TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-04-20 22:28:00

Fushata elektorale, Flamur Noka zbulon detaje nga kontrata me LaCivita

Shkruar nga Pamfleti

Fushata elektorale, Flamur Noka zbulon detaje nga kontrata me LaCivita

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se Chris LaCivita, këshilltari i fushatës së PD e ka kontratë deri në fund të vitit.

Noka u shpreh se La Civita është i bindur te fitorja  dhe më pas do të konsolidojë qeverinë e Berishës.

“Ardhja e La Civita i ka dhënë një mesazh shqiptarëve: Amerika nuk është me kokainën, me kanabisin, me inceneratorët, nuk është me vjedhjen e Portit të Durrësit, por në krah të Sali Berishës. Ai e tha: Kam ardhur të çmontoj kukullën e Sorosit dhe kurrë nuk vijë të punoj kundër agjendës së Trumpit.

Vdekja e tyre politike po vjen dhe këtë e ndjen çdokush. Tani Amerika e vërtetë tha se në 31 vite demokraci është miku më i madh Sali Berisha. E di se disa i trishton kjo gjë. Është negociuar çdo gjë nga unë, është firmosur nga unë dhe të jeni të qartë që do të dalë në dritë të diellit.

Kontrata jonë me strategun e fitores së Trump është deri në fund të vitit. Ai do të jetë për fushatën dhe për konsolidimin e pushtetit dhe të qeverisjen. Ai ka firmosur kontratën deri në fund të vitit dhe kjo tregon se është i bindur për fitoren”, tha Noka për “A2 CNN”.

 

Lini një Përgjigje