TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-01-06 14:55:00

SPAK e thërret në seancë, reagon Meta: Do shkoj për t'i marrë unë në pyetje! 

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e thërret në seancë, reagon Meta: Do shkoj  për
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pasi u thirr nga SPAK për t'u marrë në pyetje. 

Meta do të merret në pyetje nga SPAK ditën e nesërme në orën 10:00. Ai u shpreh se do të jetë prezent në seancë, teksa theksoi se është për çdo pyetje nga meidat. 

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, Meta.

ilir meta ne spak

Lini një Përgjigje