TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2024-01-13 11:40:00

Ledion Liço i zuri vendin, Arbana Osmani reagon pak orë para nisjes së BBV3

Shkruar nga Pamfleti
Ledion Liço i zuri vendin, Arbana Osmani reagon pak orë para nisjes
Arbana Osmani

Teksa na ndajnë pak orë para startimit të spektaklit BB Vip 3, Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë. Në një mesazh në Instagram i ka uruar suksese Ledion Liços, i cili i mori vendin e prezantuesit, duke e cilësuar si mik të vjetër.

Kjo duket si tentativë e Arbanës për të hedhur poshtë fjalës se mes saj dhe Liços ka pasur përplasje. 

Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhe duke bërë bashkë gjithë familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjetër @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as alëays:)

E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”,-shkruan Arbana Osmani.

 

arbana osmani

Lini një Përgjigje