TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-12-25 12:54:00

Krishtlindjet, Presidenti Begaj flet nga Katedralja: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti
Krishtlindjet, Presidenti Begaj flet nga Katedralja: Kjo ditë duhet të
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjen nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”.

Në një prononcim për mediat, Presidenti Begaj tha se kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin dhe uroi një Krishtlindje të mbushur me begati.

“Kënaqësi që nga këtu të uroj besimtarët e krishterë, gëzuar krishtlindjen, është ditë e shenjtë që shënjon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit. Vlera që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë çfarë ne njihemi botërisht, bashkëjetesës dhe harmonistë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha të mirëkuptojmë ata që janë më të dobëtit. Të jetë krishtlindje e mbushur me besim, begati. Uroj vit të ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.

presidenti bajram begaj katedralja ngjallja e krishtit

Lini një Përgjigje