TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-01-23 09:48:00

Sali Berisha niset drejt SPAK, e shoqëron patrulla e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha niset drejt SPAK, e shoqëron patrulla e policisë
Sali Berisha duke dalë nga shtëpia e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij, ku prej tre javësh ndodhet në arrest dhe është nisur drejt SPAK i shoqëruar nga policia. 

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë nga banesa për t;u nisur drejt SPAK ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ si person nën hetim, tha para gazetarëve se "beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon".

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Mësohet se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Lini një Përgjigje