Ish-kryemistri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u pyet për rreth dy orë për privatizimin e ish-klubit Partizani.
“Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje."-tha Berisha për gazetarët.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK si person nën hetim. Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.
Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij, të cilët janë stacionuar para SPAK. Me thirrje “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur.
Ndërkohë ish-kryeministri, në fjalën e tij para se të futej në godinën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se beteja me krimin do të vijojë.
“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje