
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me zjarrin në tregun e “5 Majit” dy ditë më parë.
Në një konferencë për mediat, Berisha hodhi akuza duke thënë se mafia e drogës dhe e kokainës i dogji këto biznese për të ndërtuar kulla. Ai shtoi se qindra qytetarë mbetën pa bukën e gojës, pasi iu dogjën bizneset familjare.
Kryedemokrati e ka cilësuar ngjarjen si një akt të lidhur me interesat e atyre që i quajti “mafia e betonit”.
“Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës. Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës. Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë vota. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje