TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-09-20 14:00:00

Dosja ‘Babale’, prokuroria kërkon 1 vit burg për Ervin Salianjin

Shkruar nga Pamfleti
Dosja ‘Babale’, prokuroria kërkon 1 vit burg për Ervin
Erevin Salianji

Në gjykatën e Apelit po jepen konkluzionet përfundimtare lidhur me dosjen 'Babale'

Prokurori i Apelit Arben Qosja kërkon të ngelet në fuqi vendimin e shkallës së parë si i mbështetur në prova dhe në ligj për deputetin demokrat Ervin Salianji, ndërsa avokatët kanë këmbëngulur për pafajësi.

Prokurori Arben Qosja: I qëndroj vendimit që është dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoj që shkaqet procedurale që ngritën ankim dy të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, nuk janë shkaqe që mbeshteten në ligjin procedural penal. Shkeljet e pretendeuara prej tyre nuk qëndrojnë. Në tërësine e tyre, nuk evidentohen shkelje të ligjit procedural penal. Thelbi është që ka një përgjim, momentin e regjistrimit. Në tërësinë e provave dhe duke vleresuar marrëdhëniet që kanë patur personat me njeri-tjetein dhe nga të gjktha provat e tjera, çka tregojne se kanë njohje me njeri tjetrin. Vlerësoj që vendimi i shkallës se parë eshtë i drejtë. K kerkoj gjykatës së apelit lënien në fuqi të kerij vendimi.

Avokti i Ervin Salianjit, Ledio Braho: Nuk është provuar asnjëherë qe Ervin Salianji kishte dijeni. Fakti që nuk kishte dijeni, nuk provon të kete konsumuar elementë të veprës penale. Nuk e kemi të qartë as sot dinamikën e ngjarjes. Si mund ta dënosh me 1 vit burg, kur nuk ka prova. Kërkojmë ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe shpalljen të pafajshëm te Salianjit.

Avokti i Ervin Salianjit, Redi Ramaj: I kërkojmë këtij trupi gjykues të prishet vendimi i Shkallës së Parë dhe të shpallet i pafajshëm klienti i mbrojtur prej nesh.

dosja babale

Lini një Përgjigje