TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-06-08 14:05:00

Berisha: Edi Rama mbron krimet njësoj si Enver Hoxha

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Edi Rama mbron krimet njësoj si Enver Hoxha

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video krahasim, teksa ka ironizuar kryeministrin Rama me ish-diktatori Enver Hoxha.

Sipas tij, në video shihet se si Enver Hoxha dhe Edi Rama mbrohen njësoj nga sulmet ndaj tyre, duke u fshehur pas patriotizmit e deri tek halucinacionet për grupe armiqësore.

“Enveri dhe Edveri, një psikologji, një koprolali për të mbrojtur krimet e veta!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Pas akuzave nga mediat ndërkombëtare si RAI 3 dhe BILD për korrupsion dhe afera kriminale, Rama ka reaguar disa herë duke përgënjeshtruar akuzat.

Lini një Përgjigje