TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-07-14 12:44:00

Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin, arrest shtëpie për Alma Kaçin

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin, arrest shtëpie
Safet Gjici në gjyq

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Safet Gjicin, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar ankimin e Alma K., duke e lënë këtë të fundit në arrest shtëpie.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

- The non-acceptance of the appeal submitted by the investigated CA through the chosen defender against the decision no. 74, dated 26.06.2023 of the Special Court of First Instance for Corruption and Organized Crime ", the Court announces. 

apeli i gjkko-së safet gjici

Lini një Përgjigje