi sa nga njëra tek tjetra pistë, sa nga njera tek tjetra skenë bëhet me një zhdërvjellësi të mahnitshme nëpërmjet krijimit të situatave të rëndësishme ose në dukje jo të rëndësishme, nëpërmjet një gjuhe marramendëse për nga koloriti semantik, figurat, neologjizmat.

Me fantazinë e tij, Marashi na fut nëpër gjithfarëlloj ambientesh socialë, rrethanash, situatash. Duke e lexuar, njeriu përfshihet dhe në përfshirje e sipër ndodh që të mos vërë rè detaje të ndryshme. Në këto raste ndodh sikur të jesh në sallën e madhe të një muzeumi dhe natyrshëm të kalosh pa vënë re sende, objekte, detaje. Atëherë del Marashi si një ciceron i përkorë dhe na thotë: zotërinj, ky portreti këtu është vepër e filanit, ekspozuar në vitin x, me y teknikë. Kjo vazo është gjetur në filan vend dhe i përket dinastisë beta, shekulli zeta. Pra duke na dhene nje panorame tejet komplekse ai kujdeset njekohesisht qe nepermjet zgjidhjeve gjuhesore te na detyroje te vezhgojme me kujdes cdo fjale. Ne cdo fjale mund te fshihen vlera qe nuk duhet te kalojme pa i kundruar.

Ne roman, marrdhëniet e liderëve dhe dikastereve, kriterologjia e kontaminuar e emërimeve, falsiteti dhe servilizmi i mediave , varfëria e kamufluar nga propaganda dhe e pakuptuar edhe nga vetë të dëmtuarit, sharlatinzmi i klasës se analistëve, degjenerimi, korrupsioni dhe amoraliteti i administratës vijne e shaqen pa asnje sforco, vijne me natyrshmerine me te madhe te mundshme aq sa ne asnje cast nuk e kap veten duke menduar se thjesht je duke lexuar nje roman. Në zhvillimin e ngjarjeve përmendet shpesh mosha e subjektit të romanit : këto 30 vite. Por në mënyrë shumë organike futen plot elementë teknikë, gjuhësorë, socialë dhe psikologjik nga periudha e komunizmit për të treguar realitetin dramatik të shoqërisë shqiptare. Operacion i kryer me sukses të plotë dhe mjeshtëri. Kemi reminishencat e brohoritjeve shoqëruar me parrulla, bustet, militantizmi, Samantën si një zgjatim i Lajes apo Nafijes, ekzekutimin e gjelit për sabotazh etj, gjëra të cilat tregojnë se këtu nuk ka ndryshim por një mutantizëm të së keqes, thjesht një sofistikim të saj. Fraza te tilla si “për nder të Babzilandit”, “Babzilandi nuk do ua harrojë kurre”, ” Për ideal të Babzilandit” etj krijojne ate portalin midis epokave nepermjet te cilit kalon aq lirshem grotesku tragjik i shqiptareve. Një korpus klisheshë të cilat janë simptoma të shoqërive të atrofizuara nga diktaturat që ato vetë prodhojnë. Marashi na bën që të shohim më qartë se realiteti ynë është më grotesk nga ç’kujtojmë dhe më grotesk nga ç’paraqitet në libër. Keto nuk jane gjera qe nuk i dime. Por ne roman na paraqiten ne ate menyre qe edhe t`i ndjejme, t`i mendojme, te vrasim mendjen per zgjidhje, te clirojme ndergjegjet, te lufojme per te mos u njehsuar me dele sic eshte shprehja ne zhargon apo te riperfundojme ne lope si ne Republiken e Babzilandit. Pra romani ashtu sikunder duhet cdo veper e mirefillte letrare te vije, vjen edhe si nje porosi, si nje alarm per te mos qene teper vone, sic psheretin ne agoni personazhi i romanit ambasadori.

Nomenklatura e Babzilandit e përbërë nga k/bariu dhe barinjtë. Barinjtë janë njëlloj me ndonjë përjashtim varësisht prej preferencave private të k/bariut, njëshit. Ka vetëm një suprem, komandant e komisar, udhëheqës i shquar e largpamës, orator batutaxhi, i korruptuar e arrogant, despotik, vulgar, brutal që bën e thotë çfarë të dojë. Pjesa tjetër janë “no face, no name, no number”. Anëtarë të një grigje, lëkura e të cilëve mund të rjepet çdo cast. Pëllitja kolektive dhe ndëshkimi me ecje këmbadoras një skenë e cila në mënyrë më të moderuar, praktikohet sot e kësaj dite nga qeveritarët shqiptarë të të gjitha qeverive. Siç e dimë fare mirë, asnjëherë nuk ndodh që në një mbledhje qeverie shqiptare, të ngrihet një ministër dhe të kundërshtojë k/ministrin. As me pare nuk kandodhur. Përndryshe nuk do ishim kështu siç jemi. E nese nuk ndodh, keshtu kemi per te qene gjithmone. Ndertimi i figures se Njeshit, te vetmit, atij me A te madhe, gjigandit, largpamesit eshte bere me lehtesi. Fatkeqsisht lehtesi pasi Marashi por dhe te gjithe ne kemi shembuj te vdekur e te gjalle se ku te shohim se si jane diktatoret e vertete.

K/bariu si një diktator prototipk vuan nda deliri i te qenit personalitet me ndikim ndërkombëtar. Nga ajo mania për të ndikuar jashtë kufijve. Ja si pershkruhet ne nje segment ne roman:”Kryebariu zbriti nga makina dhe ashtu mendueshëm, mbytur nga vizionet për të ardhmen jo vetëm të Babzilandit por edhe më gjërë, të të gjithë rajonit”. Kam dëgjuar shqiptarë të lopëzuar të kohërave të diktaturës hoxhiste por dhe të kohëve të sotme që janë të bindur mbi fuqinë ndikuese në rang ndërkombëtar të udhëheqësve respektive. Kjo perben nje simptome tjeter te rendesishme te semundjes kolektive te shqiptareve dhe nuk eshte aspak frut i fantazise se Marashit. Populli i Babzilandit nuk do te kujtohej kurre ta permbyste diktaorin diabolik e pervers k.bariun nese ky i fundit nuk do ishte i semure, nuk do kurohej me laksative dhe nuk do te pickohej nga nje helmues.

Ardhja drejt fundit e romanit sjell renien e Babzilandit si diktature klasike, renien e tij sic ndodh rendom ne te tilla raste, ne kaos. Gjithe kuintecenca e teresise se shpalosur ne roman permblidhet tek fjalet e gazrtarit Tim David : “dua të sqaroj se populli i Babzilandit nuk e kupton dhe nuk ia ka idenë një revolucioni e le më pastaj ta bëjë atë. Populli i Babzilandit le t’ua dijë për nder laksativëve.. A nuk ndosh pak a shume edhe ne Republiken tone??

Marash Mirashi ka mundur qe ngjarjet allashqiptare, groteskun allashqiptar ta zhveshe nga pikerisht nga personalja, pra nga te qenit fenomen kryesisht shqiptar dhe e ka ngritur ne nivelin e nje ceshtjeje universale. Neper roman trajtohet ceshtja e shoqerive te atrofizuara, e individeve qe veteskllaverohen dhe shnderrohen ne kavje vullnetare. Ndaj kete roman mund ta lexoje e te mos kete asnje ngecje e paqartesi njelloj si lexuesi ne Shqiperi, ne Kine, ne Kili, ne Malte, Gjermani, Kanada e kudo. Si perfundim, padashur te definoj asgje, me shume per te shprehur mendimin tim dhe ndjesite e mia personale si lexues i kualifikuar, mund te them se leximi i romanit te pare te autorit Marash Mirashi eshte nje kenaqesi e vecante estetike dhe emocionale. Them se romani do te ishte i denje per cdo romancier dhe ndonese i pari, ngjan sikur te jete i dhjeti po te kemi parasysh gjithe ato vlera e resurse qe i ceka modestisht edhe me lart.

Lini një Përgjigje