TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-08-09 20:58:00

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk pranon humbjen në Himarë, ankimon në KAS rezultatin

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk pranon humbjen në

Vangjel Tavo është tashmë i zgjedhuri për të drejtuar bashkinë e Himarës, ndërsa opozita nuk e pranon humbjen.

Koalicioni “Bashke Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 4 Gushtit për kryetar të Bashkisë Himarë.

Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një problem madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ishte mos votimi me karta ID të skaduar. Ata kanë kërkuar shpalljen të pavlefshme të rezultateve që shpallën fitues kandidatin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo. 

Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon konkretisht shpalljen e pavlefshme në 36 qendrat e votimit në Himarë.

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ngre disa pretendime që i bëjnë këto zgjedhje të pavlefshme. Njëra prej tyre është edhe mos lejimi për të votuar 6500 persona pasi kishin kartat e skaduara. Më tej problem i ngritur janë edhe personat e paautorizuar në qendrat e votimit, por edhe patronazhistët e Partisë Socialiste.

Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi me 5022 vota, përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria i cili mori 3545 vota.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk pranon humbjen në

Lini një Përgjigje