TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-07-07 10:41:00

Shpërthime pranë hotelit ku po qëndron Emmanuel Macron në Damask (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthime pranë hotelit ku po qëndron Emmanuel Macron në
Shpërthime pranë hotelit ku po qëndron Emmanuel Macron në Damask

Dy shpërthime të fuqishme tronditën Damaskun të martën, në të njëjtën kohë kur presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në Pallatin Presidencial për një takim me homologun e tij sirian, Ahmad al-Sharaa, në kuadër të një vizite të cilësuar historike.

Sipas raportimeve, shpërthimet ndodhën në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku ishte planifikuar të akomodohej kreu i shtetit francez. Ngjarja ndodhi pak pasi Macron mbërriti në Pallatin Presidencial për bisedimet zyrtare me presidentin sirian.

Autoritetet siriane nuk dhanë menjëherë një reagim zyrtar mbi incidentin. Ndërkohë, media shtetërore, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë, bëri të ditur se dy shpërthimet u shkaktuan nga mjete shpërthyese të vendosura në qendër të kryeqytetit.

Nga zona e ngjarjes u pa të ngrihej një re e madhe tymi, ndërsa pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqnin një automjet të përfshirë nga flakët dhe gjurmë gjaku në rrugë.

Deri tani nuk ka një bilanc zyrtar për viktimat apo të plagosurit. Gjithashtu, asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky incident ndodh vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi në Damask, ku një pajisje eksplozive shpërtheu në një kafene pranë Pallatit të Drejtësisë, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. 

shperthime prane hotelit ku qnedronte macron ne damask

Lini një Përgjigje