
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një prononcim për Euronews Albanai, Lajçak ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë pasi nuk duan dhunë. Më tej ai ka shtuar se po presin informacione nga KFOR-i.
“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës.
Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i”, deklaroi Lajçak gjatë vizitës së tij në Strugë.
Lini një Përgjigje